Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Arbër Hajdari: Shqiptarët po varfërohen çdo ditë, 3% kanë pushtetin ekonomik

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Arbër Hajdari: Shqiptarët po varfërohen çdo ditë, 3% kanë pushtetin ekonomik

Nga: Anxhela Ferra

Sipas një raporti nga Barometri i Ballkanit, 33% e shqiptarëve i tremben varfërisë. Të rinj, të moshuar nuk kanë siguri ekonomike ne vend, duke iu frikësuar të nesërmes. Por, sipas Arbër Hajdarit, themeluesit të “Fundjavë Ndryshe”, situata është më shqetësuese.

“33% e shqiptarëve të cilët kanë frikë se do të bien në varfëri është një numër i lartë. Por, unë mendoj se është akoma më i lartë, është rreth 55%. Njerëzit janë të frikësuar sepse me të ardhurat që marrin në familje nuk janë të mjaftueshme dhe puna që bëjnë nuk është e sigurt. Sidomos në raportet ku shteti duhet të ndërhyjë sa i takon kontratave të punës midis të punësuarit dhe punëmarrësit.

Kjo i jep njerëzve një pasiguri se si do t’i planifikojnë ato pak të ardhura që kanë. I jep pasiguri për një të nesërme më të mirë. Numri i të ardhurave është shumë i vogël, pagat nuk janë shumë të larta dhe kjo i mban njerëzit të frikësuar se janë një hap larg varfërisë dhe minimumit jetik. Numri i familjeve që po kalojnë në varfëri, po rritet çdo ditë.”

Por, në Shqipëri numri i shtresës së mesme, ose atyre që ndryshe quhen ‘jakat e bardha’ sa vjen edhe ulet. Edhe pse kjo shtresë bën rregullatorin e ekonomisë. Duke krijuar një hendek të madh midis të varfëve dhe të pasurve.

1/3 e popullsisë jeton me minimum jetik, po zhduket qëllimisht shtresa e mesme

“Pushteti ekonomik në Shqipëri është fokusuar në pak duar dhe shtresa e mesme është gati në degradim. Është rreth 3% numri i njerëzve të cilët kanë para në këtë vend, janë ata të cilët kanë ekonominë, asetet, pra gjithë pushtetin ekonomik. Pjesa tjetër janë të varfrit.

Ka një përqindje shumë të vogël të shtresës së mesme në Shqipëri, e cila bën rregullatorin e ekonomisë. Dhe për këtë shtresë është duke punuar intensivisht që të shkatërrohet, nga grupime të caktuara.

Qeveritë nuk janë marr kurrë seriozisht me identifikimin dhe detajet e varfërisë në Shqipëri. Unë kam parë gjithë studimet që janë bërë dhe mendoj se ka pasur një mungesë vullneti për të pasur një numër real se sa është numri i familjeve që jetojnë në minimumin jetik.

Ne kemi nisur që në fillimet e punës tonë me një statistikë të detajuar dhe një identifikim të hollësishëm, sesa është numri i familjeve në nevojë dhe pse janë në këtë gjendje. Mendoj se është gati 1/3 e vendit që jetojnë nën minimumin jetik. Zonat më të prekura janë fshatrat e vendit tonë nga jugu në veri, por edhe Shqipëria e Mesme.

Varfëria në Shqipëri stimulohet për të kontrolluar njerëzit

Varfëria në Shqipëri është e mbartur ndër vite me radhë, por edhe është stimuluar që të rrijë në këtë gjendje. Kjo pasi është një lloj sundimi mbi njerëzit. Është një fenomen i përdorur nga bota rreth 300 vjet më parë. Bota e ka ndërruar tani dhe nuk i mban më njerëzit duke i sunduar nëpërmjet bukës. Por, ka futur sistemet e konkurrencës, i ka siguruar njerëzve një shtëpi a makinë. Kurse ne jemi akoma në ato fazat ku njerëzit janë të nënshtruar pasi kërkojnë një punë minimale për të jetuar, duke u paguar me ditë. Dhe mendoj se ky është një problem shumë i madh,”-shprehet Hajdari për Tirana Today.

Janë shqiptarët dembelë apo shteti nuk është duke punuar seriozisht për këtë kategori? Por, deri atëherë shumë prej tyre po shkojnë çdo ditë e më shumë pranë mjerimit.

Asnjë hap drejt BE-së, pa u zgjidhur varfëria

“Është një situatë e cila ka ardhur edhe pse shqiptarët e kanë lënë punën pas dore. Ka një përqindje të shqiptarëve të cilët janë dembelë. Ne e kemi hasur këtë edhe në rastet kur kemi finalizuar banesa e vazhdojmë t’i mbikëqyrim për t’i gjetur një vend pune. Por, ata kanë më shumë nevojë të nxiten e të motivohen. Kjo është ajo çka i ka humbur këtij populli dhe nëse një shoqërie i humb motivimi, atëherë presin që gjithçka të vijë nga qielli. Mirëpo, asnjëherë nuk ndodh kështu.

Mundësitë janë, edhe shteti para ka, por ai përdor rreth 1% të buxhetit të shtetit për ndihmat sociale. Por, kjo është një përqindje shumë e vogël e ndarë për këto grupime të caktuara. Mirëpo, Shqipëria nuk do të bëjë asnjë hap drejt Bashkimit Evropian, nëse nuk do të zgjidhet problemi i varfërisë.” TIRANA TODAY

Tags: arber hajdarifrikësuarminimumi jetikpasiguria ekonomikepushteti ekonomik në pak duarQeveriashqiptaretshtresa e mesmetë pasuritvarferia

TË LIDHURA

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim
Aktualitet

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026
Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë
Aktualitet

Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë

21:08 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.

20:41 | 03/04/2026
Next Post
400 milionë për të zëvendësuar Ronaldon, ja tre blerjet e bujshme të Realit

400 milionë për të zëvendësuar Ronaldon, ja tre blerjet e bujshme të Realit

Goditet grupi që shpërndante drogë afër shkollave në Tiranë, zbulohet si vepronin

Pranga shqiptarit në Itali, u gjetën drogë në kuzhinë dhe armë në jastëk

Sulmuesi “dështak” i Milanit drejt Madridit

Sulmuesi “dështak” i Milanit drejt Madridit







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com