Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që denoncon me emra persona që marrin rrogën nga Bashkia e Durrësit, e sipas tij janë me të kaluar të errët.
Një prej tyre, sipas denoncuesit është i punësuar si roje bregdetare, ndërsa bashkëshortja e tij shefe në bashki. Berisha thotë se trafiqet dhe korrupsioni janë kriter për ngritje në detyrë në qeverinë Rama
STATUSI I BERISHËS
Në narkoshtetin e Noriegës trafiqet dhe korrupsioni janë kriter themelor për ngritje në detyrë dhe punësim!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
“Mirëmbrëma Doktor Berisha! Jam një qytetar nga Durrësi që dua të denoncoj këta njerëz të korruptuar deri në thelb. Ervin Gagani trafikant droge i dënuar në Itali në mungesë Elton Gagani. Elton Gagani ka skafin e rojës bregdetare Durrës që merr taksa nga bashkia Durrës për monitorimin e plazhit po që e përdor për interesa personale. Nusja Elton Gaganit është e dënuar nga Gjykata për shpërdorim detyre tek QKR në Durrës dhe vazhdon akoma mban pozicionin e shefes në bashkinë Durrës. Vazhdon akoma merret me afera në bashkinë Durrës. Këta janë më të korruptuarit e Durrësit për korrupsion për vende pune dhe janë më të inkriminuarit e rilindjes. Janë thjesht të pathyeshëm nga mbrojtja që i bën kryetari. Ju lutem anonim. Ju uroj shëndet, mbarësi Zoti Berisha.”