Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Video/Pallatet do hidhen në errë, aktorët thirrje Metës: Mbro fëmijët e tu!

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri
Video/Pallatet do hidhen në errë, aktorët thirrje Metës: Mbro fëmijët e tu!

“Dhe nëse ai hedh këtë (Teatrit) në erë, pallatet do hidhen në erë”. Kështu deklaroi Maks Vela nga foltorja e krijuar rishtazi para Teatrit Kombëtar, duke mbështetur deklarata e bëra më herët nga Lulzim Basha, i cili i dha një mesazh firmës ‘Fusha’: “të mos bëhet vegël në procesin e grabitjes së pasurive publike të shqiptarëve, sepse nuk ka asnjë shans të gëzojë frutet e një ndërmarrjeje të tillë kriminale”.

“Kishte një gjë tjetër sot Basha me shumë rendësi, që paralajmëronte ‘Fushën’ që ato pallate do hidhen në erë në bazë të ligjit antimafia, kjo ishte gjëja më me rëndësi. Paralajmëronte ‘Fushën’ që pallatet janë të paligjshme në bazë të ligjit antimafia. Dhe nëse ai hedh këtë (Teatrit) në erë, pallatet do hidhen në erë. Se ça na doli një çudi që se dija unë, që ai arkitekti na llogariste si sipërfaqe të Teatrit dhe këtu poshtë nën bark dhe thoshte: Po të doni dilni atje dhe bëni performanca dhe ka një kafe brenda 500 metra 2, se s’mjaftojnë kafet jashtë. Ja ky është ai Teatri i famshëm”, tha Maks Velo.

Më herët gjatë ditës së sotme, kreu i PD-së paralajmëroi firmën Fusha, se “nëse guxoni t’i vini minat Teatrit Kombëtar, të jeni të sigurtë, se minat do t’jua vënë edhe kullave tuaja, me ligj”.

“Sot duhet t’i jap një paralajmërim të qartë “Fusha shpk-së” dhe çdo kompanie tjetër që do të bëhet vegël përmes PPP-ve, tenderave dhe koncesioneve, në procesin e grabitjes së pasurive publike të shqiptarëve: nuk ka asnjë shans të gëzoni frutet e një ndërmarrjeje të tillë kriminale. Asnjë shans! Çdo veprim i Fusha shpk-së dhe i çdo entiteti tjetër, do të jetë subjekt i një ligji të amenduar antimafia; do t’ju fillojmë që ditën e parë të biznesit dhe në bazë të ligjit antimafia do t’ju sekuestrojmë çdo centimetër katror dhe çdo cent euro për shkeljet që do t’ju konstatojmë. Sikundër, nëse guxoni t’i vini minat Teatrit Kombëtar, të jeni të sigurt, se minat do t’jua vënë edhe kullave tuaja, me ligj”, u shpreh Basha gjatë konferencës me gazetarët, më herët gjatë kësaj të premteje.

Ndërsa gjatë fjalës së tij, aktori Neritan Licaj i ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta mos ta dekretojë ligjin për Teatrin, që Parlamenti miratoi rreth dy javë më parë.

Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, kreu i shtetit është mbrojtësi i fundit i Kushtetutës, tha aktori.

“Zoti president më mbro mua, mbro qytetarët e tjerë të Shqipërisë, mbro fëmijët e mi, fëmijët e tu, nga ligje të tilla prej Arturo Ui-je, se në të ardhmen do jenë fëmijët e tu që do kërcënohej nga të tilla ligje. nRrëzoni këtë ligj…. Mos harroni, qytetare u shikojnë. Historia po iu shikon, tregoni që jeni burrë shteti dhe jo burrë pushteti”, ishte thirrja e Liçajt .

Më herët aktorë dhe aktivistë të Aleancë për Teatrin, lëvizje e krijuar me synim mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga shembja, patën një takim me ambasadoren në largim të BE-së Romana Vlahutin. Në përfundim të takimit, por edhe gjatë protestë së pasdites së sotme, artistë dhe aktivistë thanë se kanë marrë nga Vlahutin konfirmimin se BE-ja është duke marrë në shqyrtim ligjin e kaluar në Parlament.

Tags: aktoretEREfemijethidhenmbroMetëspallatetthirrjetu

TË LIDHURA

Arratisja e Altin Ndocit/ Zbardhen emrat e të burgosurve që u transferuan në IEVP Peqin dhe Fier
Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit/ Zbardhen emrat e të burgosurve që u transferuan në IEVP Peqin dhe Fier

13:33 | 15/01/2026
Dëshmitarja rrëfen njohjen me nënën e 3 fëmijëve: Ligjin e bënte vjehrra,shitën shtëpinë nga borxhet
Aktualitet

Dëshmitarja rrëfen njohjen me nënën e 3 fëmijëve: Ligjin e bënte vjehrra,shitën shtëpinë nga borxhet

13:12 | 15/01/2026
Prokuroria e Posaçme çon për gjykim ish kreun e Burgjeve, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonin
Aktualitet

Prokuroria e Posaçme çon për gjykim ish kreun e Burgjeve, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonin

13:04 | 15/01/2026
Next Post
Mos bëni plane pa parë si do variojnë temperaturat sot

Fundjavë përvëluese, por të hënën nis shiu

Foto/Nga Putin tek Macron, ja si u turpëruan liderët para një femre

Presidentja e Botërorit flet për përqafimet e përlotjen, ka dy fjalë edhe për Serbinë

Ndarje dhe shkëmbim territoresh me Serbinë? Reagon ambasadori i SHBA në Kosovë

Ndarje dhe shkëmbim territoresh me Serbinë? Reagon ambasadori i SHBA në Kosovë







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Arratisja e Altin Ndocit/ Zbardhen emrat e të burgosurve që u transferuan në IEVP Peqin dhe Fier
Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit/ Zbardhen emrat e të burgosurve që u transferuan në IEVP Peqin dhe Fier

by mirseda
13:33 | 15/01/2026
0

emrat e të burgosurve të transferuar në IEVP të sigurisë së lartë Peqin dhe Fier, operacion i...

Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka thënë se do të takohet me , Donald Trump,  më 3 shkurt

Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka thënë se do të takohet me , Donald Trump, më 3 shkurt

13:22 | 15/01/2026
Dëshmitarja rrëfen njohjen me nënën e 3 fëmijëve: Ligjin e bënte vjehrra,shitën shtëpinë nga borxhet

Dëshmitarja rrëfen njohjen me nënën e 3 fëmijëve: Ligjin e bënte vjehrra,shitën shtëpinë nga borxhet

13:12 | 15/01/2026
Prokuroria e Posaçme çon për gjykim ish kreun e Burgjeve, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonin

Prokuroria e Posaçme çon për gjykim ish kreun e Burgjeve, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonin

13:04 | 15/01/2026
Ilir Vrenozi i thotë JO podcastit të Ramës/ Zbulon mesazhin e Salianjit

Ilir Vrenozi i thotë JO podcastit të Ramës/ Zbulon mesazhin e Salianjit

12:57 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com