Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Të rinjtë me sytë nga shteti, puna në administratë ëndrra e gjithsecilit

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Të rinjtë me sytë nga shteti, puna në administratë ëndrra e gjithsecilit

Puna në administratë mbetet një nga vendet më të preferuara për të gjithë të rinjtë e diplomuarit, në krahasim me sektorin privat. Komoditeti që të ofron puna, korrektësia e pagesës, festat zyrtare  dhe çdo element tjetër i shtynë të rinjtë, që të dynden në dyert e administratave për të zënë një vend pune sa më shpejt. Të dhënat e raportit të Departamentit të Administratës Publike për vitin 2017 tregojnë disa tendenca që kanë vite që përvijohen por që kanë kulmuar pikërisht në vitin që lamë pas

Numri mesatar i aplikimeve për një vend puna ka arritur në 18. Viti i dytë me mesataren më të lartë të aplikimeve më herët ka qenë ai 2014 me një përllogaritje prej 14.5 aplikime nëse shohim ecurinë nga viti 2001 në 2017.

“Numri mesatar i kandidatëve për një pozicion për vitin 2017 llogaritet të jetë 18. Siç mund të vihet re nga grafiku i mëposhtëm, numri mesatar i aplikantëve për pozicion ka pësuar rritje në krahasim me vitet e mëparshme, gjë që tregon për një interesim në rritje për t’u bërë pjesë e shërbimit civil” thuhet në raportin vjetor të DAP.

Të rinjtë me sytë nga shteti

Një tjetër tendencë që vihet re nga aplikimet që bëhen pranë DAP për t’u punësuar në shtet është interesi gjithmonë e më i lartë i të rinjve ndërkohë që dominojnë femrat.

“Numri i aplikantëve unik llogaritet të jetë 2706, nga të cilët 61.5% femra, dhe 38.5% meshkuj.  Mosha mesatare e aplikantëve është 32 vjeç. Mosha mesatare e aplikantëve për pranimin në shërbimin civil është 31 vjeç  Mosha mesatare e aplikantëve për ngritje në detyrë është 39 vjeç,” nënvizon raporti si disa prej gjetjeve të tij.

Sakaq DAP llogarit se në vlerë absolute, numri total i aplikimeve për të gjitha pozicionet e shpallura për vitin 2017 ishte 8606, nga të cilët rezulton se 3535 aplikantë plotësonin kriteret e përcaktuara në shpallje.

Punë ka por s’ka profesionistë?

Justifikimi tipik lidhur me punësimin këto vitet e fundit ka qenë ai i vendeve të lira të punës nga njëra anë dhe mungesës së profesionistëve nga ana tjetër. Edhe në administratën publike nuk janë plotësuar të gjithë vendet vakante nëpër institucione por kjo sipas DAP lidhet me periudhat e kufizuara të konkurrimit.

“Në përfundim të vitit 2017, si rezultat e procedurave të konkurrimit, emërimeve nga lista fituese, zbatimeve të vendimeve gjyqësore dhe transferimeve të përhershme, u plotësuan gjithsej 503 pozicioneve vakante, ose rreth 46.5% e nevojave të planifikuara sipas planit vjetor të pranimit. Rënia e përqindjes së zbatimit të planit vjetor të rekrutimit vjen për arsye të zhvillimit të procedurave të konkurrimit për një periudhë shumë më të kufizuar se sa vitet e mëparshme” nënvizon raporti.                            /MONITOR/ 

Tags: administrateendrragjithsecilitpunarinjtështetisytë

TË LIDHURA

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

22:57 | 08/10/2025
Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet
Aktualitet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
PS Vlorë prezanton kandidatën për bashki, Brunilda Mersini
Politikë

PS Vlorë prezanton kandidatën për bashki, Brunilda Mersini

20:36 | 08/10/2025
Next Post
Makina përplas për vdekje 18-vjeçarin në Fushë-Krujë

Përplasja me armë zjarri në Tiranë, një në pranga dy në kërkim. Do vrisnin...

ISIS kthehet në kërcënim për Evropën, paralajmëron ditë të vështira

ISIS kthehet në kërcënim për Evropën, paralajmëron ditë të vështira

Del e ‘pastër’, cila është gjyqtarja e Tiranës që konfirmohet në detyrë

Del e 'pastër', cila është gjyqtarja e Tiranës që konfirmohet në detyrë







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

by mirseda
22:57 | 08/10/2025
0

Aksident automobilistik në segmentin rrugor Qafë Mali Fierzë. Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar 300...

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

22:41 | 08/10/2025
Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

22:24 | 08/10/2025
Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

22:03 | 08/10/2025
Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com