Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Shqipëri/ Tregu i pasurive të paluajtshme qarkullon rreth 1.3 miliardë euro në vit

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëri/ Tregu i pasurive të paluajtshme qarkullon rreth 1.3 miliardë euro në vit

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri qarkullon rreth 1.3 miliardë euro në vit. Llogaritja është bërë nga “Century 21”, franshiza në Shqipëri e organizatës më të madhe botërore të shitjeve në real estate, në bazë të formulave standarde që përdorin agjencitë e pasurive të paluajtshme në mbarë botën.

Formula merr në konsiderate të dhënat mbi ritmin e rritjes së popullsisë, apo dhe numrin e martesave të reja, duke përfshire edhe seritë kohore, shpjegon Jonian Antoni, administratori i Century 21.

“Për të analizuar tregun shqiptar, kompania Century21 Albania, përdor formulat tradicionale në nivel kombëtar, të cilat nxjerrin me një saktësi +/-10% indikatorë shumë të rëndësishëm dhe mjaft interesantë të pa publikuar më parë” shton Antoni për Monitor.

Sipas metodave tradicionale të llogaritjes, tregu shqiptar i pronave ka një mesatare prej 18,000-19,000 shitblerje në vit.  Vetëm rrethi i Tiranës kap shifrën 12,000 brenda 1 viti, në dukje një numër i madh, por duhet konsideruar këtu me saktësi rritja e popullsisë vjetore pjesëtim për 2, shpjegon Antoni për sa i përket përllogaritjeve dhe formulës.

Nën një vështrim sipërfaqësor, ndërtuesit, arkitektët, inxhinierët, trashëgimtarët e pronave konsiderohen si njerëzit më të pasur, por realisht kapitali i tyre “i ngurtë” mbetet ende i vështirë për t’u përllogaritur, sepse institucionet kadastrale, edhe pse janë ndër më të saktat që ka vendi ynë, ofrojnë shumë pak informacion të përpunuar statistikor, shprehet Jonian Antoni, nga kompania Centuri 21.

Bazuar edhe në sistemet kompjuterike të sofistikuara për të nxjerrë me saktësi, kompania ka nxjerrë të dhëna mbi shitjet dhe blerjet reale, çmimet mesatare të një prone në Tiranë në tre vitet e fundit me një vlerë 82,000€ dhe mesataren e pronave jashtë Tirane me vlerë 48,000€.

E llogaritur në këtë mënyrë, vlera totale e qarkullimit të industrisë shkon në 1.3 miliard Euro në vit, duke e bërë industrinë pasurive të paluajtshme dhe sektorët e ndërtimit dhe ndërmjetësimit të pronave mjaft të rëndësishëm për ekonominë shqiptare.

Sipas parashikimeve të agjencisë ekonomia shqiptare, vlerat e pronave dhe numri i shitjeve të tyre në vit, janë të destinuara të rriten për shkak të shumë faktorëve. Si pasojë në 10 vitet e ardhshme, tregu mund të arrijë vlerën 2 miliard Euro në vit.

Tirana po bëhet më e shtrenjtë

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë qenë në rritje të vazhdueshme për zona të caktuara vitin e fundit. Brenda unazës së qytetit çmimet fillojnë nga 1200 euro për metër në katror deri në 2500-3000 në zonat  pranë qendrës dhe te televizioni, që është aktualisht zona më e shtrenjtë e Tiranës. Shtrenjtimi i çmimeve është reflektuar edhe në indeksin që Numbeo përditëson çdo 6 muaj.  Nëse në vitin 2012 Tirana renditej e 49 për sa i përket çmimit të apartamenteve në raport me të ardhurat, në 2017-n kryeqyteti renditej në vendin e 12. Në gjashtë mujorin e parë të 2018-s, Tirana është ngjitur në klasifikim duke u renditur e shtata (në këtë renditje përfshihen 100 qytetet kryesore të kontinentit Europian).  Pra në 6 vjet është përkeqësuar me 42 vende, teksa çmimet janë rritur me 30-40% krahasuar me 6 vjet më parë.

Po ndërsa çmimet janë shtrenjtuar me ritëm të shpejtë, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me të ardhurat e disponueshme, gjë e cila ka sjellë edhe rritjen e papërballueshmërisë. Në 2016-n, rritja mesatare e pagave ishte negative sipas INSTAT, ndërsa në 2017-n, ishte rreth 3%, ndërsa çmimet e apartamenteve u shtrenjtaun me 10-20% në të njëjtën periudhë.

Numbeo përllogarit përballimin e blerjes së një apartamenti duke marrë në konsideratë raportin midis çmimit të një apartamenti dhe të ardhurave të disponueshme. (Burimi: Monitor)

 

Tags: pasuripronatshqiperi

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
“Lajm i keq” për mbrojtësit e Teatrit, Laert Vasili shpallet…

“Lajm i keq” për mbrojtësit e Teatrit, Laert Vasili shpallet...

Video/Në luftë me kriminelët, polici qëllon përmes xhamit të makinës

Video/Në luftë me kriminelët, polici qëllon përmes xhamit të makinës

Mësojeni edhe ju këtë hile, për të gjetur sa ditë ka muaji pa parë kalendarin

Mësojeni edhe ju këtë hile, për të gjetur sa ditë ka muaji pa parë kalendarin







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com