Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një koferencë për median menjëherë pasi u kthye nga Gjermania. Ai deklaroj se shtete evropiane janë optimiste për hapjen e nogociatave me Shqipërinë.
I pyetur nga gazetari i Top Channel, se “a ua ka përmendur me emër ose me funksion ish ministrin Saimir Tahiri Kancelarja gjermane Angela Merkel ne takim?
Kryeministri zgjodhi të mos japë një përgjigje të drejtpërdrejtë.
“Me kancelaren kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e raportit të progresit, për ecurinë në 5 prioritet, në mënyrë të veçantë për ecurinë e reformës në drejtësi dhe patjetër për progresin e bërë me vettingun që siç e dini dhe ju përbën një moment shumë të rëndësishëm dhe ka një vëmendje shumë të veçantë nga të gjithë por edhe nga Kancelaria gjermane,” deklaroi Rama.