pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24betasusjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalvevobahismatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıbetgitbetgit girişcasinomilyonromabet girişromabetbetbey girişbetbeyholiganbet girişcasinomilyongameofbet girişholiganbetradissonbet girişgameofbetcratosroyalbet girişradissonbetgrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalbetsalvadorromabet güncel girişbetbey güncel girişholiganbet güncel girişgameofbet güncel girişradissonbet güncel girişcratosroyalbet güncel girişgrandpashabet güncel girişimajbet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetbetgitromabetbetbeyhititbetholiganbetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetCasibomikimislicratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibomJojobetgrandpashabet girişmarsbahis
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

FOTO/ Albi Nako i dashuruar marrëzisht, ja kush është vajza 21 vite më e re

8 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha

Një ndër divorcet më të bujshme të vitit që lamë pas, ishte pikërisht ajo e koreografit të njohur Albi Nako me ish-balerinën e trupës së tij, Klaudia Pepën. Por ndarja e tyre nuk u pasua me sherre e konflikte siç ndodh me çiftet zakonisht, pasi në një lidhje direkte në emisionin “Rudina”, ajo e përshëndeti me një mesazh duke e etiketuar si vëllain e madh, që i merr mendim dhe këshillohet për çdo gjë, edhe tani që janë ndarë. Sesa e vërtetë është kjo, nuk dihet, pasi çdo herë që Klaudia vjen në Tiranë, e shohim të takojë çdo mik apo koleg që ka lënë këtu, por kurrë Albin. E këto ditë prilli, Klaudia ka lënë Italinë për pak ditë, ku mes ish-bashkëpunëtorëve takoi showman-in e njohur Ardit Gjebrean, ndërkohë që Albi ndodhet në Bruksel me vajzën, që konsiderohet zëvendësuesja e Klaudias në trupën e baletit dhe jetën e tij private, Alba Hoxhën, 21 vite më të re se ai.

Ata shihen kudo bashkë dhe duket se Albi ka gjetur mënyrën për ta mbajtur në televizion, si prezantuese e rubrikës së motit në “Tv Klan”, këtë periudhë që trupa e baletit është shpërbërë, pasi televizioni nuk ka ndonjë spektakël ku ata të jenë pjesë e produksionit. Por ata shihen kudo bashkë jo vetëm në ambientet e televizionit, por edhe jashtë tij. Dëshmi e këtij fakti u bënë disa foto e video të publikuara nga një klinikë dentare, ku ata shfaqeshin shumë afër njëri-tjetrit si çift i vërtetë.

Burime pranë tyre kanë folur se ata në një farë mënyre e kanë pranuar lidhjen e tyre dhe ka shumë gjasa që marrëdhënia që kanë krijuar, shumë shpejt të shkojë drejt zyrtarizmit.

Alba Hoxha rrëfen 5 vitet me Albi Nakon: Nuk i pëlqeja, në fillim donte të më largonte nga puna
Ishim mësuar ta shihnim si balerinë të emisionit investigativ “Stop” në televizionin “Klan”, ndërsa tashmë do ta shohim çdo ditë duke na dhënë parashikimin e motit, projekt të cilin Alba tregoi pak javë më parë se i është besuar asaj. E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, Alba ka treguar se ka qenë pikërisht koreografi Albi Nako ai, i cili e kishte propozuar për këtë punë të re.

Por përpara kësaj, Alba pranon se në fillimet e saj si pjesë e trupës së koreografit të njohur, Albi nuk ishte edhe aq optimist për balerinën. Por, siç thotë edhe Alba, ndonëse me një fillim jo të mirë, me punë dhe ambicie ajo arriti të bëhej një ndër balerinat më të mira të trupës së Albi Nakos në televizionin “Klan”. “Kam vite që investoj në balet, plot 12 vite, kam pesë vite e gjysmë në trupën e Albi Nakos. Në “Klan” jam futur me audicion. Të them të drejtën nuk kam qenë mirë dhe Albi pas tri ditësh donte të më hiqte, më thoshte: “Ti je një dru i pagdhendur, trupi jot është si stekë rrënoje, fytyra jote si jastëk paje”. U demoralizova, por me punë dhe ambicie erdha këtu ku jam sot”, tregon Alba.

