Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Skandali i radhës, KLSH: KESH në prag falimentimi, shet energji nën kosto

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Skandali i radhës, KLSH: KESH në prag falimentimi, shet energji nën kosto

 Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po shkon drejt falimentimit, madje rrezikohet edhe vendosja e sekuestros së llogarive të saj nga kreditorët.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për auditin e KESH për periudhën prilldhjetor 2017, ngre shqetësimin e situatës financiare të shoqërisë. KLSH parashikon që për 2017, humbjet e shoqërisë të arrijnë deri në 7 miliardë lekë, për shkak të thatësirës hidrike dhe çmimit të shitjes së energjisë që nuk mbulon kostot e operimit. Sipas KLSH, shqetësuese janë edhe kreditë e marra nga KESH, që po provokojnë një borxh tej mundësive të saj ekonomike.Pas auditit, KLSH arrin në konkluzionin se KESH rrezikon të falimentojë dhe në një të ardhme jo të largët është e riskuar edhe nga vendosja e sekuestros së llogarive. HUMBJET Kontrolli i Lartë i Shtetit parashikon që humbjet e KESH për 2017-n të jenë në vlerën e 1,4 miliardë lekëve deri në 7 miliardë lekë. Arsyet e humbjeve janë për shkak të thatësirës hidrike dhe çmimit të shitjes së energjisë që nuk mbulon kostot e operimit. Kontrolli i Lartë i Shtetit arrin në konkluzionin se situata financiare e shoqërisë është shqetësuese, madje KESH po shkon drejt falimentimit.
“Referuar bilancit menaxherial të shoqërisë, jo atij tatimor, situata financiare e kësaj shoqëri është jo vetëm shumë shqetësuese, por kapitali i saj riskon të kalojë në vlerë negative, pra, të falimentojë (në rastin me të mirë, falimentim i provokuar operacional), si rrjedhojë e veprimeve dhe mosveprimeve të organeve drejtuese dhe monitoruese të saj (ERE, MIE, Ministria e Financave, Këshilli Mbikëqyrës dhe KM)”, citohet në raport. Për këtë, KLSH rekomandon që nga Këshilli Mbikëqyrës dhe Asambleja e Aksionerëve të analizohet situata ekonomiko-financiare e shoqërisë dhe të merren masa të menjëhershme që kjo shoqëri të mund të operojë dhe kryejë veprimtarinë e saj si një shoqëri publike shtetërore shumë e rëndësishme për ekonominë kombëtare.

KREDITË

Në raport, KLSH ngre edhe shqetësimin e kredive të marrë nga KESH, të cilat jo vetëm përkeqësojnë situatën financiare të shoqërisë, por rrezikojnë edhe vendosjen e sekuestrove të llogarive. “Mbingarkimi me kredi vazhdon të rëndojë akoma më shumë situatën ekonomike të shoqërisë, duke provokuar një borxh tej mundësive ekonomike të saj. Në këto kushte, në opinion të grupit të auditimit, KESH SHA në një të ardhme jo të largët është i riskuar për vendosje sekuestro të llogarive të saj”, citohet në raport. KLSH rekomandon, që në vijimësi KESH të kërkojë trajnime nga qeveria për implementimin e një sistemi kontrolli dhe menaxhimi financiar.

BORXHET

KLSH shprehet se çështja e detyrimeve të ndërsjellta mes tri kompanive energjetike, KESH, OSHEE dhe OST, ka mbetur ende e pazgjidhur edhe pas urdhrit të Kryeministrit në 2015 për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe moskrijimin e detyrimeve të reja. “Shoqërisë i kanë borxhe në vlerën 57,914,948,000 lekë. Vetë shoqëria ka borxhe ndaj të tretëve në vlerën 54,263,851 mijë lekë. Pra, shoqërisë në balancë i detyrohen të tretët në vlerën 3,651,097,000 lekë (57,914,948,000 lekë minus 54,263,851,000 lekë”, thuhet në raport./Panorama/

Tags: energjiFalimentimii radhësKESHklshkostoNënpragshetskandali

TË LIDHURA

Moti i keq në vend/ Përmbyten tre banesa në Durrës, evakuohen 8 familje. Preken edhe burgjet
Aktualitet

Moti i keq në vend/ Përmbyten tre banesa në Durrës, evakuohen 8 familje. Preken edhe burgjet

11:17 | 06/01/2026
U rrëzua nga ballkoni i katit të tretë, ndërron jetë 84-vjeçarja në Sarandë
Aktualitet

U rrëzua nga ballkoni i katit të tretë, ndërron jetë 84-vjeçarja në Sarandë

11:02 | 06/01/2026
Dështon sërish seanca për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla rrezikon të humbasë detyrën
Aktualitet

Dështon sërish seanca për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla rrezikon të humbasë detyrën

10:58 | 06/01/2026
Next Post
Dënimi i Skënderbeut/Lëkundet UEFA, redukton dosjen në 24 faqe

Skënderbeu në Champions? UEFA “nuk do t’ia dijë” për CAS-in

Çështja e emrit/Zaev dhe Tsipras flasin në telefon, nesër pritet …

Çështja e emrit/Zaev dhe Tsipras flasin në telefon, nesër pritet ...

Ministri serb me fjalë zemre për të ndjerin Vokrri: Ju ishit vëllai, miku…

Ministri serb me fjalë zemre për të ndjerin Vokrri: Ju ishit vëllai, miku...







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Moti i keq në vend/ Përmbyten tre banesa në Durrës, evakuohen 8 familje. Preken edhe burgjet
Aktualitet

Moti i keq në vend/ Përmbyten tre banesa në Durrës, evakuohen 8 familje. Preken edhe burgjet

by mirseda
11:17 | 06/01/2026
0

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të tre banesave në Durrës. Për pasojë tetë familje...

Vjosa Osmani nën hetim nga Agjencia Kundër Korrupsionit për pasurinë? Vjen reagimi i presidencës

Vjosa Osmani nën hetim nga Agjencia Kundër Korrupsionit për pasurinë? Vjen reagimi i presidencës

11:14 | 06/01/2026
U rrëzua nga ballkoni i katit të tretë, ndërron jetë 84-vjeçarja në Sarandë

U rrëzua nga ballkoni i katit të tretë, ndërron jetë 84-vjeçarja në Sarandë

11:02 | 06/01/2026
Dështon sërish seanca për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla rrezikon të humbasë detyrën

Dështon sërish seanca për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla rrezikon të humbasë detyrën

10:58 | 06/01/2026
Shkarkohet hidrocentrali i Komanit, Edi Rama ndan pamjet: Asnjë problematikë deri në këto momente

Shkarkohet hidrocentrali i Komanit, Edi Rama ndan pamjet: Asnjë problematikë deri në këto momente

10:51 | 06/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com