Zëvendëspresidenti i Interit, Javir Zanetti gjatë fjalës së tij të fundit për mediat ka sqaruar të gjithë zërat e merkatos dhe ato komente të Diego Maradonës pak ditë më parë. Sa i përket kapitenit dhe qendërsulmuesit, Mauro Icardi ai u shpreh i binur si ai do të qëndrojë dhe shumë shpejt vjen rinovimi. “Icardi qëndron tek Interi, këtu te ne është shumë mirë dhe i lumtur. Sapo të përfundojë merkatoja, do të ulemi dhe do t’i ofrojmë një kontratë të re. Icardi është prej dy vitesh kapiten dhe po sillet si i tillë.”Nuk kanë munguar pyetjet edhe në lidhje me atë transferim të Messit tek Interi, për këtë Zanetti u shpreh se: “Interi kërkon Messin. Nuk ka asgjë të vërtetë, është një çmenduri. Lautaro? Ishim të bindur se Lautaro Martinezit do të arrinte marrëveshjen me Atleticon e Madridit dhe, kur e kuptuam që kishim një hapësirë për ta marrë, nisëm punën dhe në fund e blemë për 16 milionë euro.”Zanetti nuk preferon t’i përgjigjet me të njëjtën gjuhë Diego Armando Maradonës, që e ironizoi pas deklaratës së këtij të fundit se ishte gati të ndihmonte Federatën Argjentinase të Futbollit. “Nuk e di pse u shpreh në atë mënyrë, por për mua ka thënë diçka pozitive. Jam një person që nëse mund ta ndihmojë dikë, e bën.”