Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestag, Gunther Krichbaum, ia ka thënë dje në sy Edi Ramës se ‘hapja e bisedimeve me BE është e parakoshme’.
Me një status në Facebook, Krischbaum jo vetëm ka dhënë mesazhin e tij, por ka hedhur edhe një foto të Edi Ramës i cili duket se është i tërbuar nga ajo çfarë ka gjetur në Gjermani.
“Dje kam takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Bundestagun e Gjermanisë. Me këtë rast, personalisht i thashë atij se unë mendoj se hapja e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë me BE është e parakohshme në këtë fazë. Reforma e mëparshme ende nuk janë të mjaftueshme”.