Autoritete britanike bëjnë të ditur se kanë vënë në pranga të persona, të dyshuar si autorët e vrasjes së një 35-vjeçari shqiptar në Tottenham të Londrës.
Edmond Jonuzi, ndryshe i njohur edhe me emrin Edmond Preci mbeti i vrarë mbrëmjen e 9 Qershorit pranë stacionit të metrosë Turnpike Lane të kryeqytetit britanik. Ai ishte goditur disa herë me thikë dhe ndërroi jetë në vendngjarje.
Mediat britanike nuk kanë bërë të ditur identitetin e autorëve, por shkruajnë se ata janë të moshës 23 dhe 21 vjeç. Të rinjtë janë arrestuar një ditë më parë, dhe informacioni është bërë i ditur nga Ata Policia Metropolitane, në një postim në Twitter.
35-vjeçari Edmond Jonuzi jetonte në Londër. Nga ekzaminimi mjekoligjor rezultoi se shqiptari humbi jetën për shkak të goditjes me thikë. Hetimet për vrasjen e Jonuzit po kryhen nga detektivët e Komandës së Vrasjeve dhe Krimeve të Rënda në policinë e kryeqytetit britanik.
Burimi: uknip.co.uk
Përshtati: Tirana Today