Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Ekskluzive/Thellohet skandali; Pas GULF, gjeorgjiani hapi call-center me 1000 lekë të vjetra

7 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Ekskluzive/Thellohet skandali; Pas GULF, gjeorgjiani hapi call-center me 1000 lekë të vjetra

BARDHI QUKU/TIRANA TODAY

Firmat fantazmë duket se janë kthyer në një mundësi e artë përfitimi në tregun e pakontrolluar shqiptar. Kompania e tregtimit të naftës, Gulf, ishte një ndër shembujt ekzemplarë të skemës piramidale të firmave që hyjnë në tregun shqiptar pa u verifikuar më parë se kush qëndron pas tyre.Një nga administratorët e fundit të kompanisë “The Sun Petroleum Albania Trading” që furnizonte me naftë pikat e Gulfit në Shqipëri, gjeorgjiani Irakli Svanidze nuk ka qenë i përqendruar vetëm në fushën e përpunimit dhe nxjerrjes së naftës, por edhe në atë të telekomunikacionit, kryesisht në shërbime call-center.

https://tiranatoday.com/ekskluziveskandali-gulf-si-nisi-skema-e-mashtrimit-qe-ne-2013/

Administratori i “The Sun Petroleum Albania Trading” Irakli Svanidze i cili dha dorëheqjen tre ditë më parë duke dorëzuar kërkesën e largimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka operuar me skemën fantazmë edhe në fushën e telekomunikacionit. 

Irakli Svanidze ka themeluar një shërbim call-center duke e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit më 19 prill të vitit 2016 me emër subjekti “Puntocall”.Forma ligjore e call-center është “shoqëri me përgjegjësi të kufizuar” ndërsa zyrat qendrore i ka të vendosura në “Rrugën Shkëlqim Fusha, Godina Albvizion, Kati i dytë”, të paktën kështu figuron në QKB dhe në të dhënat e pasqyruara nga Open Data.Ashtu si në rastin e kompanisë “The Sun Petroleum Albania Trading” e cila zotëronte një kapital tejet të vogël për sipërmarrjen e saj, edhe në këtë rast gjeorgjiani e ka nisur punën e kompanisë me 1000 lekë të vjetra të cilat nuk mjaftojnë as për ujë dhe kafen e mëngjesit. Ndërsa aktivitetin e ka shtrirë në shërbim call-center dhe shërbim klienti.Ajo që konstatohet nga dokumentet e zotëruara nga Tirana Today është fakti se Irakli Svanidze është emëruar administrator që nga dita e themelimit të saj deri në 18 prill të vitit 2021.

Kjo shton edhe më shumë dyshimet se pas këtij administori fshihet një pronar që nuk identifikohet në Regjistrin Kombëtar të Biznesit ndërsa ortak i vetëm rezulton sërish gjeorgjiani, Irakli Svanidze, të paktën deri në 10 prill të vitit 2017 kur ka bërë edhe çregjistrimin e  kompanisë.

Irakli Svanidze ka autorizuar tre shqiptarë, Aigest Milo, Dhimitër Tashi dhe Eniana Sadikaj për të kryer procedurat e mëtejshme në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit.Në këtë periudhë, gjeorgjiani që administronte njëherësh kompaninë “The Sun Petroleum Albania Trading” administronte si ortak i vetëm edhe kompaninë “Punto-call”.

Duke ndjekur ekstraktin historik të kësaj kompanie në Regjistrin Kombëtar të Biznesit, gjeorgjiani ” Irakli Svanidze hap çështje në QKB duke depozituar kërkesën për likuidimin e  “Puntocall” pas vendimit të gjykatës për çregjistrimin e kësaj kompanie.Pavarësisht se gjeorgjiani Irakli Svanidze e kishte afatin e administrimit të kësaj kompanie deri në vitin 2021 ai e ka mbyllur atë në vitin 2017, vetëm një vit pas hapjes së saj.

Ai ka ndjekur të njëjtën skemë si në rastin e kompanisë “Sun Petrolium Albania Trading”, nga e  cila Irakli Svanidze dha dorëheqjen tre ditë më parë edhe pse ishte caktuar nga kompania kryesore offshore, “Universal Energy Group”, që të shërbente si administrator deri fundin e këtij viti.Gjeorgjiani Irakli Svanidze ka ndjekur të njëjtën skemë edhe me shërbimin call-center ashtu si në rastin e administrimit të kompanisë “Sun Petrolium Albania Trading”, duke e nisur me një kapital jashtëzakonisht të ulët investimi, ku njëra u mbyll dhe Gulf falimentoi.

Kjo ka nxjerrë në pah edhe mënyrën sesi operojnë “investitorët” e huaj në tregun informal shqiptar duke ndërtuar kompani fantazmë që falimentojnë “sa hap e mbyll sytë” dhe  administratorët e saj zhduken pa lënë gjurmë, duke lënë pas një gropë financiare tek njerëzit thjeshtë.

https://tiranatoday.com/video-gulf-zhvati-shqiptaret-meta-dhe-gjiknuri-benin-reklame-gjalleroje-ekonomine/

Këta të fundit bëhen viktima të këtyre kompanive që qeveritarët shqiptarë shpesh i prezantojnë me pompozitet si investime që gjallërojnë ekonominë e vendit, por që në të vërtetë po rezultojnë skema të mirëfillta piramidale.

TIRANA TODAY

Tags: 10:00Call CenterekskluziveGjeorgjianiGulfhapilekeskandalithellohetvjetra

TË LIDHURA

Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier
Aktualitet

Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier

10:17 | 24/05/2025
Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama
Politikë

Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama

09:47 | 24/05/2025
ANALIZA/ Shtresa e mesme përballë kostove të larta të jetesës! Për 70%, shpenzim kryesor mujor është ushqimi
Analizë

ANALIZA/ Shtresa e mesme përballë kostove të larta të jetesës! Për 70%, shpenzim kryesor mujor është ushqimi

08:30 | 24/05/2025
Next Post
Vidhet trofeu i Europa League

Vidhet trofeu i Europa League

Vjen përmbysja, Herrera i shënon supergol Tottenhamit (Video)

Vjen përmbysja, Herrera i shënon supergol Tottenhamit (Video)

Falimentimi i Gulf/Berisha denoncon: Olsi Rama qëndron pas skemës së tollonave

Falimentimi i Gulf/Berisha denoncon: Olsi Rama qëndron pas skemës së tollonave

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier
Aktualitet

Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier

by mirseda
10:17 | 24/05/2025
0

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë....

Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama

Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama

09:47 | 24/05/2025
Rigjen të bijën pas 44 vitesh, e moshuara padit qeverinë koerane!

Rigjen të bijën pas 44 vitesh, e moshuara padit qeverinë koerane!

09:43 | 24/05/2025
Steve Bannon zbulon se kur saktësisht u prish marrëdhënia midis Trump dhe Musk

Steve Bannon zbulon se kur saktësisht u prish marrëdhënia midis Trump dhe Musk

09:00 | 24/05/2025
Konfirmohen dy raste të lisë së majmunit në shtetin fqinj, autoritetet thirrje për masa

Konfirmohen dy raste të lisë së majmunit në shtetin fqinj, autoritetet thirrje për masa

08:57 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com