Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Video-përgjimi/Rama shfryhet mbi “Babalen”: Nuk e keni idenë ç’po i bëjnë vendit!

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Video-përgjimi/Rama shfryhet mbi “Babalen”: Nuk e keni idenë ç’po i bëjnë vendit!

UPDATE-Kryeministri Rama i është rikthyer akuzave të opozitës lidhur mbi video-përgjimin ku dëgjohet vëllai i ministrit të Brendshëm, që ushtron aktivitetin e trafikut të drogës.

Që nga dita e parë kur doli audio-përgjimi, Rama është përpjekur vazhdimisht ta zhvlerësojë në maksimum duke e cilësuar si histori banale.

Po ashtu, edhe sot nga salla e Kuvendit Rama bëri të njëjtën gjë duke e quajtur atë një tallje të madhe, pas së cilës qëndrojnë aktorë të caktuar që synojnë destabilizimin e vendit. Ndërsa tha se PD nuk do dijë ku do të gjejë vend pasi të dalë në shesh e vërteta.

Edi Rama: Unë e di rezultatin e video-përgjimit, sepse e kam mësuar që atë ditë. Këta që thonë jo po prokuroria kështu jo po prokuria ashtu, flasin kot.  Prokuroria nuk do të thotë asgjë, ta hetojë atë material në çdo vend të botës, t’i bëjë analizat shkencore dhe nëse është i vërtetë apo jo.  Jo po është me barrë jo me jastëk, këto nuk pinë ujë. Kjo është një histori banale. Audio-përgjimi është një histori e sajuar. Janë vetëm aktorë që luajnë rolin. Do të dalin nga hetimi skenaristët, aktorët dhe producentët. Ai ditëziu i rrugëve të Vlorës është si ata aktorët e filmave italianë. Por ajo çfarë gjendet pas kësaj historie është edhe më serioze. Por, të vijë një herë përgjigja e analizës shkencore të çdo lloj vendi që duan ta bëjnë. Thoni se vëllai i ministrit të Brendshëm është aktiv në trafikun e drogës, tani unë po ju bëj një pyetje. Dhe pyetja është që çfarë do të mendoni për veten tuaj, kur të mësoni që bëhet fjalë për një tallje të madhe, që synon destabilizimin e vendit. Jo thjesht një scoop mediatik por si një material që ka synim për të destbalizimin e vendit. Do shkoni në protestë për të mbushur karriget si në sallat e kinemave. Do shkoni të shikoni shfaqjen tuaj. Koha kur shkoje në protestë dhe ktheheshe në morgun e Tiranës apo që ktheheshe i thyer nga brinjët ka marrë fund. Në protestë të dalë kush të dojë por duke respektuar vijat. Mendohuni për këtë që po ju them, që të mos ju duket vetja e përdorur. Video-përgjimi është i fabrikuar për dikë që nuk është aty. Kjo bëhet për të shkatërruar negociatat. Çdo shqiptar që nuk do negociatat të shkojë në protestë dhe të qëndrojë aty derisa të mos hapen negociatat.

12:03 

Integrimi/Rama i qurravitet PD-së: Ju fala Gërdecin dhe vjedhjen e votave, tradhtarë!

Kryeministri Edi Rama nuk iu është përgjigjur akuzave të drejtuesve të opozitës mbi trafikun e drogës dhe përfshirjen e vëllait të ministrit të Brendshëm në përgjimet e fundit. Por, vendosi t’i qëndrojë rendit të ditës në Kuvend.

Negociatat me Bashkimin Evropian duket se nuk do të hapen në këtë qershor dhe kryeministri Rama ka shpejtuar për të gjetur fajtorin. Sipas tij, Partia Demokratike me braktisjen e sallës së Kuvendit duke bojkotuar votimin e rezolutës për hapjen e negociatave është një akt tradhtie ndaj vendit.

Rama radhiti disa nga qëndrimet e tij kur ishte në opozitë dhe se si sillej kur vendi kishte të bënte me çështjet e integrimit.

Ai iu drejtua opozitës se ai i fali Gërdecin dhe Shqipëria u në pjesë e NATO-s, po ashtu kur kishte të bënte me rezultat e tjera në raport me BE ku një ndër to është edhe liberalizimit të vizave.

Pavarësisht se situata politike sipas Ramës nuk është aspak e rëndë, opozita ndërmerr një akt të tillë pabesie, duke mos votuar rezolutën dhe duke iu dhënë një motiv më shumë kundërshtarëve të zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Edi Rama: Sot është e para herë që një parti politike braktis sallën e Kuvendit kur bëhet fjalë për një rezolutë me interes kombëtar të kësaj natyre. Kur ishim në opozitë, në atë kohë grupi parlamentar erdhi në Kuvend dhe votoi në unanimitet rezolutën bashkë me PD.

Ndërkohë që Shqipëria priste të merrte ftesë për t’u anëtarësuar në NATO ndodhi katastrofa e Gërdecit, me pasojë vdekjen e 26 njerëzve të pafajshëm dhe shkatërrimin e një fshati të tërë dhe plagosjen e shumë burrave, grave dhe fëmijëve.

Unë në atë kohë u kritikova nga shumëkush se pse ne nuk e kthyem në aksion politik atë moment tragjik, dhe ja tani kur jemi sot në këtë moment, kur PD bën atë që nuk e ka bërë kurrë edhe kur situata politike ka qenë më e rënduar se sa kaq.

Kjo është një rezolutë për t’i bërë të ditur BE-së se Parlamenti shqiptar kërkon në unanimitet çeljen e negociatave. Tani ata që janë kundër çeljes së negociatave këtë rezolutë mund ta ketë një arsye më  shumë për t’u trokitur në dyert e tjerëve që Parlamenti shqiptar nuk është në unanimitet dhe se është bërë vetëm nga mazhoranca qeverisëse. Nuk ka akt më të madh pabesie dhe tradhtie.

Tags: babaleGërdecinintegrimiPDqurravitetramashfryntradhtarevenditvjedhjenvotave

TË LIDHURA

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit
Aktualitet

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari
Aktualitet

Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari

21:18 | 20/04/2026
Next Post
Vetëm 15 minuta martesë, dhëndri kërkon divorcin

Vetëm 15 minuta martesë, dhëndri kërkon divorcin

Pse Meghan Markle duhet t’i përulet kunatës së saj Kate Middleton?

Pse Meghan Markle duhet t’i përulet kunatës së saj Kate Middleton?

Edhe Hollivudi do vinte duart në kokë me skenarin e Ramës për Babalen

Edhe Hollivudi do vinte duart në kokë me skenarin e Ramës për Babalen







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”
Showbizz

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”

by mirseda
23:53 | 20/04/2026
0

Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të "Big Brother VIP 5", Sara Hoxha, drejtuesja...

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

21:52 | 20/04/2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com