E hënë, 26 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Habit Gjici: Fatkeqësi ajo që i ndodhi Skënderbeut, Guri nuk…

Kukësi do të përballet këtë fundjavë me kryesuesit e Skënderbeut dhe presidenti i klubit, Safet Gjici ka folur për gjithçka në lidhje me ekipin. Tema më e nxehtë në kampin verilindorë është Sindrit Guri, i cili është i shumëkërkuar nga ekipet jashtë vendit dhe pritet që transferimi i tij të jetë një rekord, ku deri tani janë ofruar plot 850 mijë dollarë për të.

Gjici po ashtu ka folur edhe për shansin e artë që ka Kukësi që këtë vit të luaj në Champions League, nëse mbetet në fuqi dënimi i UEFA-s mbi Skënderbeun. Ai nuk ka shprehur gëzim në këtë pikë, pasi korçarët dhe Kukësi janë të vetmet ekipe që kanë përfaqësuar Shqipërinë në Europë dhe e kanë ndihmuar shumë në rritjen e koeficientit.

“Për Gurin janë afruar shumë për të dhënë oferta dhe disa nga këto oferta janë të vërteta, por klubi i Kukësit pret ofertat me shkrim. Jemi në bisedime. Unë nuk kam përcaktuar çmim, natyrisht kjo varet nga klubet që do sjellin ofertat dhe nëse do biem dakord edhe për një përqindje të kartonit në momentin që mund të shitet diku tjetër” – shprehet Safet Gjici.

Kukësi, nëse Skënderbeu nuk do të lejohet nga UEFA, do të luajë në Champions League, por Gjici nuk gëzon për këtë, sepse nuk e ngre suksesin e vet te fatkeqësia e tjetrit.

“Ne nuk presim që të ndërtojmë mirësinë tonë nga fatkeqësia e tjetrit. Natyrisht që Skënderbeu, gjithashtu edhe Kukësi, i kanë dhënë tonin kampionatit shqiptar. Janë dy ekipe që kanë kaluar shumë ture në kupat e Evropës. Skënderbeu ka bërë shumë herë më mirë se sa Kukësi, sepse është future dy herë në grupe të Europa League dhe nga kjo ka përfituar gjithë futbolli shqiptar nga ecuria këtyre dy ekipeve, për t’u rritur koeficienti dhe kjo rritje, për futbollin shqiptar, përkthehet në lekë” – shton numri një i klubit verilindor pwr “Report TV”.

Ndërkohë, së shpejti pritet një stadium i ri në Kukës dhe shpresohet që këtë verë të nisin punimet.

“Projekt-ideja është, tani duam të bëjmë projekt-zbatimin, në kuptimin që të jemi të gatshëm për të nxjerrë fondet nga Qeveria 50% dhe 50% nga FSHF. Besoj brenda parametrave që parashikojmë ne, kur të mbyllet edhe sezoni, të fillojmë zbatimin e projektit” – përfundon presidenti i Kukësit, Safet Gjici.

Kukësi ndodhet në vendin e dytë në kampionat, me një distancë sigurie nga vendi i tretë, shumë larg nga vendi i parë, plot 14 pikë nga Skënderbeu.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një pasuri e vogël që provokon dhe turpëron të mëdhatë e paligjshme

Nga Preç Zogaj Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë publikoi para pak kohësh deklaratën e pasurisë së Kryeministrit Albin Kurti për vitin 2020. Gjithsej 529 euro...

Tokio/ 13 vjeçarja japoneze fiton medaljen e arit në ‘skateboard’ për femra

Ari i parë olimpik në ‘skateboard’ për femra iu dha 13-vjeçaries japoneze Momiji Nishiya në eventin në dëborë në Ariake Sports Park. Nishiya shënoi 15.26...

Gjykata e Lartë me 8 anëtarë, Meta firmos dekretin për gjyqtarin Artur Kalaja

Nga dita e sotme, Gjykata e Lartë përbëhet nga 8 anëtarë. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dekretin për emërimin e gjyqtarit Artur...

Merkato/ Juventusi do lojtarin e Junajtidit, vlen 50 milion

Juventusi ka nevojë për një sulmues, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me Kristiano Ronaldon, prandaj vëmendja kthehet te flaka e vjetër, tek një...

Drejt vaksinimit të detyrueshëm? Çfarë vendimi është marrë për shkollat

Në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka dhënë komentin e saj se si mund të procedohet...