Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Thaçi i prerë: Pa njohje reciproke, s’ka anëtarësim për Serbinë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Thaçi i prerë: Pa njohje reciproke, s’ka anëtarësim për Serbinë

Në një intervistë të gjatë dhënë emisionit “Pressing” të televizionit rajonal “N1”, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka përmbyllur me sukses mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë, se pret që, në fund të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se shpreson dhe beson se viti 2018 do të jetë viti i një marrëveshjeje historike midis Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura dhe sovrane.

“Kjo marrëveshje do të çojë në një normalizim të plotë të marrëdhënieve tona dhe njëherësh në pajtimin e popujve tanë. Paqja mes Kosovës dhe Serbisë do të thotë paqe për Ballkanin Perëndimor. Paqja është gjithashtu një mesazh për evropianizimin e të gjithë hapësirës në të cilën jetojmë. Shpresoj se do të jetë një marrëveshje e standardeve dhe modelit evropian. Bashkimi Evropian tani duhet të marrë rolin e tij aktiv, dinamik dhe udhëheqës, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është momenti dhe lidershipi i duhur për arritjen e marrëveshjes që ka munguar në njëqind vjetët e fundit dhe që do ta hapë perspektivën për brezat e ardhshme”, ka thënë Thaçi.

Kreu i shtetit theksoi se nëse ka vullnet të mirë, nëse tregojmë përgjegjësi të lartë shtetërore dhe historike për t’u orientuar drejt së ardhmes, pres që do të ketë vullnet të ndërsjelltë për njohjen e dyanshme.

“Kosova është gati, por një gjë është e sigurt: as Serbia dhe as Kosova nuk do të kenë një të ardhme evropiane pa një marrëveshje të përbashkët dhe njohje të dyanshme. Pra, as Serbia nuk mund të bëhet pjesë e familjes evropiane pa njohjen e kosovës. Prandaj, sa më parë ta bëjë Serbia këtë, aq më mirë do të jetë për vetë Serbinë”- u shpreh Thaçi.

Thaçi tha se ndërtimi i shtetit të Kosovës nuk është një garë dhe nuk është i orientuar kundër Serbisë.

“Serbia gabon kur pretendon se po merret me Kosovës dhe që po humb kohë për ta bllokuar Kosovën. Këshilla ime është që përqendrohen në punët e tyre dhe të mos merren me Kosovën, sepse kjo është vetëm humbje energjisë për ta, ngase pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm. Jam i vetëdijshëm për sfidat që kemi në drejtim të konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, por njëherësh jam i bindur se Kosova do të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara, UNESCO-s, Interpol-it dhe të gjithë mekanizmave ndërkombëtare”- ka thënë presidenti i Kosovës.

Në pohimin e moderatorit se asnkush nuk i kërkon Serbisë të njohë Kosovës, Thaçi tha se është e rëndësishme që kjo çështje tashmë ka filluar të diskutohet dhe se njohja e Kosovës do të jetë kusht për Serbinë.

Ai tha se Serbisë nuk do t’i lejohet që t’i bashkohet Kosovës, sepse BE-ja nuk është e interesuar për krijimin e një Qiproje të dytë në Evropë. Gjithashtu, thotë Thaçi, së shpejti do të vijë edhe tema e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që, sipas tij, do të jetë në fakt një formë e njohjes së pavarësisë.

Thaçi theksoi se “pyetja që shtrohet është se si mendon Serbia të hyjë në BE, me cilin territor? Me Kosovën si pjesë e territorit të saj. Jo, kurrë. Me cilën popullsi? Me popullin e Kosovës si pjesë e Serbisë? Kurrë”, ka shtuar ai.

I pari i vendit theksoi se Kosova ka mirëpritur strategjinë e paraqitur nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, mbi zgjerimin e BE-se në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Kosovës, edhe pse, siç tha ai, priste qartësi më të madhe.

