Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rusia shuplakë Shqipërisë, dëbon dy diplomatë

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Putin “sulmon” SHBA-të dhe aleatët e Trumpit: Po luani me zjarrin

Ministria e Jashtme ruse thirri sot ambasadorët e vendeve të huaja që kanë dëbuar diplomatë rusë, për t’u dorëzuar atyre nota proteste dhe për t’i informuar mbi kundërpërgjigjen e Rusisë. Vendet e njoftuara sot për dëbimet ishin 23, mes tyre edhe Shqipëria. Vendimi iu komunikua ambasadorit shqiptar në Moskë.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ka njoftuar ambasadorët e shumicës së vendeve që urdhëruan dëbimin e diplomatëve rusë se një numër i barabartë diplomatësh të tyre janë shpallur persona non grata.

Rusia njoftoi dje se do të dëbonte 60 diplomatë amerikanë si kundërpërgjigje ndaj hapit të ndërmarrë nga Uashingtoni.

Shtetet e Bashkuara deklaruan se nuk ka asnjë justifikim për largimin e diplomatëve amerikanë.

Mbrëmë, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë ku thuhej se veprimi i Moskës “shënon një keqësim të mëtejshëm” të marrëdhënieve midis SHBA dhe Rusisë.

“Dëbimi i zyrtarëve të padeklaruar të inteligjencës ruse nga Shtetet e Bashkuara dhe nga më shumë se 24 vende partnere dhe aleatë të NATO-s këtë javë ishte një përgjigje e përshtatshme ndaj sulmit rus në territorin e Mbretërisë së Bashkuar. Përgjigja e Rusisë nuk ishte e papritur,” thuhej në deklaratë.

Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë dhe Çështjet Publike, Heather Nauert, gjithashtu kritikoi veprimet e Moskës, të njoftuara më parë gjatë ditës nga ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov.

“Rusia nuk duhet të sillet si viktimë”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, duke vënë në dukje se viktimat e vetme dhe të vërteta janë ata që u helmuan më 4 mars me agjent nervor në qytetin britanik Salisbury.

“Është e qartë nga lista që na u dorëzua se Federata Ruse nuk është e interesuar për një dialog mbi çështjet që kanë rëndësi për dy vendet tona”, “Ne rezervojmë të drejtën për t’u përgjigjur”, tha zëdhënësja.

“Shtetet e Bashkuara janë më mirë me më pak spiunë rusë,” u tha zonja Nauert gazetarëve.

Moska mohon përgjegjësinë për sulmin me agjent nervor. Ajo thotë se sulmi është kryer nga shërbimet e inteligjencës britanike në mënyrë që Rusia të paraqitet në dritë të errët. Britania e hedh poshtë këtë pohim.

Ambasadori i SHBA në Rusi, Jon Huntsman – i cili u thirr të enjten në ministrinë e jashtme ruse – i tha Zërit të Amerikës se është dëshira e SHBA, që të ruajnë dialogun mbi çështjet që kanë rëndësi më të madhe.

“Të tilla janë stabiliteti strategjik dhe kontrolli i armëve; ato nuk janë vetëm çështje mes SHBA dhe Rusisë, por në të vërtetë ndikojnë në stabilitetin dhe mirëqenien e gjithë globit”.

Kryeministrja britanike Theresa May, në një telefonatë këtë javë me Presidentin Donald Trump, vlerësoi “reagimin mjaft të fortë” të Uashingtonit pas helmimit.

Shtëpia e Bardhë tha: “Dy udhëheqësit ranë dakord për rëndësinë e çmontimit të rrjeteve ruse të spiunazhit në Mbretërinë e Bashkuar dhe që Shtetet e Bashkuara të frenojnë aktivitetet klandestine ruse si dhe të parandalojnë sulme me armë kimike në territorin e tyre”.

Zoti Huntsman thotë se ballafaqimi me Rusinë nuk do të përfundojë edhe nëse Kremlini i kufizon kundër-masat në një përgjigje simetrike. Çështjet që ndajnë Perëndimin nga Lindja nuk kanë të bëjnë vetëm me helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij 33-vjeçare Yulia.

“…Një rezultat i suksesshëm do të ishte, që Rusia të tërhiqej nga aktivitetet keqdashëse dhe të bëhej një partner i përgjegjshëm”. Ai citon si shembull Sirinë, duke u ankuar se Rusia votoi pesë herë në Këshillin e Sigurimit kundër zhvillimit të hetimeve për përdorimin e armëve kimike nga Siria,” tha ambasadori Huntsman./VOA/

Tags: dëbondiplomatëdyrusiaShqipërisëshuplake

TË LIDHURA

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër
Aktualitet

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër

22:32 | 18/11/2025
Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki
Politikë

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

21:30 | 18/11/2025
Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi
Aktualitet

Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

21:05 | 18/11/2025
Next Post
Pas skandaleve, Facebook merr masa për mbrojtjen e të dhënave personale

Pas skandaleve, Facebook merr masa për mbrojtjen e të dhënave personale

Tërbohet Donald Trump: Kina të izolohet menjëherë, asnjë mëshirë për të!

Trump: Shpenzuam 7 trilionë $, por ngelëm me gisht në gojë

E rrallë/Djali gjen nënën e tij pas 37 vitesh

E rrallë/Djali gjen nënën e tij pas 37 vitesh







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër
Aktualitet

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër

by mirseda
22:32 | 18/11/2025
0

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë qarkun Shkodër këtë të martë, më 18 nëntor, kanë krijuar...

Iraku në ‘play-off’, kërkon Botërorin pas 40 vitesh

Iraku në ‘play-off’, kërkon Botërorin pas 40 vitesh

22:14 | 18/11/2025
Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump

Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump

21:51 | 18/11/2025
Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

21:30 | 18/11/2025
Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

21:05 | 18/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com