Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Basha sulmon Ramën: Mbështet dembelizmin, të varfrit i punëson pasi dalin në foto me mua

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Basha sulmon Ramën: Mbështet dembelizmin, të varfrit i punëson pasi dalin në foto me mua

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi Ramën se përmes skemës së re të ndihmës ekonomike ka lënë qindra familje pa asnjë të ardhur. Sipas tij Rama po i punëson disa qytetarë vetëm pasi kanë dalë në fotografi me kreun e PD-së.

Gjatë debatit në Parlament për këtë çështje, Basha u shpreh se Kryeministri simbolizon dembelizmin dhe parazitizmin në Shqipëri, duke u dhënë miliona miqve të tij pa punuar, ndërsa akuzon shqiptarët se nuk duan të punojnë.

“Shqipëria është e fundit në Evropë përsa i përket indeksit të lumturisë, sipas një raporti që doli dje. Në tre vitet e fundit Shqipëria ka rënë me 22 vende. Në grafikun e ndryshimit jemi në 9 vendet në botë që kanë pësuar ndryshimin më të madh, jemi përkrah Jemenit, Ukrainës së luftës civile dhe Venezuelën e Chavez dhe Maduros. Po në të njëjtët ditë indeksi i Institutit të Vienës tregoi se Shqipëria është vendi me portofolin më të zbrazur të qytetarëve të saj. më keq se Shqipëria është Kosova”, tha Basha.

Sipas tij “ti thua se ka vende pune, por s’kanë ku të punojnë. Derisa ata dolën në fotografi me mua dhe ti çove sejmenët e tu për ti futur në punë. E vërteta është që ti e ke futur ekonominë në kolaps. Vetëm në 3 muajt e parë të janë mbyllur 3 mijë biznese të vogla sipas QKR-së. Ky u jep para koncensionarëve të Fierit 6 milionë pa bërë punë fare, i jep lekë Vilmës pa bërë kontrolle fare. Nga ana tjetër akuzon shqiptarët se janë dembelë. Rama ka një ministër më injorant se vetja për çështjet e ekonomisë dhe kjo është arsyeja pse e ka katandisur në këtë gjendje”.

“Ti refuzon t’i shohësh ata që ke hequr nga ndihma ekonomike, sepse kjo të nxjerr bllof. Ke humbur çdo kontakt me popullin tënd të cilin e urren. Reforma e nisur në 2012 tani është marrë peng nga synimi yt për t’i përdorur të varfërit për mish për top. Jemi këtu për të konstatuar të vërtetën ashtu siç është, jo ashtu siç do ti. 70% e familjeve më të varfëra janë të përjashtuar nga ndihma ekonomike, thotë Banka Botërore.

Shqipëria renditet në vendin e 112 përsa i përket indeksit të lumturisë. Ti në këto 3 javë je përpjekur t’u thuash shqiptarëve se ka punë, por këta nuk duan të punojnë. Unë kam qenë familje më familje, ata kanë kërkuar për punë deri sa dolën në fotografi me mua. Ku janë shtuar këto vende pune?

Të flasësh në ajër është e thjeshtë. E vërteta është që ti e ke futur ekonominë në kolaps. Ju kujton shqiptarëve gjithmonë se janë dembel. Këta të koncesionarit të Fierit e të Elbasanit që marrin para pa punuar fare, çfarë janë? Ky është mbështetësi më i madh i dembelizmit dhe parazitizmit në Shqipëri. Ka dhënë miliona për miqtë e tij pa punuar fare. Ju merr shpirtin njerëzve të varfër. I heq nga ndihma ekonomike se kanë televizor. E dimë që Edi Rama nuk merr vesh nga ekonomia, nuk ka këshilltar për ekonominë, ka edhe një ministër më injorant për ekonominë”, tha Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Parlament”, tha Basha. 

Tags: bashadalindembelizminfotombështetmuapasipunësonRamënsulmonvarfrit

TË LIDHURA

Marta Kos kritikon Berishën, Rama: “Qentë le të lehin, karvani ecën.”
Politikë

Marta Kos kritikon Berishën, Rama: “Qentë le të lehin, karvani ecën.”

20:07 | 06/11/2025
Prej 10 shkurtit i arrestuar, Avokatja e Popullit viziton Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit
Politikë

Prej 10 shkurtit i arrestuar, Avokatja e Popullit viziton Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit

18:54 | 06/11/2025
Goditet rrjeti i mafias shqiptare në Spanjë, mbi dy ton drogë dhe 25 milionë euro të sekuestruara
Aktualitet

Goditet rrjeti i mafias shqiptare në Spanjë, mbi dy ton drogë dhe 25 milionë euro të sekuestruara

18:15 | 06/11/2025
Next Post
Helmimi i ish-spiunit/ Rusia hakmerret ndaj Britanisë me të njëjtën ‘monedhë’

Helmimi i ish-spiunit/ Rusia hakmerret ndaj Britanisë me të njëjtën ‘monedhë’

Tragjedia e 15 marsit/ Brenda dhimbjes së Gërdecit

10 vjet nga tragjedia e Gërdecit, banorët: Do të bëjmë vetëgjyqësi

“Lulzim, bëre mirë që nuk e le Saliun të vijë”, Balla kujton Gërdecin

“Lulzim, bëre mirë që nuk e le Saliun të vijë”, Balla kujton Gërdecin







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025




TË FUNDIT

SHBA-të kërkojnë zgjerimin e pranisë ushtarake në Siri
Bota

SHBA-të kërkojnë zgjerimin e pranisë ushtarake në Siri

by mirseda
20:14 | 06/11/2025
0

SHBA-të po kërkojnë të krijojnë një prani ushtarake në kryeqytetin sirian, Damask, deri në fund të vitit,...

Putin urdhëron rekrutimin e 130 mijë rusëve për luftën në Ukrainë

Putin urdhëron rekrutimin e 130 mijë rusëve për luftën në Ukrainë

20:10 | 06/11/2025
Marta Kos kritikon Berishën, Rama: “Qentë le të lehin, karvani ecën.”

Marta Kos kritikon Berishën, Rama: “Qentë le të lehin, karvani ecën.”

20:07 | 06/11/2025
Prej 10 shkurtit i arrestuar, Avokatja e Popullit viziton Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit

Prej 10 shkurtit i arrestuar, Avokatja e Popullit viziton Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit

18:54 | 06/11/2025
Ende nuk është martuar, Laert Vasili zbulon arsyen

Ende nuk është martuar, Laert Vasili zbulon arsyen

18:39 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com