Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vetëvrasjet/Gëzim Tushi: Prindërit po çmendin fëmijët

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Vetëvrasjet/Gëzim Tushi: Prindërit po çmendin fëmijët

Çdo ditë e më tepër mediat raportojnë raste të shqiptarëve, të cilët vetëvriten. Në gjendje të rënduar psikologjike të rinj, burra, gra e të moshuar i dorëzohen aktit të vetëflijimit. Për shkaqe të ndryshme, herë një lidhje sentimentale e dështuar, herë të tjera depresion, arsyet përse shumë njerëz zgjedhin të vetëvriten janë nga më të ndryshmet.

Në Shqipëri, numri i njerëzve të cilët i japin fundit jetës së tyre, janë në nivele të larta. Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm në vitin 2017 numri i personave të vetëvrarë ka qenë 197, ndërkohë numri i vrasjeve ka qenë 50.

Në një intervistë për Tirana Today, sociologu Gëzim Tushi thotë se peshën më të madhe e kanë prindërit dhe se ata duhet të jenë më të kujdesshëm me fëmijët e tyre.

“Është rruga më e shkurtër që njeriu gjen për të ndaluar hallet e jetës. Janë të shumta shkaqet përse shqiptarët kryejnë vetëvrasje. Shumë të rinj largohen nga kjo jetë për arsye erotike, kanë humbur të dashurin e tyre. Një tjetër fenomen i shtuar së fundmi është edhe bulizmi. Janë edhe ata njerëz që jetojnë në varfëri, të cilët nuk e përballojnë dot më. Shtuar ata që kanë vese si alkooli, droga apo lojërave të fatit.

Por, përtej shkaqeve, e rëndësishme është se çfarë duhet të bëjmë. Mbrojtja e njeriut nga vetëvrasjet duhet bërë në familje, aty ku jeton ai person. Por, problemi qëndron se ne nuk kemi ndonjë shoqëri, ku prindërit të jenë të përgatitur për të prindëruar edhe në këto aspekte psikologjike. Prindërit i çmendin fëmijët, duke i kërkuar që ata të jenë gjeni, i kërkojnë të jenë të talentuar në çdo fushë.”

https://www.youtube.com/watch?v=44iZ9cn1Vig

Në një kohë kur jeta është bërë shumë herë më dinamike, njerëzit janë bërë më individualist, vetëvrasjet janë veçse një rast më tepër në mediat shqiptare. Sipas Tushit, vetëvrasja nuk është vetëm një plagë për të afërmit e viktimës, por ajo ka edhe pasoja ekonomike e sociale.

“Një prind, një mësues, një punonjës social, një fqinj i mirë është në gjendje të dallojë në horizontin e vetëvrasjes, shfaqjen e simptomave që mund ta çojnë një individ drejt vetëvrasjes.

Në vendet evropiane, niveli i vetëvrasjeve në zonat urbane është më i lartë se në ato rurale. Tek ne në Shqipëri, është në nivele të njëjta. Nuk ka një diferencë të theksuar midis qyteteve apo fshatrave, sa i takon numrit të vetëvrasjeve.

Veç të tjerave, vetëvrasja ka dhe pasoja ekonomike e sociale. Janë të shumta rastet kur vetëvritet kryefamiljari dhe kjo në sociologji quhet vetëvrasje egosite. Ti vret veten ngaqë nuk zgjidh dot hallet që të kanë zënë, kjo është rruga e gabuar. Në vend që të angazhosh forcat për tu përballur me hallin që të ka zënë, për ta zgjidhur atë, shkon e gjen rrugën më të shkurtër.

Turbullira që shkaktohet pas vetëvrasjes është akoma më e thellë sesa humbja e jetës së atij që u vetëvra,”-përfundon Tushi.

Ndërkohë psikologët bëjnë thirrje që njerëzit të jenë më të kujdesshëm, veçanërisht gjatë sezonit të verës. Kjo sepse, sipas tyre gjatë kësaj stine, shtohen rastet e personave që kanë tendencë t’i japin fund jetës me mënyra të ndryshme. TIRANA TODAY

Tags: femijetGëzim TushiPrindëritshkaqetshqiperivetevrasje

TË LIDHURA

Arrestohen dy të kërkuar ndërkombëtar, një i akuzuar për kanosje ndaj një gjyqtari
Aktualitet

Arrestohen dy të kërkuar ndërkombëtar, një i akuzuar për kanosje ndaj një gjyqtari

15:10 | 28/08/2025
Zbulohet në Marok specia e rrallë, kishte gjemba mbi një metër rreth qafës si “armë”
Kryesore

Zbulohet në Marok specia e rrallë, kishte gjemba mbi një metër rreth qafës si “armë”

15:04 | 28/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona
Aktualitet

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Next Post
“Disa shtete janë kundër Shqipërisë”, kryeministri bullgar tregon se çfarë thotë Merkel

“Disa shtete janë kundër Shqipërisë”, kryeministri bullgar tregon se çfarë thotë Merkel

Ankth tek Brazili, sulmuesi kroat i “copëton” gjurin yllit të PSG-së (Video)

Ankth tek Brazili, sulmuesi kroat i “copëton” gjurin yllit të PSG-së (Video)

Foto/Kur Rama shkelte me këmbë ritet fetare, ndërsa sot flet për thesar…

Foto/Kur Rama shkelte me këmbë ritet fetare, ndërsa sot flet për thesar...

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Arrestohen dy të kërkuar ndërkombëtar, një i akuzuar për kanosje ndaj një gjyqtari
Aktualitet

Arrestohen dy të kërkuar ndërkombëtar, një i akuzuar për kanosje ndaj një gjyqtari

by mirseda
15:10 | 28/08/2025
0

Policia e Shtetit njofton se vijon bashkëpunimi intensiv me autoritetet e huaja ligjzbatuese, në kuadër të operacionit...

Zbulohet në Marok specia e rrallë, kishte gjemba mbi një metër rreth qafës si “armë”

Zbulohet në Marok specia e rrallë, kishte gjemba mbi një metër rreth qafës si “armë”

15:04 | 28/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Mashtrimet online, për të zhvatur para, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve: Shmangni aplikimet

Mashtrimet online, për të zhvatur para, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve: Shmangni aplikimet

14:14 | 28/08/2025
Po shpërndanin doza droge në Tiranë, vihen në pranga dy persona

Po shpërndanin doza droge në Tiranë, vihen në pranga dy persona

14:10 | 28/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com