Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Negociatat me Greqinë/Shehu: Emrat e debatuar duhet të tërhiqen

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Negociatat me Greqinë/Shehu: Emrat e debatuar duhet të tërhiqen

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha se emrat e grupit negociator me Greqinë që janë të debator duhet të tërhiqen.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Shehu tha se i takon Presidentit që të bëjë kërkime dhe më pas të japë vlerësimin për secilin negociator.  

“Më racionale do të ishte të tërhiqeshin. Ata emra që kanë debate për të shmangur këtë debat do ishte racionale të tërhiqeshin pa u zgjatur shumë, gjë që shoh se ky vullnet mungon. I takon Presidentit të Republikës të hulumtojë, të kërkojë sqarime dhe të marrë vendime përfundimtare për njërin apo për tjetrin. Por një gjë është që grupi i negociatorëve duhet të jetë i një niveli të lart,” tha Shehu.

Shehu deklaroi se grupi negociator duhet të jetë në nivelet më të larta profesionale dhe të integritetet, pasi përballë me palën greke do të jenë profesionistët më të mirë të Greqisë.

“Domosdoshmëria që Presidenti të verifikojë përbërjen e grupit negociator, qoftë sa i takon integritet të tyre, qoftë edhe sa i takon profesionalizmit të tyre. Po të dëgjosh Kotzias tha në Parlament se grupi i negociatorëve grekë do të jetë i përbërë nga personalitete të mëdhaja që Greqia ka të fushave dhe me një përfaqësues ndërkombëtar. Unë mendoj se nuk është e lehtë për ne ti vëmë përballë figura të shquara dhe kapacitete të tilla teknike palës greke. Prandaj është e domosadoshme që ne të mobilizojmë kapacitetet tona më të mëdhaja që ne kemi, të zgjedhur me shumë kujdes qoftë sa i takon integritetit, profesionalizimit dhe pse jo të kombinuar edhe me personalitete ndërkombëtare, deklaroi Shehu.

Shehu tha se nuk mund të bëhet asnjë hap tjetër në lidhje me negociatat me Greqinë pa marrë autorizmin e Presidentit. Këtë e thotë kushtetuta tha Shehu, pasi ka mendim tjetër ose duhet ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese ose ti drejtohet parlamentit me 94 vota për të ndryshuar kushtetutën.

“Unë gjykoj se nuk mund të bëhen hapa të tjera nëse mungon autorizimi nga ana e Presidentit për fillimin e negociatave. Ashtu sikundër duhet një autorizim i dytë për të firmosur marrëveshjen, ashtu sikurse duhet një firmë e tretë për të firmosur dekretin për të dekretuar vendimin e parlamentit pas ratifikimit të tij. 

Kush ka mendime dhe gjykime se ky interpretim nuk është i drejtë apo ka ndryshuar më vonë ka dy rrugë: Ose ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të kërkojë një interpretim të ri ose ti drejtohet Parlamentit me 94 vota dhe të ndryshojë kushtetutën. Unë nuk shoh rrugë tjetër legale për të devijuar linjën normale dhe kushtetuese të këtij procesi kaq të rëndësishëm. Prandaj ne jemi këtu për të zbatuar kushtetutën,” thaksoi Shehu.

Tags: debatuarduhetemratGreqinënegociatatShehutërhiqen

TË LIDHURA

Rritet rreziku në Lindjen e Mesme/ Ministria e Jashtme paralajmëron shqiptarët: Tregoni kujde
Aktualitet

Rritet rreziku në Lindjen e Mesme/ Ministria e Jashtme paralajmëron shqiptarët: Tregoni kujde

20:43 | 23/06/2025
Konflikti Izrael-Iran, Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmërim për shtetasit e saj
Aktualitet

Konflikti Izrael-Iran, Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmërim për shtetasit e saj

19:14 | 23/06/2025
Tension SHBA-Iran, nafta bie, tregjet të qëndrueshme
Analizë

Tension SHBA-Iran, nafta bie, tregjet të qëndrueshme

17:59 | 23/06/2025
Next Post
Ja pse futbolli është i bukur/Lojtarët nuk zbrisnin në fushë, Valero dhe Vecino anuluan derbin

Ja pse futbolli është i bukur/Lojtarët nuk zbrisnin në fushë, Valero dhe Vecino anuluan derbin

Foto/Trajneri i Iranit kishte të drejtë, Messi nuk është njerëzor

Foto/Trajneri i Iranit kishte të drejtë, Messi nuk është njerëzor

“Vdekje shqiptarëve”/reagon MPJ: Maqedonia t’i thërrasë mendjes

Arsyet përse Lista serbe është kundër Demarkacionit me Malin e Zi

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

22:47 | 21/06/2025




TË FUNDIT

Rritet rreziku në Lindjen e Mesme/ Ministria e Jashtme paralajmëron shqiptarët: Tregoni kujde
Aktualitet

Rritet rreziku në Lindjen e Mesme/ Ministria e Jashtme paralajmëron shqiptarët: Tregoni kujde

by mirseda
20:43 | 23/06/2025
0

Pas situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme lëshon një...

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Iranit kundërpërgjigjet SHBA-së: Po aq raketa sa bombat mbi impiantet bërthamore

Iranit kundërpërgjigjet SHBA-së: Po aq raketa sa bombat mbi impiantet bërthamore

20:07 | 23/06/2025
NYT: Irani informoi Katarin përpara sulmit, strategji e ngjashme me atë të vitit 2020

NYT: Irani informoi Katarin përpara sulmit, strategji e ngjashme me atë të vitit 2020

20:03 | 23/06/2025
Dëgjohen sirenat e alarmit edhe në Bahrein, mbyllet hapësira ajrore përkohësisht

Dëgjohen sirenat e alarmit edhe në Bahrein, mbyllet hapësira ajrore përkohësisht

20:00 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com