Një 30-vjeçar është vënë në pranga për vrasjen e modeles në Playboy, e cila u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Filadelfia. Jonathan Wesley Harris, 30 vjeç, nga Johnstoën, u arrestua pasi kishte hipur në një autobus në Pittsburgh.
Harris, i cili thuhet se ka familje në Filadelfia, është i akuzuar edhe më parë për vrasje, grabitje e një serë veprash të tjera penale, raporton Daily Mail. Ai është akuzuar për vrasjen e modeles Christina Carlin-Kraft, e cila u gjet i vdekur në apartamentin e saj më 22 gusht. 36-vjeçarja ishte vrarë dhe lënë brenda në banesë.