Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kokaina në Durrës/Pendohet Arbër Çekaj, nxjerr dy emra biznesmenësh shqiptarë

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Kapja e 613 kg Kokainë në zonën e Durrësit në muajin Shkurt 2018, prej muajsh nuk ka mobilizuar vetëm Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për hetimin e kësaj çështje, por në këtë dosje janë angazuar maksimalisht dhe autoritet e Drejtësisë Gjermane.

Prej muajsh në Gjermani, ndodhet i arrestuar Arbër Çekaj, njëri nga njerëzit kryesorë të këtij grupi kriminal,ku në kontinjerin me banane të kompanisë së tij “Arbri Garden”, u sekuestrua dhe sasia rekord e kokainës së mbërritur nga Shqipëria nga Ekuadori.

S’dihet se çfarë provash kanë arritur të sigurojnë Gjermanët për dërgesën prej 613 kg kokainë të mbërritur në Shqipëri, por kujtojmë që falë një hetimi që gjermanët kanë pasur, në 14 maj 2018, në zonën e Bavarisë, policia e këtij shteti ka sekuestruar 1.8 ton Kokainë e fshehur brenda në banane.

Në këtë operacion ishin përfshirë 500 forca policore.

“Është një prej sukseseve më spektakolare në luftën me mafian e narkotikëve në historinë e Republikës Federale Gjermane” kështu deklaroi Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann.

Ministri gjerman theksoi se “qëllimi është gjithashtu të zbulojmë strukturat organizative të autorëve”.

Sipas burimeve të prokurorisë, ka shumë gjasa që të dyja këto episode trafikimi të kokainës nga Kolumbia në Gjermani e Shqipëri, mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën ndaj dhe hetues Gjermanë kanë shfaqur interes të vazhdueshëm për këtë çështje.

Nga hetimet e nisura në Prill 2017 policia Gjermane arriti të zbulojë rrolet e gjithsecilit në këtë trafik kokaine e cila vinte nga Ekuadori e fshehur në kuti bananesh.

E njëta skemë me atë të kokainës së kapur në kompaninë “Arbri Garden” të Arbën Çekaj.

Burimet thanë se Çekaj është marrë disa herë në pyetje nga Drejtësia Gjermane, dhe besohet se ai ka vendosur të bashkëpunojë me autoritet në këmbim të mbrojtjes së jetës në Gjermani, duke treguar atë çfarë di, në këtë trafik ndërkombëtar të kokainës.

Si pasojë e bashkëpunimit me Gjermanët, drejtësia e këtij shteti vendosi të refuzojë dhe ekstradimin e tij në Shqipëri, pasi siç dihet në vendin tonë Çekaj po ndiqet penalisht së bashku me dy persona të tjerë për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Në dëshminë e tij, Çekaj besohet se ka nxjerë disa emra biznesmenësh bashkëpuntorë të tij në trafikun e kokainës.

Dyshohet se mes emrave është K. Boçi dhe L. Morina, që sipas dëshmisë janë pjesë e këtij trafiku ndërkombëtar të Kokainës.

Të dy personazhet janë të lidhur fort me qeverinë “Rama” dhe ministrat e tij, ndërkohë që investimet e Boçit dhe Morinës në territorin Shqiptar shkelqejnë, kryesisht në tregun e naftës dhe tregun e hotelerisë.

Boçi njihet si një nga aksionerët e kompanisë “TEA OIL ITALIA” SH.A, ku pjesë e kësaj kompanie është bërë në 22 prill 2014, ku së bashku me ish-deputetin e PS Andis Harasani kanë blerë së bashku 40 për qind të aksioneve të kësaj kompanie nafte, me një çmim total të deklaruar prej 14 milion lekë të vjetra.

Pritet që hetimet Gjermane ndaj këtyre dy emrave Boçi dhe Morina, të shtrihen dhe në Gjermani, ku do sjellin dhe arrestime të nivelit të lartë të biznesmenëve të lidhur me segmente të caktuara të qeverisë./Pamfleti/

Tags: Arbër Çekajbiznesmenedurresdyemrakokainanxjerrpendohetshqiptare

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

(Video) Të huajt sfidojnë shqiptarët: Ja pse flasim shqip!

“Gjyq publik” për shqiponjën/Xhaka kërkon falje, Shaqiri i quan njerëz malesh

Diaspora serbe në SHBA ‘i lutet’ Kongresit të mos copëtojë Kosovën







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com