Sot një gazetar pati fatin e keq si të Klodianës. Një ditë të zakonshme ku duhej të raportonte për një lajm, e ku duhej të ishte në vendin e ngjarjes, ai u përball me një situatë sa qesharake, aq dhe frikësuese.
I forti i Laçit nuk hezitoi që të merrte armën dhe t’ia numëronte në lule të ballit, pse gazetari do raportonte për shpërthimin e eksplozivit në ambientet e lokalit. Por më e rëndë bëhet kjo ngjarje kur gazetari lufton për lajmin, dhe klasa politike qëndron në heshtje, duke e hedhur aty në mes të rrugës, e mos e përkrahur.
https://tiranatoday.com/i-forti-i-lacit-per-pak-sa-nuk-ia-hodhi-trute-ne-ere-gazetarit-e-shpetoi-fati/
Breshëria e plumbave drejt shtëpisë së prindërve të gazetares së kronikës, Klodiana Lala, nuk kanë sesi të harrohen, por ajo mori vëmendjen e duhur. Ku janë sot kryeministri, kreu demokrat, kryetarja e LSI-së e të tjerët?
Ndërsa Basha po bën zhurmë se na ka kapluar krimi dhe kriminelët, duke iu drejtuar Shkodrës, pse nuk mbajti një qëndrim për gazetarin, ku për pak mund ta kishim dëshmorin e parë të medias të vrarë në krye të detyrës?!
Klasa politike nuk e vuri ‘ujin në zjarr’, e mbi të gjitha kjo opozitë e cila sot po çirrej duke bojkotuar seancën e parë në Kuvend, e paraprirë një takimi të jashtëzakonshëm në Shkodër. Sipas PD, ky vendim vjen si mesazh qëndrese kundër krimit, pasi krimi në Shkodër ka mbështetje qeveritare. Po rasti i Julian Shotës ku bën pjesë?