Makinës së pedagogut Arben Haxhihyseni në Elbasan, i është vënë zjarri pak pas mesnatës.
Policia ka zbuluar se zjarri ishte i qëllimshëm dhe ka nisur hetimet.
Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “Qemal Stafa” dhe benzi ishte i parkuar poshtë shtëpisë se pedagogut 62-vjeçar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë
Më datë 29.04.2018, rreth orës 00:30, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan , ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç.
Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfiksja dhe policia kanë mbritur në kohë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku paraprakisht dyshohet zjarrvenie e qëllimshme