Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“PD po zhduket; Basha patericë e Ramës, s’po mbron as Shkëlzenin”  

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“PD po zhduket; Basha patericë e Ramës, s’po mbron as Shkëlzenin”  

Një ndër figurat politike më të rëndësishme të historisë së Partisë Demokratike dhe njëherësh një nga kritikët më në zë të kreut të kësaj force politike, Astrit Patozi, ka folur në detaje mbi situatën ku ndodhet kjo selia blu, por edhe për mënyrën sesi po sillet ndaj realitetit politik dhe ekonomik në vend.

Sipas Patozit, Basha po e çon PD-në drejt zhdukjes edhe pse ai nuk do të donte që të vinte një ditë e tillë për opozitën. Ndërsa saktëson se vetë kreu i saj është shndërruar në një patericë të qeverisë Rama.Në një interivistë për emisionin “Oktapod” në Vizion Plus, Patozi shpjegoi se Basha po bën rolin e patericës pasi ai  nuk po mbron dot as eksponentët e tij, siç është rasti i djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha që po sulmohet nga shumica mbi aferën ÇEZ. Ndërsa shtoi se PD ndodhet në ditët e saj më të këqija, ndaj sipas tij, nevojitet reflektim.Në një interivistë për emisionin “Oktapod” në Vizion Plus, Patozi shpjegoi se Basha po bën rolin e patericës pasi ai  nuk po mbron dot as eksponentët e tij, siç është rasti i djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha që po sulmohet nga shumica mbi aferën ÇEZ. Ndërsa shtoi se PD ndodhet në ditët e saj më të këqija, ndaj sipas tij, nevojitet reflektim.

Intervista e plotë:  

Besoni që me kalimin e viteve e ka lënë nuhatja Sali Berishën për të kuptuar se çfarë ndodh?

Nuk besoj. Sepse nuhatja është instiktive, dhe nuhatja është një dhunti që njeriu o e ka o se ka.

Nuk keni frikë që dalëngadalë, ju flisni dhe Basha vepron dhe nuk po lë hapësirë për një mendim ndryshe?

Ka zëra të fortë dhe autoritarë, kritikë është një parti që ende ka shpresë. Nëse ky fluks i madh njerëzish do të largohen do të shkojnë në shtëpitë e tyre, do të merren me një lëvizje tjetër politike, do të ikin nga PD-ja, sigurisht që Partia Demokratike do të mbetet shumë keq. Do të mbetet në ditën e saj më të zezë. Dhe unë uroj që kjo ditë të mos vijë kurrë.

Nuk do të presim që Basha të gabojë në zgjedhjet e radhës për një arsye: Sepse ka gabuar tashmë mjaftueshëm për të mos iu falur gabimet. Unë mendoj që publiku ka synim të dijë konceptin.

Pra, se çfarë synon ky projekt. Ajo që do të ndodhë është kjo: Në rast se PD, nuk do të ketë vendin që kjo platformë, e vetmja sipas meje që mund ta bashkojë dhe ringrejë atë është se PD mund të ringrihet vetëm në rast se kapërcen vetveten.

Nëse nuk miratohet, ne në bashkëbisedim me mijëra demokratë që e mbështesin platformën tonë, do të vijojmë aksionin tonë politik. Unë nuk e di se çfarë mund të ndodhë, por unë di vetëm këtë që idesë tonë do t’i shkojmë deri në fund dhe nuk ka asnjë forcë që mund të na ndalojë. Dhe për ta bërë këtë gjë nuk ka nevojë për supermenë, por ka nevojë për disa njerëz, për disa burra dhe gra që ka dy cilësi sipas meje: E para, të jenë të pa kërcënueshëm, dhe shantazhueshëm, dhe e dyta të keni një bazament principesh.

Nëse PD, sot do të vijojë të bëjë patericën e qeverisë, duke vijuar këtë lloj sistemi që do ta çojë drejt zhdukjes atë vetë, ajo do ta çojë drejt zhdukjes.

Bashës i mungojnë elementet kryesorë që duhet të këtë një politikan për të udhëhequr PD-në.

Mendoni dhe ju si disa njerëz, që janë këshilltarët e këqij që e bëjnë të gabojë Bashën?

