Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Vuçiç trondit serbët: Kosova është e “pavarur”

8 vjet ago
in Të Gjitha

Presidenti serb Aleksander Vuçiç, i cili po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shpreh i zhgënjyer me mungesën e përkrahjes nga shtetet perëndimore, të cilat, sipas tij, nuk duan në asnjë mënyrë ta vënë në diskutim se kujt i takon territori i Kosovës.

Vuçiç tha për Televizionin serb “RTS”, se Perëndimi e konsideron të mbyllur çështjen e Kosovës. “Situata është e vështirë. Serbët po mbahen, por do të jetë e vështirë për ne”, tha ai.

“Nuk jam i kënaqur. Kam pritur mirëkuptim më të madh jo vetëm për serbët në Kosovë, por edhe për Serbinë”, ka thënë Vuçiç nga Nju Jork.

“Gjatë po flasim për të ardhmen e Serbisë, lidhur me Kosovën dhe po përpiqemi të gjejmë një kompromis. Pala shqiptare është duke bërë punën e saj, sikurse edhe bashkësia ndërkombëtare, unë u përpoqa ta nxirrja Serbinë nga humnera në sipërfaqe, qoftë edhe nëse goditemi nga erërat e stuhisë. Nuk jam i kënaqur “, tha Vuçiç, prcjell Telegrafi.Ai vuri në dukje se kishte shumë biseda të thella me njerëzit që vendosin për shumëçka.“Duket se ata janë të vendosur në parimin e respektimit dhe ruajtjes së pavarësisë së Kosovës, gjë që është shumë e vështirë për ne”, tha  presidenti serb. Ai shtoi se gjatë një interviste me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, i ka thënë atij se Serbia është e gatshme për kompromis, por se nuk do të sakrifikojë interesat e saj.

“Kjo ndodhi pas tri ditë takimesh të mundimshme dhe aspak të lehta, për të cilat nuk mund të flas shumë. Për të përgatitur një platformë për qytetarët tanë, më duhet të marr mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo për mua ishte një zhgënjim. Na mbetet të vazhdojmë të luftojmë. Kur veproni me përgjegjësi, rezultatet do të vijnë”, theksoi ai.

“Më duket se vendet perëndimore nuk duan të flasin në asnjë mënyrë se kujt i takon territori i  Kosovës. Ata e konsiderojnë këtë çështje të përfunduar”, tha Vuçiç.

“Për ta, çdo bisedë për këtë çështje do të thoshte hapje e kutisë së Pandorës. Kudo që shkova, nuk shkova në ndonjë ofensivë diplomatike, por ua shpjegova atë që ishte e drejtë. Thashë se ata e hapën kutinë e Pandorës duke mos respektuar Rezolutën 1244”, tha presidenti Vuçiç, duke shtuar se “ne sot po paguajmë çmimin e vendimeve tona të gabuara në të kaluarën”.

Tags: ështëpavarurtronditetVucic

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

“Barcelona dhe Manchester United ta harrojnë Griezmann”

Këngëtarja shqiptare në dasmë me Rita Orën: Na e bënë gogol

Rudi Xhuliani: Erdogan ta harrojë ‘kokën’ e Gulenit, SHBA-të s’e dorëzojnë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com