Pas protestave të djeshme, ku disa qindra protestues dogjën stacioni e ngritur nga firma koncesionare për kalimin me pagesë në Rrugën e Kombit në Kalimash, Policia ka arrestuar disa persona.
“News 24” raporton se sipas familjarëve policia ka mbërritur në orën 3 të mesnatës dhe ka bërë arrestimet.
“Policia ka ardhur në 3 të mengjesit në banesa. Nuk dimë ku i kanë dërguar familjarët tanë”,– mësohet të kenë familjarët.
Po ashtu të njëjtat burime bëjnë me dije se familjarët janë mbledhur pranë komisariatit të Kukësit.
Banorët e Kukësit janë përballur me ndërhyrjen e Forcave Speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Ende nuk ka një shifër zyrtare të arrestimeve, por mësohet jo zyrtarisht se disa persona janë prangosur nga policia.
Operacioni forcave speciale është kryer në koordimin me policinë. Prokuroria ka nisur hetim për shkatërrim prone.
Dhjetëra qytetarë protestuan dje në mesditë në rrugën e Kombit duke djegur sportelin e kompanisë koncesionare ky vilen paratë e kalimit në rrugë.