Nuk janë të paktat rastet kur Rama ‘përvesh mëngët’ dhe i kthehet mjaft i revoltuar të gjithë ndjekësve të tij. Profili i tij zyrtar ndiqet nga shumë qytetarë, të cilët e shohim si dritaren e vetme, ku mund të shprehin shqetësimet e tyre, por në të njëjtën kohë nuk kursejnë as kritikat.
Duket se Rama ia ka marrë dorën në këtë drejtim, e i hakërrehet kujdo që e ngacmon. Vettingu ka sjellë përplasje të forta kohëve të fundit mes palëve politike. Ndodhur në këto kushte, vetë kryeministri Rama ka sjellë komentin e radhës, por ai është hasur me përballjen e fortë të qytetarëve.
Një qytetar shkruan në Facebook se ka raste që rrjeta e Vettingut çahet qëllimisht, dhe se duhet të filloj urgjentisht dhe shumë ashpër Vettingu për politikanët brenda këtij viti.
Ky koment nuk i ka shpëtuar kryeministrit, i cili ia kthen: Vetingun e politikanëve e bëjnë gjykatat dhe prokuroritë e çliruara nga kthetrat e korrupsionit, si në çdo vend normal, ku drejtesia i takon drejtësisë, jo politikës dhe parasë!