Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Greqia nuk heq dorë nga nacionalizmi i sëmurë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Greqia nuk heq dorë nga nacionalizmi i sëmurë

Nga Augustine Zenakos, “Eu Observer”/Më 19 maj, një turmë sulmoi kryebashkiakun  e qytetit të Selanikut , Yiannis Boutaris, gjatë një ceremonie publike, në kuadër të Ditën e Gjenocidit Pontik.

Incidenti filloi me tallje dhe fyerje: “Largohu, nuk duam që të qëndrosh këtu. Largohu, fëlliqësirë, çifut i ndyrë, ti anti-grek, ti ​​Shkupjan, ti turk i ndyrë, tradhtar. Ti duhesh varur në litar!”.

Pastaj, disa njerëz, duke përfshirë disa që mbanin në duar emblemat e shoqatave Pontike që organizuan ceremoninë, filluan të shtynin kryebashkiakun. Të tjerët nisën ta qëllonin me shishe plastike dhe objekte të ndryshme. Shoqëruesit u përpoqën ta mbronin, por turma e ndoqi atë deri në makinën e tij.

Njerëzit e qëlluan në kokë. Dikush e goditi fort në stomak. Kur mbërriti në makinën e tij, një burrë goditi me shkelm derën, dhe një tjetër hapi dritaren e pasme. Ndërsa makina u largua, njerëzit filluan të duartrokisnin dhe brohorisnin. Mjerisht, ky nuk ishte sulmi i parë i këtij lloji në Greqi.

Gjatë viteve të fundit të krizës financiare në Greqi, ka pasur disa incidente ku turma të zemëruara kanë sulmuar verbalisht apo fizikisht politikanët apo gazetarët.

Pa dyshim, këto sulme synonin figurat publike që konsideroheshin si mbështetës të politikave shtrënguese të vendosura nga trojka (Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar).

Disa komentatorë të njohur, i kanë përshkruar sulme të tilla të motivuara nga një ideologji e ekstremit të djathtë, dhe i kanë lidhur ato me Agimin e Artë, partinë famëkeqe greke neo-naziste, anëtarët e së cilës janë aktualisht në gjykim për vrasje dhe vepra të tjera të rënda.

Jo vetëm Agimi i Artë

Megjithëse anëtarët e Agimit të Artë kanë shfaqur sjellje agresive ndaj politikanëve dhe gazetarëve, një lidhje e tillë e drejtpërdrejtë me dhunën e organizuar të Agimit të Artë duket e pavërtetë: nuk ka dëshmi për të mbështetur ndonjë lidhje midis sulmeve të njerëzve të zakonshëm apo demonstruesve, dhe dhunës së egër që ushtrohet nga grupet e organizuara të Agimit të Artë.

Edhe pse janë të pakëndshme, sulme të tilla nuk i përkasin ekskluzivisht ekstremit të djathtë. Dhe kjo e bën jashtëzakonisht alarmant sulmin ndaj Boutaris.

Boutaris, është mbështetës i politikave shtrënguese dhe programit të shpëtimit. Por kjo nuk është kjo arsyeja se përse u sulmua pak ditë më parë. Ai u sulmua për shkak se ai është liberal, anti-nacionalist, anti-racist dhe mbështetës i të drejtave LGBT.

Boutaris ka promovuar në mënyrë aktive Selanikun si një qytet të rëndësishëm jo vetëm në historinë greke, por edhe në atë turke dhe hebraike. Ai ka pohuar se turistët turq, duhet të inkurajohen të vizitojnë vendlindjen e Kemal Ataturkut.

Ai gjithashtu ka promovuar themelimin e një muzeu të Holokaustit në Selanik, në kujtim të popullatës hebraike të qytetit që u vra nga nazistët. Për më tepër, ai shpesh ka folur në favor të zgjidhjes së mosmarrëveshjes mbi emrin e Republikën e Maqedonisë.

