Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Tirana e qenve të rrugës/Shqiptarët nuk dinë si t’i duan kafshët (Video+Foto)

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Tirana e qenve të rrugës/Shqiptarët nuk dinë si t’i duan kafshët (Video+Foto)

Teksa në rrjetet sociale çdo ditë e më tepër denoncohen raste të qenve të vrarë e torturuar nga dora e njeriut, duket se marrëdhënia e shqiptarëve me kafshët nuk është aspak paqësore. Kafshë të braktisura, të lëna pas dore, të dhunuara. Ato janë kudo, në fshat, qytet, si edhe në kryeqytet.

“Fatkeqësisht dhuna ndaj kafshëve nuk është e përqendruar diku, por është e shpërndarë gjithandej në forma nga më të ndryshme. Ka pasur plot raste në të cilat duket sikur kafsha nuk do ia dilte, por është e çuditshme dhe gjithmonë befasohemi rast pas rasti për forcën që tregojnë dhe dëshirën që kanë për të jetuar,”-thotë për Tirana Today Suela Dyrmishi, vullnetare.

Dashuria për kafshët ka ndryshuar rrënjësisht jetën e Suelës. Prej 5 vitesh, ajo është vullnetare pranë ARsA dhe çdo ditë është sfidë për të ndihmuar një kafshë më shumë. Sepse shqiptarët nuk dinë t’i duan kafshët…

“Gjithmonë kam pasur një lidhje shumë të veçantë me kafshët. Që kur isha fëmijë i admiroja kur i shihja. Është shumë shpërblyese në nivelin shpirtëror ideja që ke bërë mirë dhe ke ndihmuar një qenie të paavantazhuar e cila pa ty nuk do t’ia dilte mbanë. Ka nevojë për ty dhe atë mirënjohjen e shpreh pa fjalë. Por, problemi është se për kafshët e shkreta janë të pakët njerëzit të cilët mobilizohen dhe përpiqen t’i ndihmojnë.  Është tronditëse kur sheh raste të cilat vijnë nga neglizhimi apo nga dhuna e nxitur nga njerëzit. Gjithmonë duket se shtohen dhe duket se kjo është diçka që vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mungesa e një ligji. Personat që dhunojnë, abuzojnë apo vrasin kafshët, nuk janë të rrezikshëm vetëm ndaj kafshëve. Janë gjithmonë një kërcënim i ardhshëm për shoqërinë. Por, mesa duket dhuna qenka diçka që nuk flitet mjaftueshëm, por është diçka që e karakterizon këtë popull. Dhe e kanalizojnë atë dhunë apo frustrim te kafshët.”


Prej kohësh tashmë, kafshëdashësit i bëjnë thirrje Parlamentit për miratimin e një ligji në mbrojtje të këtyre qenieve të pambrojtura. Në mënyrë që dhunuesit apo abuzuesit të marrin një ndëshkim.

“Duhet një rregullator që kjo marrëdhënie mos të mbetet në varësi të ndërgjegjes personale të secilit. Këto kafshë duhet të mbrohen nga një ligj dhe këto njerëz të vihen para përgjegjësive. Është gjithmonë e më imediate nevoja. Aq më tepër kur duket sikur edhe personat të cilët janë ligjvënës janë pikërisht ata të cilët kthehen në abuzues dhe dhunues të kafshëve.”

Teksa qentë e rrugës janë të braktisur dhe të lënë në mjerim në çdo lagje, Suela shprehet për Tirana Today se adoptimi i tyre është bërë përherë e më i vështirë. Kjo pasi njerëzve sa vjen edhe i shtohen pretendimet për qentë e racave.

“Është bërë gjithmonë e më e vështirë të gjesh një familje adoptuese, e cila e kupton përgjegjësinë që ka ndaj kafshës. Dhe ky është procesi që zgjatet më shumë, nuk është hospitalizimi, shërimi i kafshës. Por, gjetja e një familje serioze e cila përkushtohet që ta mbajë këtë kafshë deri në fund të jetës.”

TIRANA TODAY

Tags: ARsAdhunakafshëdashësitkafshëtnuk i duanpambrojturQentëshqiptaret

TË LIDHURA

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”
Politikë

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

21:28 | 17/03/2026
Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri përfshin kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve

19:30 | 17/03/2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë
Aktualitet

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

18:33 | 17/03/2026
Next Post
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Gjithçka përveç Thaçit

Droga nxjerr blof Ramën, Tahirin e Xhafajn. Ku shkuan premtimet?!

Droga nxjerr blof Ramën, Tahirin e Xhafajn. Ku shkuan premtimet?!

Vetting për politikanët/ Qytetarët ia ‘plasin në fytyrë’ Ramës: Xhevahire do shohim

Vetting për politikanët/ Qytetarët ia 'plasin në fytyrë' Ramës: Xhevahire do shohim







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Ushtria izraelite: Nëse Mojtaba Khamenei është gjallë, do ta gjejmë dhe do ta neutralizojnë
Bota

Ushtria izraelite: Nëse Mojtaba Khamenei është gjallë, do ta gjejmë dhe do ta neutralizojnë

by mirseda
22:52 | 17/03/2026
0

Ushtria izraelite do të vazhdojë të shënjestrojë këdo që “përbën kërcënim për shtetin e Izraelit”, përfshirë Udhëheqësin...

“Wall Street Journal”: Rusia zgjeron shkëmbimin e inteligjencës dhe bashkëpunimin ushtarak me Iranin

“Wall Street Journal”: Rusia zgjeron shkëmbimin e inteligjencës dhe bashkëpunimin ushtarak me Iranin

22:24 | 17/03/2026
Netanyahu jep “dritën jeshile” IDF: Veproni menjëherë pa miratim politik

Netanyahu jep “dritën jeshile” IDF: Veproni menjëherë pa miratim politik

21:59 | 17/03/2026
Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

Begaj shtron iftar për gazetarët: Profesioni, “agjërim i fjalës”

21:28 | 17/03/2026
“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

21:23 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com