Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, ku u plagos një 38-vjeçar. Në lidhje me këtë rast, uniformat blu kanë prangosur shtetasit Daniel Morava, 43-vjeç dhe Gazmend Agolli, 49-vjeç, të dy banues në Korçë.
Ata akuzohen për plagosjen e 38-vjeçarit Erion Hoxhallari. Autori i plagosjes, Gazmend Agolli është ish-punonjës policie. Ngjarja u shënua në lagjen nr 7, në rrugën “Floresha Myteveli”, ku shtetasi Gazmend Agolli, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë shtetasin Erion Hoxhallarin, duke e lënë të plagosur.
Ky i fundit është transportuar në spital për mjekim, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Arma e zjarrit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes shtetasit Daniel Morava.
Po gjatë veprimeve hetimore të kryera, policia arrestoi edhe 37-vjeçarin Hoxhallari, që mbeti i plagosur, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzimi i krimit” lidhur me këtë ngjarje.