Pra, ajo që duket këtu – ndoshta për herë të parë në një mënyrë kaq të drejtpërdrejtë – është një lidhje midis një sulmi kundër një figure publike, dhe premisës së padiskutueshme ideologjike të ekstremit të djathtë. Dhe kjo sigurisht nuk po ndodh në një vakum.

Nacionalizmi virulent, në Greqi është nxitur pas negociatave të reja me Maqedoninë mbi çështjen e emrit. Përpjekjet e fundit nga ana e qeverisë, për të adresuar pabarazitë nga të cilat vuajnë personat LGBT, kanë ndeshur gjithashtu me një reagim reaksionar.

Një diskutim polarizues publik mbi këto çështje, e ka zhvendosur në masë të madhe vëmendjen nga programet shtrëngues, ndoshta sepse të ashtuquajturat “çështje kombëtare” dhe “vlera”, perceptohen  tani nga shumë njerëz si fusha ku mund të shpëtohet ndjenja e krenarisë kombëtare.

Mjerisht, edhe zyrtarët  e lartë, si në koalicionin qeverisës ashtu edhe në opozitë po inkurajojnë perceptime të tilla. Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos, njëherazi kreu i partisë Grekët e Pavarur, partneri i vogël i koalicionit qeveritar, ka rezistuar dhe ka folur kundër një kompromisi me Maqedoninë, si dhe kundër ligjeve të reja që njohin të drejtat e LGBT.

Shumica e partisë së tij pajtohet me të, dhe po kështu edhe disa deputetë të Syriza-s, partneri kryesor i koalicionit qeverisës. Udhëheqësit dhe zyrtarët e Demokracisë së Re, opozita kryesore në vend, kanë shprehur mendime të ngjashme, dhe po flasin në një ton gjithnjë e më reaksionar, pavarësisht liberalizmit të vetëshpallur të udhëheqësit të tyre, Kyriakos Mitsotakis.

Klima toksike, përkeqësohet më tej nga deklaratat e klerikëve të njohur ortodoksë grekë, të cilët janë gjithmonë një faktor në jetën politike greke.

Sido që të jetë shpejtësia e taktikave politike, siç llogaritet nga ata që sistematikisht zgjojnë ndjenjën reaksionare, ndoshta duhet të mbahet mend ky leksion historik:propagandimi i agjendës ekstremiste të ekstremit të djathtë të nacionalizmit dhe intolerancës një grupi të madh njerëzish të pakënaqur nga kriza dhe recesioni, është një ide shumë e keqe.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: dorëGreqiaheqnacionalizmisëmurë

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Tragjedia ajrore/Raketa ruse goditi avionin me 298 persona, vjen reagimi i Putin

Tragjedia ajrore/Raketa ruse goditi avionin me 298 persona, vjen reagimi i Putin

(VIDEO) Historia rrëqethëse/Letra frymëzuese që Dukesha e re i shkruante Hilary Klintonit  

(VIDEO) Historia rrëqethëse/Letra frymëzuese që Dukesha e re i shkruante Hilary Klintonit  

Video/Shoqen ia vranë, ish-burri e kërcënonte. Rrëfimi prekës i shkodranes së dëbuar

Video/Shoqen ia vranë, ish-burri e kërcënonte. Rrëfimi prekës i shkodranes së dëbuar







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Bileta e urbanit në Kamëz 50 lekë; PD votoi me PS, Berisha pa sqarime
Politikë

Bileta e urbanit në Kamëz 50 lekë; PD votoi me PS, Berisha pa sqarime

by mirseda
18:59 | 09/02/2026
0

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Bashkia Kamëz votoi për rritjen e çmimit të biletës së...

Nis Foltorja e PD, Berisha mbërrin në sheshin para Kryeministrisë

Nis Foltorja e PD, Berisha mbërrin në sheshin para Kryeministrisë

18:42 | 09/02/2026
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK

VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK

17:58 | 09/02/2026
Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

17:19 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com