Deputeti demokrat Klevis Balliu ka denoncuar sot kryeministrin Rama, se po vjedh qytetarët, duke i mashtruar për ndërtimin e rrugëve.
Ai i referohet të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, ku qeveria ka ndërtuar 2.3 kilometër rrugë në katër muajt e parë të vitit 2018, e kanë kushtuar 12.2 milionë euro.
Deputeti i PD shkruan përmes një statusi në Facebook, se vetëm në 2.3 kilometra rrugë, kostoja është statosferike. Po kështu, ai bën një krahasim me Gjermaninë, ku 1 kilometër rrugë kushton vetëm 1 milion euro, por në vendin tonë, kjo shifër 6-fishohet.
Klevis Balliu sqaron më tej se në këtë formë po vidhen shqiptarët, po varfërohen, ndërsa Rama dhe oligarkët e tij shtojnë milionat.