Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Vrasja e Ivanoviç/Zbulohen fakte tronditëse, ekzekutimi erdhi pas ultimatumit të Vuçiç (video)

8 vjet ago
in Të Gjitha
Vrasja e Ivanoviç/Zbulohen fakte tronditëse, ekzekutimi erdhi pas ultimatumit të Vuçiç (video)

 

Politikani serb i Kosovës Oliver Ivanoviç ishte kërcënuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç se do të vritet për shkaqe politike, nëse nuk i bashkohet Listës Serbe, partisë së serbëve të Kosovës që kontrollohet nga Beogradi.

Kështu të paktën pretendon një dëshmitar, ish ushtarak i Serbisë që kishte qëndruar bashkë me Oliver Ivanoviçin në burg në Mitrovicë, ku politikani i vrarë serb Oliver Ivanoviç po mbahej për krime lufte.

Derisa Ivanoviç është vrarë disa muaj pas lirimit në një atentat në veri të Mitrovicës, Goran Petroviç, shoku i tij i burgut është rrahur keq katër ditë pas vrasjes së Ivanoviçit, në një zonë në Beogradin e ri.

Dukagjini ka siguruar dëshminë me zë të Petroviçit. Pak minuta pas sulmit që i kanë bërë pesë persona që i ishin paraqitur si policë ai thërret kryetarin e republikanëve të Serbisë Nikolla Sanduloviç, të cilit i rrëfen për sulmin.

Aty ai tregon se ka qenë vetë Ivanoviç që i kishte treguar se është i kërcënuar nga Vuçiç. RTV Dukagjini posedon zërin e bisedës mes Petroviçit dhe politikanit Sanduloviç.

Në te jepen detaje rrëqethëse të sulmit dhe mesazhit që sulmuesit i kishin dhënë ish shokut të burgut të Oliverit. ”Harroje Oliverin”, ishte porosia.

Kryetari i Republikanëve të Serbisë, ka edhe disa incizime të tjera të bisedave me agjentë të UDB-së dhe dëshmitarë të tjerë që pretendojnë se Oliver Ivanoviç ishte vrarë për shkak të kishte refuzuar që të jetë pjesë e Listës Serbe.

Partia Republikane e Serbisë është partia e vetme serbe që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Dëshmitë rrëqethëse dhe një bisedë të gjerë rreth zhvillimeve në Serbi do ta ndiqni sonte, ku të ftuar do të jenë kryetari i Republikanëve Serb, Nikolla Sanduloviç dhe kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.

Tags: ekzekutimierdhifakteIvanoviçtronditëseultimatumitvrasjaVuciczbulohen

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Video/Strakosha kujton Palermon, debutimin fantastik me fanellën kuqezi

Video/Strakosha kujton Palermon, debutimin fantastik me fanellën kuqezi

Ndalohet i pafajshmi dhe lihet i lirë fajtori, ‘gabimi’ i Policisë Kufitare

Ndalohet i pafajshmi dhe lihet i lirë fajtori, ‘gabimi’ i Policisë Kufitare

Vuçiç trondit serbët: Kosova është e “pavarur”

Vuçiç trondit serbët: Kosova është e “pavarur”







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Akuza për falsifikim, Prokuroria e Fierit çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës
Aktualitet

Akuza për falsifikim, Prokuroria e Fierit çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

by mirseda
15:23 | 12/03/2026
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar këtë të enjte...

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi

Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi

14:21 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama

Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama

12:54 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com