Ndërsa, sa i përket sfidës së saj të re, ajo e përshkruan atë mjaft të bukur dhe emocionuese, por shton se kurrë nuk do të heqë dorë nga baleti, profesion të cilin e konsideron edhe “dashurinë e parë” të saj: “Prezantimi i motit është një sfidë e re, të cilën e kam marrë me shumë dëshirë dhe do të jap më të mirën. Nuk mund të them që jam në notën maksimale, por po përpiqem shumë që të bëj më të mirën. Ky program është një sfidë, me të cilën unë jam duke punuar fort dhe besoj se do të kem një të ardhme të sigurt. Baletin nuk do ta lë, është dashuria ime e parë, nuk mund ta lë dot. Do jem gjithmonë e përkushtuar me baletin, do marr pjesë edhe nëpër spektakle në vijim”. Kjo deklaratë e saj dëshmoi faktin se tashmë ajo dhe Albi janë në partneritet edhe jashtë profesionit, pasi mënyra si shprehet, lë të nënkuptohen shumë gjëra.

Deklarata e Albi Nakos kur ishte ende i martuar: Alba po ecën në gjurmët e Klaudias
Për balerinën e trupës së tij, Albi Nako ka folur në ekran që në vitin 2016, kur ishte ende i martuar më Klaudia Pepën, por jetonin martesë në distancë, pasi ajo vazhdoi karrierën e pavarur, pas largimit nga televizioni “Mediaset” dhe spektakli “Amici”. Si anëtar jurie në panelin e “Dance with me”, pas një prej perfomancave të Albës, ai u shpreh se ajo kishte bërë përparime me punën e saj dhe se po ecte në gjurmët e Klaudia Pepës.

Kjo deklaratë e tij u nënkuptua nga kolegët e tyre, duke qenë se ende pa u deklaruar divorci në dhjetor të vitit 2016, Albi festoi ditëlindjen me Albën në krahun e tij të djathtë. Në foton ku po darkonte me trupën, ndihet që mes tij dhe Albës ekzistonte një afrimitet, ndryshe nga ai me balerinat e tjera. Duket se po përsëritet historia e tij me Klaudian, të cilën po ashtu e ka njohur në paskuintat e televizionit “Klan” dhe më pas vendosën të martoheshin live në programin e “E diela shqiptare”.
Martesa e tyre zgjati 4 vjet, deri kur koreografi i njohur, pas një viti thashethemesh, theu heshtjen në emisionin “Rudina”, ku rrëfeu divorcin nga balerina Klaudia Pepa. Po si nisi historia e Albit me Klaudian, nxënësen e babait të tij të njohur, Llaqi Nako, në fillim, e që më pas u bë balerina e trupës dhe partnerja në skenë e në jetë e Albit? Të gjithë e kujtojnë për herë të parë si partneren e Albi Nakos në klipin e tangos me titull “Dashurisë”, ku gjithçka, lloji i kërcimit, interpretimi, muzika, atmosfera e kostumet e balerinëve, i kushtoheshin kësaj ndjenje.

Videoja me muzikë të Flori Mumajesit dhe regji të Ardit Roshit, sillte një kërcim pasionant të çiftit të veshur me ngjyrën e kuqe të dashurisë. Pas këtij klipi nuk vonoi shumë dhe ata dolën hapur si të dashuruar, duke u kthyer në një dyshe të pandashme në televizionin “Klan”./panorama /

 

Tags: 21dashuruarështëFOTO/ AlbijakushmarrëzishtmeNakoReVajzavite

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Next Post

Kush janë të favorizuar dhe kur hapen aplikimet për kredi të buta

Mbytja e të moshuarës/ “Mbeta pa frymë kur pashë pusin hapur”, dëshmia prekëse e të shoqit

Sulmet mbi Siri/Ja armët e frikshme që përdorën SHBA-ja dhe aleatët







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

by mirseda
09:23 | 12/06/2026
0

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar për protestat qytetare që po mbahen prej 12 ditësh në Tiranë....

Formimi i qeverisë në Kosovë mbetet ‘peng’ i negociatave mes partive

09:20 | 12/06/2026
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

SPAK , Policia e Shtetit aksion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, disa masa sigurie

09:02 | 12/06/2026

“Revolucion”, “Shqipëri e Re”/ Marshimi masiv në Tiranë, jehon thirrja: Rama jep dorëheqjen!

22:59 | 11/06/2026

Korçë/ 4-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, transportohet në spital

22:47 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com