Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në “Facebook”, se dy të rinj shqiptarë janë dhunuar barbarisht nga 4 serbë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Prizrenit. 19-vjeçari Çlirim Maloku po lufton me vdekjen në spital. Edhe shoku i tij është në gjendje të rëndë.
Reagimi i plotë
Nje akt dhune raciste e denueshme!
Rrihen shtazerisht ne Novi Sad dy te rinj shqiptar per fajin se po flisnin shqip!
Te dashur miq, Qendra Rajonale e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prizren (KMDLNJ),informon se nje grup prej 4-5 serbesh kane sulmuar dje dhe goditur kafsherisht dy te rinj shqiptar, Çlirim Maloku 19 vjeç ( i riu ne foto) bukpjekes me pune ne ate qytet, i cili po lufton me vdekjen ne spital dhe shokun e tij ne gjendje jo te rende.
Duke uruar sherim te plote viktimave te ketij akti racist, kriminal çnjerezor dhe primitiv, ju bej thirrje autoriteteve zyrtare te vendosin menjehere para ligjit autoret dhe nxitesit e ketij krimi te shemtuar. sb