Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fundi i iluzionit Brexit

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Fundi i iluzionit Brexit

Nga David Frum, “The Atlantic”/Dy ministra të kabinetit britanik, dhanë dorëheqjen ditët e fundit, duke shkaktuar një krizë politike, që nuk është parë sipas BBC të paktën që nga viti 1982.  Që të dy dhanë dorëheqjen për të njëjtën arsye:në shenjë proteste ndaj planit të kryeministres Theresa May, për të ruajtur disa nga përfitimet e anëtarësimit në BE për Britaninë, në një botë post-Brexit.

Ky plan nuk është as realist, dhe as i realizueshëm. Por kjo nuk është arsyeja se përse u dorëhoqën dy ministrat. Ata kanë dhënë dorëheqjen në shenjë proteste, se plani nuk është mjaftueshëm fantastik, pasi nuk mbështetet fare tek përdorimi i pluhurit të zanave dhe dëshirave magjike. Me pak fjalë, diçka me të cilën bie dakord gjysma e Partisë Konservatore Britanike.

Që nga referendumi i qershorit 2016, mbi daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, fitimtarët janë bllokuar në një sërë problemesh praktike, për të cilat ata nuk mund të ofrojnë dot zgjidhje të besueshme.

Me kalimin e kohës, qeveria britanike mbështeti lëshime gjithnjë e më të mëdha ndaj pikëpamjes së Bashkimit Evropian, por pa u afruar më pranë një marrëveshjeje finale deri në afatin e fundit:29 mars 2019.

Fundjavën e shkuar, May organizoi një takim të kabinetit në shtëpinë e saj në fshat, për t’u paraqitur një bazë projektesh për negociatat me Bashkimin Evropian.  Plani, propozon atë që njihet si një “Brexit i butë”:Britania do të kërkojë të dalë nga BE- dhe t’i japë fund lëvizjes së lirë të njerëzve nga BE-ja në Britani – ndërkohë që mbetet efektivisht brenda Unionit Doganor të Bashkimit Evropian.

Nuk është aspak i sigurt, nëse mund të arrihet një rezultat i tillë. Dokumenti supozon mekanizma të mëdha negociuese në anën britanike, kur për momentin duket se Britania ka shumë më tepër nevojë për këtë marrëveshje sesa BE-ja.

Por sado optimiste, që mund të dukej ky plan për të huajt, aq është shumë i pakënaqshëm për politikanët pro-Brexit. Ata parashikuan një Britani të lirë për të negociuar marrëveshjet e tregtisë së lirë me vendet e tjera anglisht-folëse:Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Australinë.

Ata kishin premtuar të kthenin në shtëpi miliarda stërlina që i paguajnë deri më tani Bashkimin Europian, për t’i kaluar ato në sistemin shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata këmbëngulën që marrëveshjet tregtare britanike, të jenë të zbatueshme vetëm nga gjykatat britanike. Plani i May, i shkatërron këto shpresa të mëdha. Dhe kështu, në shenjë proteste, dy ministra u larguan: fillimisht Dejvid Dejvis, ministri përgjegjës për negociatat, dhe më pas sekretari i jashtëm, ambiciozi Boris Xhonson, që vendosi si gjithmonë ta poziciononte veten si politikani më euroskeptik në Britani.

Sikur Brexit të kishte humbur në referendum, Xhonson do të gjendjej sot në një pozitë të rehatshme në politikën britanike. Ai do të ishte udhëheqësi i njohur i fraksionit të ashpër euroskeptik brenda Partisë Konservatore. Për fatin e tij të keq, grupimi i tij e fitoi referendumin, dhe reputacioni i tij ka qenë prej atëherë në rënie të lirë.

Vetëm 50 për qind e anëtarëve të Partisë Konservatore e konsiderojnë Xhonsonin si kompetent, deri më tani renditja më e ulët e cilitdo prej 5 kandidatëve kryesore për të pasuar zonjën May.

Por ndërsa i mungon interesi mbi detajet e politikës, ai është eksperti kryesor në Britani në “artet e errëta” të sabotimit të rivalëve potencialë. Dhe ai duket së është në prag të një komploti të ri. Dorëheqja e tij, i ka dhënë një goditje të fortë qeverisë May, dhe mund ta rrëzojë këtë të fundit.

Por këto taktika të pamëshirshme, nuk i janë bashkuar shqetësimet për rezultatet politike. Qeveria e konservatorëve, është duke u përpjekur të bëjë mirë, edhe pse Britania po lëviz gjithnjë e më shumë drejt një dalje nga BE pa asnjë marrëveshje, duke lënë pas probleme të tilla të tmerrshme si kufiri irlandez, duke rrezikuar paqen irlandeze që mezi u arrit në vitet 1990.

Dhe kjo është vetëm njëra nga pyetjet e vështira teknike, që presin ende një përgjigje të besueshme. A do lejohen bankat britanike, t’u tregtojnë obligacione vendeve të BE-së? Çfarë do të ndodhë me pensionistët britanikë që jetojnë në Spanjë, Francë dhe Itali? Po me qytetarët e BE-së që punojnë në Britani?

Si mund të negociojë Britania traktatet e veta tregtare me Shtetet e Bashkuara, siç dëshirojnë konservatorët, duke mbetur brenda Unionit Doganor të BE-së? Në vitin 2016, politikanët pro-Brexit i siguruan votuesit britanikë, se një Britani post-BE, do të sillte fuqi të mjaftueshme negociuese për të imponuar vullnetin e saj ndaj palëve të tjera. Ky pretendim, dhe gjithçka tjetër lidhur me të, është dëshmuar të jetë një iluzion.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: beBrexitfundiiluzionitJohnsonmaySHBA

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Trump trondit Merkel: Të ka futur në dorë Putin!

Trump trondit Merkel: Të ka futur në dorë Putin!

Video+Foto/Rama lë nam në Londër, e gjithë bota po qesh me të

Video+Foto/Rama lë nam në Londër, e gjithë bota po qesh me të

Greqia i ngrin marrëveshjet, Rama i shtrëngon dorën Tiprasit

Pakti për detin/Rama thyen heshtjen, flet për median greke







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

by mirseda
22:40 | 23/01/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Kanadasë, duke e akuzuar vendin fqinj...

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

21:35 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com