Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Llalla: Lu ka kapur drejtësinë, sillet si prokuror e gjykatës në Shqipëri

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Donald Lu: Adriatik Llalla i korruptuar, pengoi drejtësinë

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka reaguar në lidhje me akuzat që ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu. Llalla thotë se sulmet personale të ambasadorit Lu janë të papërgjegjshme dhe të papranueshme.

Ish-kryeprokurori shkruan se ambasadori i ka dhënë vetes të drejtën të sillet si prokuror, gjykatës dhe juri.

Llala shkruan se “ishte Donald Lu ka deklaruar publikisht se unë jam nën hetim dhe pastaj duke më shpallur të fajshëm dhe me çfarë duhet të dënohem, pa patur asnjë provë dhe pa asnjë proces të rregullt.”

“Fatkeqësisht, qëndrimi ndaj meje është një tjetër rast në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme të Ambasadorit Lu për të ndikuar administratën e drejtësisë në Shqipëri, ndër të tjera duke sulmuar në mënyrë arbitrare të gjithë prokurorët, përfshi prokurorët e ndershëm dhe të devotshëm të cilët rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre për të luftuar trafikun e drogës dhe korrupsionin politik,” deklaron Llalla.

Deklaratë e plotë e Adriatik Lallës

Unë hedh poshtë në mënyrë kategorike akuzat tinzare për korrupsion të lëshuara kundër meje nga Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, gjatë javëve të fundit. Akuzat e Ambasadorit Lu janë pa bazë dhe do të provohen të pavërteta nëse do të paraqiten përpara çdo gjykate.

Përfitoj nga mundësia për të ripërsëritur në mënyrë të qartë dhe të prerë se unë kam mbështetur dhe vazhdoj të mbështes Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Unë mbështes çdo reformë që i shërben interesave të popullit shqiptar duke garantuar një sistem të pavarur drejtësie dhe ndarje të pushteteve. Por unë jam kundër çdo përpjekjeje për ta vendosur drejtësinë shqiptare nën ndikimin e kujtdo—qeverisë, partive politike, oligarkëve, apo interesave kriminale dhe të biznesit. Natyrisht, kurdo që ka qenë e nevojshme unë kam dhënë këndvështrimin tim për propozimet konkrete gjatë hartimit të reformës. Qëndrimet e mia kanë reflektuar gjithmonë shqetësimin tim të thellë për detyrimin tim si Prokuror i Përgjithshëm për të siguruar se prokuroritë vazhdonin të luftonin krimin dhe korrupsionin edhe gjatë kohës që hartohej reforma dhe për të ruajtur moralin e shumë prokurorëve dhe punonjësve publikë që janë të ndershëm dhe të pakorruptuar.

Natyrisht, është e drejta e publikut të shqyrtojë dhe gjykojë punën dhe arritjet e mia si Prokuror i Përgjithshëm, por unë nuk kam ndërmarrë kurrë asnjë hap apo veprim kundër reformës në drejtësi, nuk kam abuzuar kurrë me detyrën dhe nuk jam përfshirë kurrë në veprime korruptive.

Sulmet personale të Ambasadorit Lu janë të papërgjegjshme dhe të papranueshme. Për mua është e vështirë të kuptoj se si një ambasador i huaj mund të pretendojë të ketë dijeni për një hetim të supozuar nga autoritetet e vendit pritës. Ambasadori Lu jo vetëm që e ka futur veten e tij në procese hetimore vendase, por ai i ka dhënë vetes të drejtën të sillet si prokuror, gjykatës dhe juri duke shpallur publikisht se unë jam nën hetim dhe pastaj duke më shpallur të fajshëm dhe me çfarë duhet të dënohem, pa patur asnjë provë dhe pa asnjë proces të rregullt.

Fatkeqësisht, qëndrimi ndaj meje është një tjetër rast në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme të Ambasadorit Lu për të ndikuar administratën e drejtësisë në Shqipëri, ndër të tjera duke sulmuar në mënyrë arbitrare të gjithë prokurorët, përfshi prokurorët e ndershëm dhe të devotshëm të cilët rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre për të luftuar trafikun e drogës dhe korrupsionin politik. Sjellja e Ambasadorit Lu është shtrembërim i diplomacisë dhe dhunim i hapur i ligjve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Është momenti që Ambasadori Lu të ndalojë së abuzuari pushtetin e tij duke ndërhyrë në administrimin e sistemit të drejtësisë shqiptare.

Tags: drejtësinëGjykatëskakapurLlallaLuProkurorshqiperisillet

TË LIDHURA

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit
Aktualitet

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE
Politikë

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit
Politikë

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Next Post
“Rama sëmur edhe nënën për tu viktimizuar para shqiptarëve”

“Rama sëmur edhe nënën për tu viktimizuar para shqiptarëve”

Barcelona mposht Valencian dhe thyen rekordin pas 40 vitesh (Video)

Barcelona mposht Valencian dhe thyen rekordin pas 40 vitesh (Video)

Skënderbeu i papërmbajtshëm, gol nga goditje këndi (Video)

Skënderbeu i papërmbajtshëm, gol nga goditje këndi (Video)







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

by mirseda
22:28 | 17/02/2026
0

Presidenti i Perusë, José Jerí, u shkarkua nga detyra pasi Kongresi kritikoi mënyrën e tij të qeverisjes,...

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com