Australia dhe Holanda kanë akuzuar zyrtarisht Rusinë si përgjegjëse për rrëzimin e avionit të pasagjerëve MH17.
Plot 298 pasagjerë ishin në bordin e aeroplanit, i cili po udhëtonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, ku vdiqën gjatë fluturimit mbi Ukrainën lindore në 2014.
Një ditë më parë hetuesit holandezë thonë se kanë zbuluar prova të forta se një sistem raketash i ushtrisë ruse shkarkoi raketën që të rrëzonte fluturimin e avionit MH17 mbi Ukrainën lindore në vitin 2014.
Këtë të enjte ekipi i udhëhequr nga holandezët konfirmoi lajmin se avioni me 298 persona në bord është qëlluar nga raketa ruse.
Por Rusia ka hedhur poshtë këto pretendime dhe tha se nuk ka përdorur asnjë raketë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov i tha BBC: “Ne nuk mund t’i pranojmë si të vërteta përfundimtare atë që thonë ata”.
Zyrtari holandez Wilbert Paulissen, nga Ekipi i Përbashkët Hetimor (JIT), u tha gazetarëve këtë të enjte se nga rezultatet e hetimeve për sulmin e avionit është përdorur raketa e cila i përket forcave të armatosua ruse. “Hollanda dhe Australia i kanë kërkuar Rusisë sot të hyjë në një dialog për të ardhur në një zgjidhje që bën drejtësi ndaj vuajtjeve dhe dëmeve të mëdha të shkaktuara nga rrëzimi i fluturimit MH17”.
Presidenti rus Vladimir Putin tha dje se qëndrimi i Rusisë mbi çështjen ishte si më poshtë: “Ne menjëherë filluam punën e përbashkët për të hetuar këtë tragjedi, por për habinë tonë ne mbetëm jashtë hetimit.
Pala ukrainase po punon atje edhe pse Ukraina ka shkelur rregullat ndërkombëtare dhe nuk ka mbyllur hapësirën ajrore mbi territorin ku ishte duke u zhvilluar lufta. Megjithatë, Rusia nuk është duke marrë pjesë në hetim. . Për të njohur atë që thuhet atje, ne duhet të kemi një rol të plotë në hetim. Në çdo rast, Rusia do t’i kushtojë vëmendje dhe respekt rastit në fjalë dhe do të analizojë gjithçka që thuhet atje dhe do të shprehë qëndrimin e saj në këtë rast”, tha ai.
298 viktima
Avioni Boeing 777 i Malaysia Airlines me numrin MH17 u rrëzuar më 17 Korrik 2014 në lindjen e Ukrainës, në një rajon luftimesh. 298 vetë humbën jetën, 193 holandezë, katër gjermanë. Avioni ndodhej në itinerarin e fluturimit nga Amsterdami në Kuala Lumpur.
Incidenti ndodhi në kulmin e konfliktit midis trupave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë.
Në Tetor të vitit 2015, Bordi Hollandez i Sigurisë tha se aeroplani ishte goditur nga një raketë ruse.
Në Shtator të vitit 2016 u ngrit një grup hetimor ku morën pjesë zyrtarë nga Holanda, Australia, Belgjika, Malajzia dhe Ukraina, të cilët dolën në të njëjtin përfundim me atë të mëparshmin.
Burimi: Daly Star
Përktheu: Tirana Today