Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Plani rus/Pse Moska kërkon të ndalë integrimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit në BE

7 vjet ago
in Të Gjitha
Plani rus/Pse Moska kërkon të ndalë integrimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit në BE

Nga Prof. Kristo Muzaka/Diplomacia shqiptare po hedh bazat e një strategjie të re me rikonfirmimin e posteve kyçe pranë MPJ-së dhe ky fakt nuk ka ngelur pa u futur nën objektivat e diplomacisë ruse të presidentit Putin. 

Emisarët e MPJ/së ruse në Tiranë dhe diplomatët e dërguar rishtazi të Moskës kanë zbarkuar në Tiranë dhe po interesohen për të rritur influencën ruse në Shqipëri ku situata duket se u ka rrëshqitur prej disa muajsh dhe Shqipëria po vazhdon rrugën drejt BE-së.

Situata në Lindjen e Mesme nuk po zhvillohet sipas parashikimeve të Moskës dhe kjo në vazhdën e përpjekjeve për të kontrolluar vendet e Ballkanit ku futet Shqipëria, Mal i Zi, Maqedonia konsiderohet nga specialistët gjeopolitikë si strategjia e re e joshjes së pushtetarëve nga diplomatët rus.

Për këtë plan të ri është rritur edhe fondi specifik i miratuar me dekret presidencial ku Shqipëria dhe vendet e Ballkanit do të jenë vende ku do të investohet para, burimi i të cilave është i paqartë.

Të dhënat e institutit “Për studime strategjike” në Romë evidentonte se financime të biznesmenëve rus në Shqipëri, po kanalizohen nëpërmjet bankave te nivelit te dyte në xhirollogaritë e kolegëve shqiptarë, sipas kërkesave te ambasadave ruse të atashuar në Shqipëri e Mal të Zi. Për këtë arsye, po bëhen hetim të thelluar për objektivin final të këtyre financimeve që kanë për çorientimin e tregut shqiptar dhe konkurrencës.

Kjo konsiderohet si arma e fundit që Moska dhe diplomacia ruse në Tiranë ka në dispozicion për të ndaluar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së duke premtuar investime më të mëdha se BE. Objektivit kryesor është joshja me një alternativë B, që të largojë  Shqipërinë nga rruga e BE-së dhe aleancës strategjike me SHBA.

Në vendet ku politikat ruse nuk kanë pasur sukses, target sipas këtij studimi do te jete ekonomia lokale, ku  rritja e investimeve të kompanive ruse dhe të kompanive simotra siç po ndodh edhe në Shqipëri, kane vetëm 1 objektiv: penalizmin e biznesit shqiptar. Kapja e tregut të kontejnerëve dhe synim i hidrokarbureve është parë me dyshim nga partnerët e Shqipërisë në NATO.

Pak kohë më MPJ/shqiptare dhe përfaqësuesit e saj theksuan se është e një rëndësie kyçe që Shtetet e Bashkuara ta thellojnë angazhimin e tyre në Ballkan, një rajon i përballur me kërcënimin terrorist dhe përpjekjet e Rusisë për shtrirjen e influencës.

Kontributet e Shqipërisë në NATO, dhe koordinimi i punës për ministerialin e ardhëm të Aleancës, ishin në fokus të diskutimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Dëbimi i  diplomateve rus te dyshuar per aktivitete “spiunazhi” dhe roli i Shqipërisë u evidentua edhe nga Sekretari Stoltenberg, i cili tha se vendi ynë ka një kontribut të veçantë në ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe se Rusia përbën rrezikun kryesor te integrimit te saj dhe vendeve te Ballkanit Perëndimor.

“Rusia në mënyrë aktive po përdor lidhjet e saj kulturore me popujt ortodoksë të Ballkanit, ndërsa ndikimi i BE-së në rajon është në rënie”, thuhet në një artikull të publikuar nga gazeta ‘Financial Time’.

Sipas kësaj gazete, Bashkimi Evropian dhe NATO nuk duhet të kujdesen vetëm për vendet e Baltikut, por edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas viteve të 90-ta të karakterizuara nga lufta në Ballkan, ka pasur një stabilizim në saje të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tani në sfondin e krizës ekonomike, valës së refugjatëve, rritjes së nacionalizmit, edhe Donald Trump nuk duket shumë i interesuar për vendet e Evropës, çka i ka hapur rrugë Rusisë që të shtojë ndikimin në Ballkan. “Financial Times” përmend dorën e Moskës në disa prej trazirave që po ndodhin në shtetet e Rajonit.

