Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Arrestimi i kuksianëve/ MB: Opozita spekulon politikisht

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ministria e Brendshme i përgjigjet PD-së: S’ka pengesë ligjore për emërimin e ish-gjyqtarit Hysi

Ministria e Brendshme reagoi pas deklaratës së Partisë Demokratike, e cila publikoi videot e arrestimit të kuksianëve, pas protestës për taksën në Rrugën e Kombit.

Në një sqarim, dikasteri i ministrisë së Brendshme thotë se Policia e Shtetit konform ligjit ka bërë zbatimin e urdhërimeve nga organi i Prokurorisë.  Gjithashtu ministria sqaron se ndalimi dhe vlerësimi i masave të sigurisë është bërë nga Gjykata.

Sipas ministrisë qëndrimi i opozitës kundër Policisë së Shtetit nuk është veçse një spekulim i pastër politik. Sa i përket akuzave ndaj vëllait të ministrit Xhafaj, ministria thotë se nëse ka prova ato të dërgohen në prokurori.

Reagimi i ministrisë së Brendshme

Në përgjigje të deklaratave të zyrtarëve të PD, bërë pas takimit të Ministrit të Brendshëm me qytetarë të Elbasanit, e vlerësojmë të arsyeshme të reagojmë si vijon:

Lidhur me ndalimin e disa shtetasve, të cilët ishin pjesëmarrës në djegiet dhe shkatërrimet e pasurisë publike dhe asaj private në protestën e zhvilluar pranë tunelit të Kalimashit, Policia e Shtetit konform ligjit ka bërë zbatimin e urdhërimeve përkatëse të ndalimit të lëshuara nga organi i Prokurorisë, veprime të cilat në vlerësimin tonë janë tërësisht të ligjshme dhe në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.

Ndalimi dhe vlerësimi i masave të sigurisë është bërë nga Gjykata dhe është ky autoriteti, i cili vendos për lirimin ose jo të shtetasve të arrestuar.

Në kushtet kur politikanët opozitarë deklarues të sotëm e kuptojnë shumë mirë këtë çështje nga pikëpamja ligjore, qëndrimi i tyre kundër Policisë së Shtetit nuk është veçse një spekulim i pastër politik.

As policia dhe askush tjetër nuk mundet të imponojë gjykatën në vendimet e saj.

Ajo çfarë Policia e Shtetit mundet të sjellë në vëmendje në lidhje me këtë rast është fakti se disa prej të ndaluarve për këtë ngjarje janë persona përsëritës të veprave penale të ndryshme dhe disa edhe me precedent penalë.

Jemi të bindur se qytetarët e ndershëm të Kukësit, por jo vetëm ata, janë të distancuar nga elementë të cilët të drejtën e kundërshtimit edhe nëpërmjet protestës ndaj politikave të caktuara ekonomike të qeverisë e shfrytëzojnë për dhunë dhe qëllime të tjera politike.

Në respekt të ligjit, Ministria e Brendshme nëpërmjet SHÇBA-së bëri një verifikim të sjelljes së punonjësve të Policisë së Shtetit të angazhuar me mbarëvajtjen e protestës së Kalimashit dhe rezulton qartësisht se është respektuar i gjithë protokolli për këtë rast, si dhe janë respektuar në mënyrë shumë korrekte kërkesat e dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale.

Gjithkush nga politikanët opozitarë ka mundësinë të bëjë verifikimet përkatëse për sa më sipër dhe t’i rezervojë vetes të drejtën për të mos spekuluar politikisht.

Politikanë të caktuar të opozitës, të cilët e kanë bërë modë tashmë sulmin kundër Policisë së Shtetit, duhet të kuptojnë se sulmet absurde kundër këtij institucioni janë tërësisht në kundërshtim me interesin publik për rend dhe siguri dhe kanë vetëm një synim, të dëmtojnë punën e Policisë së Shtetit.

Për sa u përket sulmeve personale në adresë të Ministrit të Brendshëm dhe familjarëve të tij, sqarojmë se për to është dhënë përgjigje publike në mënyrë të përsëritur.

Vazhdojnë të flasin për njerëz dhe ngjarje, të cilat lidhen me kohën kur kjo opozitë ishte në qeveri dhe ka patur gjithë dijeninë dhe mundësinë për të bërë çfarë ajo pretendon se duhet të bëhet sot.

Gjithsesi, opozita ka sot gjithë lirinë dhe mundësinë e nevojshme që, nëse ka prova e fakte konkrete për zyrtarë të qeverisë, apo edhe për familjarë të tyre, të sillet në mënyrë serioze dhe në respekt të ligjit t’i prezantojë ato pranë organit kompetent, Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo është detyrë e çdo qytetari të përgjegjshëm në këtë vend.

Nga ana tjetër ndihemi të keqardhur që, në kohën kur policia po realizon aksione tepër të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar, kultivimit e trafikut të drogës dhe kapjes së autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale, në vend që të bëhen vlerësime, vijojnë sulmet mediatike, të cilat tentojnë të relativizojnë rëndësinë e këtyre aksioneve.

Njëherësh, është gati si fatkeqësi që njerëz, të cilët kanë pasur gjithë pushtetin e mundshëm për të bërë diçka kundër krimit e drogës, dhe nuk kanë bërë asgjë, të dalin sot e të kërkojnë llogari, sikur të kishin zbritur nga një planet tjetër.

Lufta kundër krimit ka një kriter të pazëvendësueshëm matës – atë të rezultateve.

Gjithçka tjetër është retorikë e kotë.

Tags: arrestimii kuksianëveMBopozitapolitikishtspekulon

TË LIDHURA

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet
Politikë

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet

12:04 | 16/08/2025
Konflikti në Korçë, 28-vjeçari u godit me thikë nga 41-vjeçari.
Aktualitet

Konflikti në Korçë, 28-vjeçari u godit me thikë nga 41-vjeçari.

09:39 | 16/08/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Rindërtojmë falas shtëpitë, rifinancim për bagëtitë e humbura
Aktualitet

Dëmet nga zjarret, Rama: Rindërtojmë falas shtëpitë, rifinancim për bagëtitë e humbura

20:29 | 15/08/2025
Next Post
Mourinho vs Guardiola/Diferenca shkon në dy, por portugezi…

Mourinho vs Guardiola/Diferenca shkon në dy, por portugezi...

Të drejtat e gazetarëve/UGSH miraton strategjinë e re

Të drejtat e gazetarëve/UGSH miraton strategjinë e re

11 shtator, kuqezinjtë do të përballen me Italinë

11 shtator, kuqezinjtë do të përballen me Italinë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet
Politikë

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet

by mirseda
12:04 | 16/08/2025
0

Parlamenti i ri do të nisë punën me diskutimin e ligjit të koncesioneve për të cilin u...

Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

11:26 | 16/08/2025
A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

11:13 | 16/08/2025
Nga persona non grata në mysafir VIP: Kthimi i madh i Putinit në skenën botërore

Nga persona non grata në mysafir VIP: Kthimi i madh i Putinit në skenën botërore

10:38 | 16/08/2025
Pas Samitit në Alaska, Air Force One kthen Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pas Samitit në Alaska, Air Force One kthen Trump në Shtëpinë e Bardhë

10:00 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com