Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Putin dhe Vuçiç ‘vendosin’ fatin e Kosovës në Moskë

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Putin dhe Vuçiç ‘vendosin’ fatin e Kosovës në Moskë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha sot në Moskë se zgjidhja e çështjes së Kosovës është ende e largët, ndërsa i premtoi presidentit rus, Vladimir Putin se vendi i tij do të ruajë paanshmërinë ushtarake.

Ai i bëri këto komente gjatë takimit me presidentin rus, i dyti gjatë këtij viti, të cilin e falënderoi për siç tha, qëndrimin e vendosur në mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare dhe të interesave të rëndësishme shtetërore dhe kombëtare të Serbisë.

“Pavarësisht nga përpjekjet tona për të arritur kompromis dhe për të ndihmuar qëndrueshmërinë ndërkombëtare, jemi ende shumë larg nga çdo zgjidhje për problemin e Kosovës”, tha presidenti serb.

Serbia një aleate tradicionale e Rusisë, synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por ecën në vijën e ngushtë ndërmjet Rusisë dhe perëndimit dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve euro-amerikane kundër Moskës për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

“Serbia, si shtet i pavarur dhe i lirë do të ruajë neutralitetin ushtarak dhe mendoj se sot Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që i përmbahet kësaj politike”, i tha ai presidentit rus, që nuk i sheh me sy të mirë proceset integruese të vendeve të Ballkanit, posaçërisht zgjerimin e NATO-s, ndërhyrja e së cilës në vitin 1999, u dha fund mizorive të forcave serbe në Kosovë.

Një pjesë e madhe e serbëve vlerësojnë qëndrimin kundërshtues të Moskës ndaj pavarësisë së Kosovës, që u shpall dhjetë vjet më parë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane.

Presidenti serb ditë më parë e kishte shpallur të humbur politikën e tij të vënies së kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, që nënkuptonte ndarjen e Kosovës.

Pas takimit me presidentin rus, ai u tha medieve serbe që po e ndjekin vizitën e tij në Moskë se nuk ka çfarë të flasë për një plan të tillë, që sipas tij. e kanë hedhur poshtë edhe Bashkimi Evropian edhe shqiptarët edhe serbët.

Gjatë verës, ai dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve që mund të përfshinte edhe ndryshimin e kufijve.

Presidenti Thaçi, po vazhdon të përsërisë idenë e tij për “korrigjimin e kufirit”, që nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Ai tha të martën gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Zvicër, se ka një mundësi shume të vogël për një marrëveshje historike me Serbinë dhe nëse nuk shfrytëzohet, do të ketë një dekadë tjetër të konfliktit të ngrirë dhe status quos.

Ideja e tij nuk është përkrahur në Kosovë, ku edhe është protestuar kundër saj.

Idetë për prekje kufijsh kanë nxitur edhe reagime të ndara në skenën ndërkombëtare ndërmjet atyre që do ta pranonin një marrëveshje ndërmjet palëve dhe atyre që pohojnë se kjo do të kishte pasoja të rënda për rajonin e Ballkanit perëndimorë që ende nuk është ripërtërirë nga luftërat e përgjakshme të fundit të shekullit të kaluar.

Tags: fatinKosovësMoskëputinvendosinVucic

TË LIDHURA

Rritet bilanci në Liban: 912 viktima, mbi 2 mijë të plagosur
Bota

Rritet bilanci në Liban: 912 viktima, mbi 2 mijë të plagosur

17:12 | 17/03/2026
BE refuzon Hormuzin, Trump sulmon NATO-n: “S’bëjnë asgjë për ne”
Bota

BE refuzon Hormuzin, Trump sulmon NATO-n: “S’bëjnë asgjë për ne”

16:48 | 17/03/2026
Macron i përgjigjet Trump: Franca gati për mision në Hormuz
Bota

Macron i përgjigjet Trump: Franca gati për mision në Hormuz

16:27 | 17/03/2026
Next Post
Dy gola në sfidën Hoffenheim-Manchester City, shënon dhe Dybala (Video)

Dy gola në sfidën Hoffenheim-Manchester City, shënon dhe Dybala (Video)

Zbuloni 8 zakonet e mëngjesit që bëjnë njerëzit e organizuar

Zbuloni 8 zakonet e mëngjesit që bëjnë njerëzit e organizuar

PSV-Inter ‘sherr’ para ndeshjes, shkak bëhet ‘Fenomeni’

PSV-Inter ‘sherr’ para ndeshjes, shkak bëhet ‘Fenomeni’







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës
Aktualitet

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

by mirseda
17:13 | 17/03/2026
0

Ardhja e stinës së pranverës ka rikthyer edhe problemin madhor me pyjet e vendit tonë, që janë...

Rritet bilanci në Liban: 912 viktima, mbi 2 mijë të plagosur

Rritet bilanci në Liban: 912 viktima, mbi 2 mijë të plagosur

17:12 | 17/03/2026
Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan në Tiranë, zbardhen pamjet

Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan në Tiranë, zbardhen pamjet

16:56 | 17/03/2026
Mungon gjyqtari/ Shtyhen seancat në GJKKO për Berberin dhe ish-drejtorin e Tiranës

Mungon gjyqtari/ Shtyhen seancat në GJKKO për Berberin dhe ish-drejtorin e Tiranës

16:54 | 17/03/2026
BE refuzon Hormuzin, Trump sulmon NATO-n: “S’bëjnë asgjë për ne”

BE refuzon Hormuzin, Trump sulmon NATO-n: “S’bëjnë asgjë për ne”

16:48 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com