Tani unë nuk kam dëgjuar ende sot që një lider politik të ketë këshilltarët më të zotë se veten. Këshilltarët merren për të plotësuar staturën, ose institucionin politik të një lideri. Dhe ata nuk mund të fajësohen për krime që nuk i kanë bërë kurrë.

I keni thënë grupit, Jozefinës, që bëmë gabim që nuk krijuam parti të re?

Jo. Në asnjë rast.

E ke menduar me vetën tënde që bëmë gabim që nuk krijuam një parti?

Jo e fundit që do të mendoja. Kjo është gjëja më e arsyeshme. Unë vetë, por edhe miqtë e mi që jemi shumë nuk jemi nisur nga kjo premisë. Ne kemi dashur të kundërtën e kësaj. Ne kemi dashur që përmes reformimit, kë kemi një model të ri në politikën shqiptare.

Pas Berishës, ju keni qenë i pari që jeni larguar dhe keni thënë që unë nuk marr më post të rëndësishëm?

Jo unë e kam bërë në fakt, pak më përpara. Ato që njerëzit duhet të kuptojnë porsa më përket mua, është kjo: për konceptin tim politik, dhe për nevojën që ka kjo shoqëri për një shkundje, dhe për goditjen e sistemit që duhet të bëjë opozita, pasi qeveria nuk mund ta bëjë pasi është e rehatuar unë kam 5 vjet që flas. Unë nuk kam pritur 18 majin, apo listën e Lulzim Bashës. Unë kam 5 vjet që po bëj të njëjtën gjë.

Jeni dakord që Shkëlzen Berisha po sulmohet politikisht?

Në një farë mënyre po, sa kohë që nuk gjej asnjë akuzë e cila të jetë e mbështetur në prova dhe fakte.

Ju duket e çuditshme që PD nuk reagon?

Jo, unë besoj që PD-ja nuk ka arsye pse të shpenzojë shumë energji, sidomos në rastet kur akuzat tingëllojnë të pambështetura. Janë sulme politike. PD sipas meje duhet të ishte e hapur ndaj një drejtësie të munguar, por kurrsesi nuk mund të duartrokiste apo të hapte krahët për një drejtësi selektive. Por, duhet ta bënte në mënyrë shumë elegante dhe konsistence. Ajo nuk e bëri këtë gjë.

A mendon se vetëm e LSI, PD vjen në pushtet?

Jo.  Unë mendoj që në pushtet vihet vetëm nëse bëhesh i besueshëm dhe shpresëdhënës për publikun dhe shoqërinë shqiptare e cila sot është në një ngërç shumë të madh politik.

Nëse për një ditë do të ishe në vend të Lulzim Bashës, çfarë do të bëje?

Do të bashkoja PD-në.

Si mund të bashkohet Lulzim Basha me juve? Ju jeni rrezik për Lulzim Bashën? 

Po në rast se do të jem unë kryetari, ia jap mundësinë. Meqë është ai, ai nuk e jep këtë mundësi dhe është problemi i tij nuk është problemi im.

Ju jeni të rrezikshëm për Lulzim Bashën? Si ka mundësi të jetë ai prijësi dhe nuk jeni ju?

Ky është opinion, nuk është fakt. Ky është problemi i Lulzim Bashës, jo i imi. Unë nuk dua të mbetem peng i mllefeve dhe inateve sepse jeta është shumë e shkurtër. TIRANA TODAY

Tags: bashambronpatericePDRamësShkëlzeninzhduket

TË LIDHURA

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha
Aktualitet

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

22:25 | 31/05/2025
Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital
Aktualitet

Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital

21:38 | 31/05/2025
Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu
Aktualitet

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu

20:23 | 31/05/2025
Next Post
Dëbohet nga ujërat e Qipros anija-sondë Italiane

Dëbohet nga ujërat e Qipros anija-sondë Italiane

“S’ka lindur burrë a grua të heqë emrin e Çamërisë”, protestë para ambasadës greke

"S'ka lindur burrë a grua të heqë emrin e Çamërisë", protestë para ambasadës greke

Vrau vogëlushen për inat të burrit, çifti “mallkon” veten natë e ditë

Vrau vogëlushen për inat të burrit, çifti “mallkon” veten natë e ditë

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com