“Por, ka kohë që kjo strategji të ndryshohet dhe korrigjohet. Duhet të përmbushim obligimet tona. Kosova do të ketë liberalizimin e vizave dhe një rrugë të sigurt evropiane”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, Thaçi tha se, përkundër faktit që ende nuk është dënuar askush për rreth 400 masakra të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë nga vetë shteti serb, Kosova ka treguar vullnet të mirë për krijimin e Gjykatës Speciale, edhe pse ai e konsideron atë si një padrejtësi historike.

Thaçi nënvizoi se bëhet fjalë për padrejtësi në pretendime për drejtësi. Ai tha se ky është çmimi i lirisë që Kosova po e pagun për ta ruajtur partneritetin me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në.

“Për shkak të bashkëpunimit më SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, Kosova ka themeluar këtë gjykatë. Por ne gjithmonë e kemi vlerësuar këtë gjykatë si një padrejtësi historike, sepse historia nuk mund të rishkruhet, dhe njëherësh Kosova ka qenë viktimë e gjenocidt të kryer nga Serbia dhe i kemi rezistuar një diktatori, Sllobodan Millosheviqit”-ka thënë Thaçi.

Thaçi theksoi se Kosova do të bashkëpunojë ngushtë me drejtësinë ndërkombëtare dhe shtoi se gjykata do të funksionojë me legjislacion të Kosovës dhe me autoritete ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi tha se Kosova nuk ka asgjë për të fshehur dhe se është në interes të përgjithshëm që e vërteta të ndriçohet. I pyetur në Kosova do t’i heq vizat për Bosnjë e Hercegovinën, presidenti Thaçi tha se Kosova duhet të ketë marrëdhënie të mira me Bosnjë e Hercegovinën dhe se kjo është e interesit të dyanshëm.

“Ata duhet të çlirohen nga ndikimi i “Republika Srpska”-s. Por, populli i Kosovës ka dhënë një kontribut të madh për çlirimin e Bosnjë e Hercegovinës. I ftoj autoritetet e këtij vendi që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Kjo është edhe në interesin e tyre”-ka thënë Thaçi.

Tags: anetaresimi prerel reciprokenjohjepaS`kaSerbinëThaci

TË LIDHURA

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Plagosi rëndë presidentin amerikan për aktoren e Hollywood

Plagosi rëndë presidentin amerikan për aktoren e Hollywood

Mourinho “ironizon” Chelsean: Çuditërisht u shpallën kampion sezonin e kaluar

Mourinho “ironizon” Chelsean: Çuditërisht u shpallën kampion sezonin e kaluar

Jeta me tufën e bagëtive, historia e bariut dhe tradita 200-vjeçare

Jeta me tufën e bagëtive, historia e bariut dhe tradita 200-vjeçare







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Motorçiklisti rrëzohet pranë stadiumit të Elbasanit për mungesë sinjalistikë
Aktualitet

Motorçiklisti rrëzohet pranë stadiumit të Elbasanit për mungesë sinjalistikë

by mirseda
18:20 | 27/10/2025
0

Një aksident është shënuar gjatë ditës së sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një motor i shërbimit...

Osmani kërkoi viza elektronike për kosovarët gjatë takimit me Princin e Kurorës Saudite

Osmani kërkoi viza elektronike për kosovarët gjatë takimit me Princin e Kurorës Saudite

18:17 | 27/10/2025
Lituania do të mbyllë kufirin me Bjellorusinë pas shkeljeve të hapësirës ajrore nga balonat

Lituania do të mbyllë kufirin me Bjellorusinë pas shkeljeve të hapësirës ajrore nga balonat

18:08 | 27/10/2025
Balluku nën hetim nga SPAK, Dumani: Prokurori Prençi ka mbështetjen time për hetimin e çdo çështjeje

Balluku nën hetim nga SPAK, Dumani: Prokurori Prençi ka mbështetjen time për hetimin e çdo çështjeje

18:06 | 27/10/2025
Dumani: Presion nga krimi e politika, s’ka ekstradime nga Dubai

Dumani: Presion nga krimi e politika, s’ka ekstradime nga Dubai

17:27 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com