Ka pranuar krimin Blerta Pocesta, e cila ka vrarë babain, nënë dhe motrën e saj 14-vjeçare. Krimi i rëndë ka ndodhur në Dibër të Madhe. Ajo tashmë ndodhte në paraburgim. Pocesta akuzohet se ka vrarë prindërit dhe motrën e saj dhe më pas tentoi ta fshehë autorësinë e krimit.
Ngjarja makabre ndodhi në 27 Gusht. Amid Pocesta 55 vjeç, Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajza e tyre Anila Pocesta 14 vjeç u ekzekutuan në shtëpinë e tyre. Nuk dihen shkaqet përse vajza e madhe e familjes ka kryer këtë krim të tmerrshëm.
Familja shqiptare Pocesta, që jetonte në Itali, kishte shkuar për pushime në Dibër të Madhe të Maqedonisë.
Vajza e madhe Blerta Pocesta ka hyrë në Maqedoni një ditë përpara se të ndodhte krimi dhe po atë ditë ka dalë nga vendi. Kjo është e konfirmuar nga të dhënat zyrtare të autoriteteve kufitare maqedonase. Ajo mendohet se është ndihmuar nga një person tjetër me iniciale F.G. nga Gostivari, i cili është emër i njohur për policinë vendase. Në vrasje i përfshirë është edhe nipi i këtij të fundit, i cili është arrestuar nga policia dhe ka pranuar që i ka shitur armën vajzës së madhe të familjes Pocesta.