Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video/Maniakët seksualë, qytetaret: Janë vajzat që i provokojnë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri
Video/Maniakët seksualë, qytetaret: Janë vajzat që i provokojnë

Një prej fenomeneve më shqetësuese i cili ndodh rëndom në Shqipëri janë ngacmimet seksuale. Në rrugë, në autobusë, në park, në çdo vend publik, shumë vajza kanë rënë “pre”. Djem të rinj apo burra të moshuar, mosha nuk bën diferencë. Pasi çdo vajze i duhet të përballet me ngacmime dhe gjeste të turpshme nga maniakë të ndryshëm. Qytetaret thonë për Tirana Today se nuk ndjehen aspak të sigurta kur udhëtojnë me transportin publik, apo kur ecin në orë të vona. Duke fajësuar kryesisht internetin, pasi video të ndryshme që shohin mundohen t’i imitojnë në vende publike.

“Unë jetoj në Itali dhe andej nuk është si këtu në Shqipëri. Këtu është sikur të hanë me sy, sikur nuk kanë parë femër me sy. Janë veprime shumë të tepruara. Kur vijmë këtu nuk ndjehemi aspak të sigurta, sidomos kur kalojmë natën apo në autobusë.”

“Ashtu si shumë mikeshave të mija, edhe mua më ka ndodhur një gjë e tillë. Kur isha në autobus bënin gjeste të ndryshme, shikime, fjalë ofenduese. Rastet e maniakëve janë shtuar dhe vazhdojnë të shtohen. Por, mendoj se teknologjia ka ndikuar shumë. Interneti është bërë një prej faktorëve kryesor dhe gjërat që shohin në YouTube. Sepse më pas i imitojnë ato që shohin në internet.”

 

“Nuk janë të moralshme aspak këto gjëra. Të tregohesh e ashpër tregon kulturën e njeriut, por edhe ta tolerosh nuk lejohet. Tani zgjidhja e vetme është ta gjuash me bërryl edhe të kalosh.”

Sipas qytetareve policia duhet të jetë më e kujdesshme dhe kjo çështje të trajtohet më seriozisht nga institucionet përkatëse.

“Nuk kanë turp, aq logjikë kanë dhe aq mendon. E vetmja mënyrë si të mbrohesh është duke iu shmangur. Sepse për këtë gjë duhet të marr masa shteti, policia që merret dhe paguhet për atë punë.”

“Tani janë bërë të zakonshëm ata, nuk kanë më turp. Është shumë gjë e neveritshme. Nga një anë janë fëmijët për të cilët kemi frikë, pasi nuk janë të sigurt. Por, po ashtu kemi prindër vetë, imagjino ta bëjë prindi ynë atë veprim.”

“Unë punoj si kameriere dhe ka raste aty te lokali ku më ngacmojnë me fjalë nga më të ndryshme. Ka arritur në një pikë kur nuk durohen dot më. Unë jam njeri shumë nevrik, ndaj e kam të vështirë ta përmbaj veten. Por, shumë herë e kaloj me një buzëqeshje dhe largohem. Nuk ke çfarë të bësh, shteti duhet të bëjë më shumë për sigurinë tonë.”

Por, edhe pse shumë prej tyre kanë qenë “viktima” të ngacmimeve, ato përsëri shprehen se vetë vajzat janë ndonjëherë provokuese. Sipas qytetareve të pyetura nga Tirana Today, në pjesën më të madhe të rasteve, edhe vajzat janë bashkëfajtore. Pasi i ngacmojnë me veshjen e tyre, ose me sjelljen që kanë karshi meshkujve.

“Ka vajza që provokojnë me veshjet e tyre apo flirtojnë me meshkujt. Sikundër janë ato vajza të cilat janë serioze në sjelljen e tyre dhe bien viktimë e ngacmimeve. Por, mendoj se shumica flirtojnë vetë.”

“Unë kam qenë edhe jashtë, ku ndodh e njëjta gjë. Dhe gjithmonë këto gjëra ndodhin sepse provokonin gocat. Dhe shumica e rasteve ndodhnin me meshkujt e rritur, të cilët provokohen nga vajzat e reja.”

“Mua nuk më ka ndodhur ndonjëherë, por besoj se do ta injoroja asgjë më shumë. Por, unë mendoj se janë disa gjëra që vetë individi mund t’i bëjë e t’i parandalojë. Dhe një prej tyre është të mos provokohen nga vetë vajzat.”

“Si vajzat ashtu edhe këta maniakë kanë faje. Janë shtuar shumë femrat materialiste dhe kjo gjë besoj se ndikon te ata meshkuj të cilët bëjnë gjeste nga më të neveritshme.” TIRANA TODAY

Tags: autobusefajtorëmaniakprovokojnëqytetaretrrugetë pasigurtaVAJZAT

TË LIDHURA

Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë

21:34 | 27/06/2025
E vranë apo u vetëplagos? Misteri i vdekjes së Fatos Cenajt thellohet
Aktualitet

E vranë apo u vetëplagos? Misteri i vdekjes së Fatos Cenajt thellohet

21:18 | 27/06/2025
Aksident në Elbasan-Librazh, guri bie nga kodra në mes të rrugës
Aktualitet

Aksident në Elbasan-Librazh, guri bie nga kodra në mes të rrugës

20:45 | 27/06/2025
Next Post
Trazirat në Irak, Parlamenti mban seancë urgjente

Trazirat në Irak, Parlamenti mban seancë urgjente

“Provokacje” me tre gishtat serbë, komentatori provokon Xhakën dhe Shaqirin

Xhaka fiton “betejën” me zviceranët, Shaqiri i pazëvendësueshëm

Franca kërcënon Amerikën: Evropa do të ngrihet kundër Trumpit

Këshilltari i fushatës Trump dënohet me 14 ditë burg

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Kosovo

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar

by mirseda
22:34 | 27/06/2025
0

Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit të shënohet dhe festohet...

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

22:32 | 27/06/2025
Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

22:29 | 27/06/2025
Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

21:49 | 27/06/2025
Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

21:46 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com