Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vetting-u/ Kryemadhi: Na janë hetuar fëmijët e vëllezërve, edhe ata që na kanë vdekur

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Vetting-u/ Kryemadhi: Na janë hetuar fëmijët e vëllezërve, edhe ata që na kanë vdekur

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, shprehet se Vettingu i politikanëve do të bëhet nga institucionet e Drejtësisë, që nuk janë kapur nga krimi i organizuar.

Në një lidhje direkte për ‘Vizion Plus’, ajo është pyetur nëse në Vetting do të përfshihen dhe familjarët e politikanëve.

Për këtë çështje, ajo ka një koment të argumentuar, ku edhe ata do të bëhen pjesë e kësaj skeme.

Znj. Kryemadhi, dy pyetje mbeten ende pa përgjigje lidhur me nismën e opozitës. A do të prekë Vettingu i politikës të afërmit, familjarët e politikanëve, ashtu sikur ju si opozitë e keni konceptuar këtë nismë?

Absolutisht që Vettingu ndaj politikanëve është një nga gjërat më të rëndësishme, sepse sot ne futëm gjithë Policinë e Shtetit në Vetting, futëm gjithë Prokurorinë, Gjykatat, hetuam deri edhe etiketat e bluzave, por mendojmë që edhe politikanët duhet të futen në procesin e Vettingut. E kemi thënë me kohë që në radhë të parë, duhet të hetohet klasa politike, sepse njerëzit janë mjaft të zhgënjyer nga klasa politike, dhe ajo ç’ka e bën akoma dhe më interesante, problemi qëndron tek fakti që qeveria duhet të thotë që është apo nuk është për Vettingun e politikanëve.

Pyetja që ngrihet është a do të përfshihen familjarët?

Patjetër që do të përfshihen familjarët. Pse ju z. Sandri mendoni që ne nuk na janë hetuar familjarët? Na janë hetuar edhe fëmijët e vëllezërve. Të gjithë familjarët tanë që kemi rreth e qark, edhe të gjithë komshinjtë, madje edhe ata që janë matanë rrugës së lagjeve tona. Përveç kësaj, jo vetëm që janë hetuar familjarë, por janë hetuar edhe ata që na kanë vdekur, duke i hetuar se ç’kanë bërë para 10 apo 20 viteve.

Ajo që sipas meje është më e rëndësishme, është që dhe vetë media dhe gazetarët duhet të fokusohen në dëshirën e qeverisë për ta bërë apo jo Vettingun. Sepse unë mendoj që gjëja më e rëndësishme e jona është që njerëzit të kuptojnë që, ai që bërtet më shumë: ‘Kapeni ujkun. Kapeni Ujkun!”, është çakalli që e shqeu tufën e deleve.

Në këtë rast ne flasim për Edi Ramën. Ne flasim për rrobat e gjyqtarëve, për çantat apo për këpucët e gjyqtarëve apo prokurorëve, por nuk flet njeri për charterat e Edi Ramës, që fluturon çdo javë dhe kush ja paguan charterat. Me çfarë parash paguhen dhe ku shkon ky njeri. Ne flasim për taksat e shqiptarëve, flasim për biznesin, shikojmë se si shqiptarët vendosën në radhë për dekodera dhe nuk pyet njeri se sa i kushton kollarja Edi Ramës. Dhe asnjeri nuk e ka hetuar Edi Ramën, as për pasurinë e tij, as për lëvizjet dhe as për familjarët e tij. Vetëm Edi Rama ka baltosur kush i ka dalë përpara rrugës, dhe mos u çudisni kur të shihni shumë shpejt që do të baltosë edhe vetë socialistët e tij.

Sipas jush, cili është koncepti i Vettingut? Kush dhe cila trupë do të gjykojë, do të marrë në shqyrtim dhe do të vendosë për pastërtinë tuaj dhe gjithë politikanëve?

