Një ditë më parë në mediat e shkruara ziente lajmi se mes Kosovës dhe Serbisë tashmë kishte filluar një luftë e re. Ku në thelb ishte një deklaratë e ish-kapitenit të Serbisë, Arton Zekaj, se ky i fundit kishte lënë të hapur mundësinë e kalimit tek kombëtarja e Kosovës.
Por duket se në këtë histori nuk ka pasur asnjë të vërtetë dhe vetë futbollisti ka përgënjeshtruar këto zëra në një intervistë për ”Novosotin”. Ai ka theksuar se nuk e merr në konsideratë fare këtë kalim të mundshëm.
“Kam pasur një ftesë nga ana e medieve dhe me atë rast kam folur për luftën e Sopotit (ekip serb) për mbijetesë. Askund nuk është përmendur asgjë që lidhet me atë temë, e pastaj shkoj në stërvitje dhe lexoj disa gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën.
https://tiranatoday.com/plas-mes-kosoves-dhe-serbise-dardanet-kerkojne-ish-kapitenin-e-tyre/
Nuk kam marrë asnjë ftesë dhe as që kam menduar ndonjëherë rreth kësaj çështjeje. Më besoni e kam kokën plot, s’pushojnë thirrjet telefonike, nuk e di çfarë të them më për diçka që nuk ka baza për polemika e sqarime.
Thuhet se do të luaja për Kosovën në rast se nuk përfshihem në planin e përfaqësueses A të Serbisë. Kjo është jo korrekte, pasi unë nuk jam askush që të “kërcënoja” dikë”, është shprehur Zeka.