Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Punë e papërfunduar”, Meta flet për integrimin në BE: Fusha e re shahut…

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Punë e papërfunduar”, Meta flet për integrimin në BE: Fusha e re shahut…

Presidenti Meta ishte folësi kryesor në Panelin e veçantë dedikuar Ballkanit në Forumin e 6-të Global të Baku-së me temë: “E tashmja dhe e ardhmja e Ballkanit – bosht i sigurisë rajonale apo një fushë e re shahu gjeopolitik”.meta1Në fjalën e tij Presidenti Meta theksoi se projekti ynë i përbashkët, pavarësisht ndasive dhe konflikteve të së kaluarës, është integrimi në Bashkimin Evropian.

“E ardhmja e përbashkët e qytetarëve tanë në Ballkan, varet nga vetë vendet tona, nga aftësia jonë për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes me më shumë zhvillim dhe prosperitet për popujt tanë” – nënvizoi Presidenti Meta.

Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi se “projekti evropian, pa zgjerimin e plotë të BE-së në rajonin e Ballkanit, është një punë e papërfunduar. Paqja, stabiliteti dhe siguria e rajonit të Ballkanit nuk mund të merret e mirëqenë. Rajoni ynë në të shkuarën ka përjetuar luftra të përgjakshme sa herë që ka shërbyer si fushë beteje për interesat e fuqive të mëdha.”

Në fjalën e tij Presidenti Meta u ndal edhe në projektin madhor TAP, duke theksuar se “Realizimi i gazsjellësit TAP është një kontribut jo vetëm për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, por edhe me impakt strategjik për interesat ekonomike dhe të sigurisë energjetike të vetë BE-së”.

Duke iu referuar çështjeve të sigurisë, Presidenti Meta, nënvizoi se zgjerimi i NATO-s me vende si, Mali i Zi dhe potencilisht Maqedonia, dëshmon për një vullnet dhe mbështetje solide e të qartë të Aleancës dhe veçanërisht të SHBA-së për rajonin e Ballkanit.

Presidenti Meta nënvizoi në fjalën e tij se fatkeqësisht, sfidat e përditshme ekonomike të vendeve tona në epokën aktuale të globalizmit po frymëzojnë valë të reja të emigrimit masiv drejt BE-së, sidomos mes të rinjve të kualifikuar. Kjo “hemoragji e trurit” drejt Europës po krijon pasoja të shqetësuese për të ardhmen e shoqërive tona – theksoi Presidenti Meta.

Lidhur me zhvillimin e rajonit, Presidenti Meta, vlerësoi se Ballkani ka qënë ndër shekuj dhe do të jetë “nyjë lidhëse” e Lindjes me Perëndimin, duke shtuar se, ne inkurajojmë dhe mirëpresim investime nga të gjitha fuqitë emergjente ekonomike. Natyrisht ato nuk mund të përplasen me axhendën tonë të përbashkët Euro-Atlantike dhe me aspiratat demokratike të qytetarëve tanë.

“Në kohën e globalizimit, suksesi i ekonomive tona do të garantohet kur tregjet rajonale të integrohen shpejt dhe kur investimet e huaja nuk njohin kufij dhe barriera artificiale. Në kushtet e një tregu ballkanik dhjetra milionësh konsumatorë, nuk duhet të humbasin energji për tu përplasur me njëri-tjetrin, duke fragmentizuar tregun dhe duke dobësuar ekonomitë tona. Konkurrencën nuk e kemi me njëri-tjetrin, apo brenda rajonit tonë, por me kohën dhe sfidat e globalizimit.” – theksoi Presidenti Meta.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu bindjen se vendet e Ballkanit nuk do të dëshironin të ishin “protagonistë” në “fushën e re të shahut gjeopolitike”, ku përfitimet e shpejta ekonomike të momentit mund të rrezikonin paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e shoqërive tona. Destinacion final i vendeve të Ballkanit është BE.

“Strategjia e re e zgjerimit e BE-së duhet të shoqërohet me veprime konkrete. Çdo hezitim dhe çdo vonesë, apo vakum, do të plotësohet nga faktorët e tjerë, të cilët do të përpiqen të shfrytëzojnë frustrimin e  njerëzve” – u shpreh Presidenti Meta.

Tags: befletfushaintegriminMetapapërfunduarpuneshahut

TË LIDHURA

Merr flakë makina në bypass-in e Vlorës
Aktualitet

Merr flakë makina në bypass-in e Vlorës

16:27 | 07/06/2025
FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium
Aktualitet

FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium

16:23 | 07/06/2025
Rama ndan pamje mbresëlënëse të Gjireve të Karaburunit
Aktualitet

Rama ndan pamje mbresëlënëse të Gjireve të Karaburunit

16:07 | 07/06/2025
Next Post
Kur shqiptarët dhe malazezët bëhen bashkë, “shpartallojnë” kufijtë e BiH

Kur shqiptarët dhe malazezët bëhen bashkë, “shpartallojnë” kufijtë e BiH

Aksion i madh/ Në pranga 40 persona, mes tyre zyrtarë e policë

Aksion i madh/ Në pranga 40 persona, mes tyre zyrtarë e policë

“Kunata ime gënjeu publikisht, deputetja e PS-së e futi në këtë puç”

"Kunata ime gënjeu publikisht, deputetja e PS-së e futi në këtë puç"

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Merr flakë makina në bypass-in e Vlorës
Aktualitet

Merr flakë makina në bypass-in e Vlorës

by mirseda
16:27 | 07/06/2025
0

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në bypass-in e Vlorës. Mësohet se ngjarja ka...

FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium

FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium

16:23 | 07/06/2025
Rama ndan pamje mbresëlënëse të Gjireve të Karaburunit

Rama ndan pamje mbresëlënëse të Gjireve të Karaburunit

16:07 | 07/06/2025
Tifozi unik i Kombëtares me origjinë nga Struga, viziton Vlorën para ndeshjes me Serbinë

Tifozi unik i Kombëtares me origjinë nga Struga, viziton Vlorën para ndeshjes me Serbinë

16:05 | 07/06/2025
TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:58 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com