Kandidati republikan, Peter Lumaj, i cili shkoi në Shtetet e Bashkuara si një refugjat nga Shqipëria komuniste rreth 30 vjet më parë, tha të hënën, se ai ka refuzuar një ofertë të administratës Trump për t’u kthyer në Shqipëri, dhe për të qenë ambasador i SHBA-ve atje.
“Më është ofruar një punë për të qenë ambasadori i ardhshëm në Shqipëri për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara,” tha Lumaj për Komitetin Republikan të Qytetit . “E hodha poshtë, sepse mendoj se mund t’i shërbej shtetit më mirë këtu sesa të jem jashtë shtetit”.
Ai nuk tha se kur iu afrua oferta nga administrata Trump, e cila ka ecuar me hapa të ngadaltë për të mbushur poste të ndryshme diplomatike, raporton ctmirror.org.
Lumaj nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve rreth ofertës, duke thënë se duhej të largohej për një tjetër paraqitje në fushatë. Ai ka qenë i hapur për mbështetjen e tij ndaj presidentit. Lumaj është një avokat i imigracionit i cili thotë se ai punon në Nju Jork.
Ambasadori aktual i SHBA në Shqipëri është Donald Lu, një oficer i shërbimit të jashtëm i emëruar në këtë post në dhjetor 2017, i cili u vendos t’i shtyhej deri në muajin qershor. TIRANA TODAY