Policia Britanike po përpiqet të gjurmojë një emigrant 16-vjeçar shqiptar, i cili u raportua i zhdukur nga një adresë ku ai kishte qëndruar në Worthing.
Ai quhet Eduart Deda, i cili u pa për herë të fundit rreth orës 21:30 të martën, më 29 maj dhe policia është e shqetësuar për mirëqenien e tij.
Policia tha se ai është i bardhë, i gjatë, i hollë , me mustaqe dhe flokë të zeza të shkurtra të dhe ka një byzylyk në dorën e majtë. Ai nuk e flet me theks gjuhën angleze dhe për herë të fundit kur është parë ai mbante veshur një xhaketë të zezë, një bluzë të bardhë dhe xhinse blu.
Kushdo që e sheh Eduartin, ose që mund të dijë se ku është, kërkohet të kontaktojë policinë në internet ose duke telefonuar 101, duke cituar serialin 0770 të 30/05.