Flet për tentimin e një grusht shteti në Mal të Zi që i atribuohet nacionalistëve serbë të mbështetur nga rusët.

Treni që kishte ardhur në Kosovë me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’ ishte prodhuar në Rusi. Dhe gjithashtu edhe përkrahjen e Rusisë në thirrjet për referendum në Bosnjë, nga Milorad Dodik.

Edhe pse SHBA ka rritur prezencën e saj në vendet e Ballkanit perëndimor Rusia, sipas analistëve dhe studiuesve gjeostrategjikë botërore, nuk do të reshtë së destabilizuar dhe do të vazhdojë përpjekjet për rritjen e influencës në këto vende si Shqipëria dhe diplomacia, investimet jo reale do të joshin publikun dhe investitorët shqiptare.

Këto investime nuk kanë si qëllim rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar por thjesht një pasqyrë për të rritur depërtimin Rus në strukturat shtetërore dhe në fushat strategjike.

Këto manovra do të vazhdojnë edhe në të ardhmen ku luftëra e ftohtë duket se ka ardhur përsëri në vitin 2017 ose më saktë nuk ka ndaluar prej vitesh. 

Diplomacia ruse ne Tiranë po izolohet në aktivitetet publike për shkak të frymës negative dhe propagandës qorre, që  dëmton reputacionin e saj.

Humbja e influencës dhe kaosi që ka pushtuar ambasadën ruse pas largimit të 2 diplomatëve të saj, që dyshohet se kishin instaluar një rrjet agjenturor,  ka rënduar se tepërmi pozitat e ambasadorit rus në Tiranë.

Moska pritet ndërmarrë reforma riorganizuese në ambasadat e Tiranes, Podgoricës dhe Shkupit dhe gjasat janë se  Lavrov ka propozuar largimin e ambasadorëve për përformancë shumë të dobët.

Sido që të jetë, synimet destabilizuese të establishmentit rus në rajon dhe në veçanti në Shqipëri, për ta përdorur në një lojë zero “sum game”, janë zbuluar në media për shkak të metodave të vjetra të propagandës ruse dhe lidhjes me individë të njohur për nostalgjinë për regjimet e kaluara./Faktor.al

Tags: BallkanBallkanitbeintegriminkerkonMoskaplanirusShqipërisëtë ndalëvendeve

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
I çmenduri Ibrahimoviç “merr me shpulla” kundërshtarin (Video)

I çmenduri Ibrahimoviç “merr me shpulla” kundërshtarin (Video)

Formacioni më i mirë i viti në Serie A, dominon Inter dhe Juve

Formacioni më i mirë i viti në Serie A, dominon Inter dhe Juve

Edi Rama flet përçart: Them ç’të më teket për Donald Lu!

Audio-përgjimi/Rama: PD-ja luajti blof skandaloz, u është djegur siguresa e mendjes

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Tatimet nisin fushatë për faturat e fiskalizuara! Thirrje bizneseve të respektojnë ligjin, qytetarët të denoncojnë abuzimet
Aktualitet

Tatimet nisin fushatë për faturat e fiskalizuara! Thirrje bizneseve të respektojnë ligjin, qytetarët të denoncojnë abuzimet

by mirseda
17:52 | 29/09/2025
0

Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve që të lëshojnë fatura të fiskalizuara dhe të respektojnë detyrimet ligjore....

Po ndodh/ Trump dhe Netanyahu takohen në Shtëpinë e Bardhë

Po ndodh/ Trump dhe Netanyahu takohen në Shtëpinë e Bardhë

17:48 | 29/09/2025
Kumar, trafik droge dhe prostitucion/ Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të një familjeje mafioze, kreu i grupit vret veten

Kumar, trafik droge dhe prostitucion/ Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të një familjeje mafioze, kreu i grupit vret veten

17:28 | 29/09/2025
Pak para takimit Trump-Netanyahu, makina e shërbimit sekret merr flakë para Shtëpisë së Bardhë

Pak para takimit Trump-Netanyahu, makina e shërbimit sekret merr flakë para Shtëpisë së Bardhë

17:20 | 29/09/2025
Përplasja Noka-Balla dhe fjalimet e deputeteve të reja! Gjithçka që ndodhi sot në Kuvend

Përplasja Noka-Balla dhe fjalimet e deputeteve të reja! Gjithçka që ndodhi sot në Kuvend

17:04 | 29/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com