Duhet të keni diçka të qartë që Vettingun e shqiptarëve vetëm Edi Rama nuk ka për ta bërë, siç po bën Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Amendamentet që ka paraqitur opozita janë shumë të qarta, janë parimore të cilat çojnë drejt një hapësire, ose një hapjeje të një krijimi dhe pastrimi të klasës politike, ku në këtë rast qeveria, mazhoranca apo rilindja duhet të thotë: Është pro apo kundër Vettingut dhe më pas kalojmë në fazën e dytë, ku do të vijnë ndryshimet kushtetuese. Mos harrojmë që Partia Demokratike, 7 ligjet e Reformës në Drejtësi nuk i ka votuar, por kemi parasysh që është votuar me konsensus të plotë Reforma në Drejtësi. Dhe kushtet për të vazhduar me etapat e tjera më mbrapa, janë shumë të qarta. Platforma që ka paraqitur opozita në Parlament është shumë e qartë, është shumë e thjeshtë dhe kuptohet nga të gjithë. Pavarësisht që ne shikojmë vetë Partinë Socialiste për të krijuar një tymnajë, për të thënë se kush do të bëjë Vettingun. Po normal që Vettingun s’ka për ta bërë as Taulant Balla, as Engjëll Agaçi dhe as Edi Rama. Nuk ka për ta bërë as ONM-ja, Vettingu i politikanëve do të bëhet nga ato institucione të Drejtësisë, të cilat nuk janë të kapura nga krimi i organizuar.

Pyetja që kam për ju: Do të ishit kundër që Vettingun, pra kontrollin tuaj të klasës politike, ta bënte një trup ndërkombëtar për shembull? Është e mundur?

Për çfarë jemi? Për protektorat apo vend i pavarur sovran? Sepse na kanë ardhur këta ndërkombëtarët, na janë bërë si me i pas nënë dhe babë, sikur ne të gjithë kemi lindur nëpër shtëpitë e fëmijëve. Ajo ç’ka është më qesharake, ky komunitet ndërkombëtar, i cili ka vënë po themi propozime të tjera, grupet e Vettingut që janë të krijuara me votën e PS, sot i ke ata që nuk po pranojnë. Ne po kalojmë gjyqtarë, të cilët nuk arrijnë të sqarojnë apo të deklarojnë që janë me qindra milionë lekë të padeklaruara, me apartamente etj, etj, dhe po heqin gjyqtarë apo prokurorë, të cilët mund të kenë pasur nën hetim po themi familjarë të z. Rama apo njerëz që janë të lidhur me grupin e z. Rama, të cilët po u heqin të drejtën e ushtrimit të profesionit, për shkak sepse nuk kanë deklaruar një fjalë të viteve ’85, të cilën e ka shitur në varrezë për pjesë këmbimi.

Znj. Kryemadhi  me siguri e keni ndjekur situatën sot në Tiranë dhe në Durrës,  për radhët e gjata që u krijuan përpara dyqaneve për të blerë dekodera për qytetarët. Cili është qëndrimi juaj për këtë zhvillim? U bllokua sinjali, u lirua pas presionit.

Për mua kjo jo vetëm është e turpshme dhe makabër, por për mua kjo tregon që makutëria nuk ka fund e Edi Ramës, sepse ka një vendim qeverie, të qeverisë Berisha, që ka qenë z. Ridvan Bode, ministër i Financave, të cilët kanë marrë përsipër që të paguheshin dekoderat nga buxheti i shtetit. Ka qenë edhe një propozim, nuk e di a e ka realizuar apo jo qeveria Rama nga znj. Milena Harito, për plotësimin e këtyre dekoderave dhe ajo që është më e rëndësishmja, në çdo vend të botës dekoderat janë paguar nga buxheti i shtetit.  Sikur, një milionë familje shqiptare të ishin në Shqipëri, që nuk janë 1 milionë, qeveria shqiptarë do paguante 5 milionë euro për të blerë dekodera dhe për t`ia falur të gjithë shqiptarëve. Por, është kaq i pangopur dhe kaq pervers, saqë makutëria e tij shkon edhe tek buka e fukarait. Këtu nuk po diskutohet për të blerë një dekoder që kushton 3 euro, apo 4-5 dollarë, dhe t’ua shesësh 28 mijë lek, apo 29 e 30 dollarë apo euro.

 

Tags: FamiljarëtMonika KryemadhiVETTINGU

TË LIDHURA

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine
Aktualitet

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Next Post
Shitja e kravatave të Edi Ramës/Lajla Përnaska shuan heshtjen

Shitja e kravatave të Edi Ramës/Lajla Përnaska shuan heshtjen

20 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, atentatet e misteret e krimit

20 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, atentatet e misteret e krimit

Fotot/Roza Lati tregon sa paguhet për zhveshjet në Instagram

Fotot/Roza Lati tregon sa paguhet për zhveshjet në Instagram







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?
Analizë

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

by mirseda
08:58 | 08/12/2025
0

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka përfunduar një udhëtim në Kinë, ku mes tjerash kërkoi ndihmën...

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

22:05 | 06/12/2025
Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com