Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Paralajmëroi “goditjen” e politikanëve/Alibeaj: Kush do ta bëjë? Xhafaj që u mor peng me Audi?!

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ka shtruar disa pyetje ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në lidhje me vetingun në Policinë e Shtetit, që po diskutohet sot në Parlament.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj theksoi se vetingu në polici duhet bërë por është shprehur skeptikë për punën e uniformave blu.

Duke iu referuar deklaratës së Xhafajt se vetingu në polici nuk do të tolerojë as pushtetarët e lidhur me krimin, Alibeaj kujtoi këtu rastin e Saimir Tahirit.

“Dëgjuam ministrin e Brendshëm të na prediktonte që pasi të ndodhte vetingu në polici, krimi nuk do të gjente vend ku të futej, se s’do të kishte imunitet për asnjë politikan, të majtë apo të djathtë të lidhur me krimin.

Çfarë ke bërë për familjet kriminale? Ke kapur ndonjë? Çfarë ke bërë për 4 klanet mafioze? Ku janë? Tre drejtues të lartë të arratisur, policë, ku janë? Nezar Seiti, ku vajti filli? E meqë the për punën e imunitetit që nuk do të bëjë asnjë diskriminim majtas apo djathtas, deputetë të lidhur me krimin, çfarë qëndrimi mbajte ti për Saimir Tahirin? Ky është rasti për të treguar sa i mallëngjyer je për vetingun në polici. U duk madje fare qartë qëndrimi që mbajte. I quajte disa nga opozitarët mirëkuptues, disa të tjerë të ligj se të thamë ca të vërteta. Pyetja e parë është a duhet bërë vetingu në polici? Për këtë nuk ka asnjë lloj diskutimi.

Policia ajo e cila kapërdiset brenda unazës së Tiranës, është kthyer në një agjente tatimore që gjobit drejtuesit e automjeteve. Çfarë është Policia e Shtetit sot? Është imazhi i një Audi AA 003 GB me pasagjer qeveritar e cila shpërthen çdo postbllok policor.

Vetingu duhet bërë, po kush ta bëjë? Ta bëjë Edi Rama, arkitekti i gjithë kësaj katrahure? Ta bëjë Saimir Tahiri? I pari që do të duhet të kishte kaluar vetingun duhet të ishte ai, duke i hequr imunitetin. Ministër i Brendshëm, do ta bësh ti? Ti që krijove katrahurën e vetingut gjyqësor, produktin e të cilëve e pamë se çfarë ishte? Ringjalle dhe njëherë fantazmat e diktatutës. Pavarësisht kontributit që ju dhamë në Komisionin e Ligjeve dhe për shkak të nevojës që ka vendi sot, jeni lidhur dhe jeni marrë peng”, u shpreh deputeti demokrati Enkelejd Alibeaj./

Tags: AlibeajaudibëjëgoditjenkushparalajmëroipengpolitikanëveXhafaj

TË LIDHURA

Ushtria shpëton 220 dele që rrezikoheshin nga përmbytja e shkaktuar nga vërshimi i Semanit
Aktualitet

Ushtria shpëton 220 dele që rrezikoheshin nga përmbytja e shkaktuar nga vërshimi i Semanit

13:06 | 13/01/2026
Fshatrat e Dimalit nën ujë, rrjedhja e lumit Osum përmbyt serat dhe të mbjellat e fermerëve
Aktualitet

Fshatrat e Dimalit nën ujë, rrjedhja e lumit Osum përmbyt serat dhe të mbjellat e fermerëve

12:55 | 13/01/2026
Ishte nisur për të punuar tokën dhe humbet kontrollin e mjetit, plagoset bujku 64-vjecar
Aktualitet

Ishte nisur për të punuar tokën dhe humbet kontrollin e mjetit, plagoset bujku 64-vjecar

12:14 | 13/01/2026
Next Post
“Të pushkatohen, listat gati”, ish-kryeministri kujton viktimat e bombës te Ambasada Sovjetike

“Të pushkatohen, listat gati”, ish-kryeministri kujton viktimat e bombës te Ambasada Sovjetike

Luan Rama pyet kryeministrin: Ç’po ndodh me 124 kriminelët e drogës?

“Vettingu i policisë”/Luan Rama: Zoti Ministër ku është lista me 127 emra trafikantësh?

Video/Ekzekutuan biznesmenin në ish-Bllok, identifikohen autorët

Video/Ekzekutuan biznesmenin në ish-Bllok, identifikohen autorët







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, DATA kur do të konkurrojë Shqipëria
Bota

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, DATA kur do të konkurrojë Shqipëria

by mirseda
13:10 | 13/01/2026
0

Shorti i gjysmëfinaleve të edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest ka përcaktuar si do të ndahen...

Ushtria shpëton 220 dele që rrezikoheshin nga përmbytja e shkaktuar nga vërshimi i Semanit

Ushtria shpëton 220 dele që rrezikoheshin nga përmbytja e shkaktuar nga vërshimi i Semanit

13:06 | 13/01/2026
Protestat antiqeveritare në Iran/ Zyrtari: Numri i viktimave shkon në rreth 2.000 të vrarë

Protestat antiqeveritare në Iran/ Zyrtari: Numri i viktimave shkon në rreth 2.000 të vrarë

13:02 | 13/01/2026
Fshatrat e Dimalit nën ujë, rrjedhja e lumit Osum përmbyt serat dhe të mbjellat e fermerëve

Fshatrat e Dimalit nën ujë, rrjedhja e lumit Osum përmbyt serat dhe të mbjellat e fermerëve

12:55 | 13/01/2026
OKB ngre alarmin: Mbi 100 fëmijë janë vrarë në Gaza, bombardimet kanë vazhduar

OKB ngre alarmin: Mbi 100 fëmijë janë vrarë në Gaza, bombardimet kanë vazhduar

12:32 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com