Një 83-vjeçar nga fshati Balldre, në qarkun e Lezhës, është dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Vendimi është dhënë pas hetimeve që zbuluan përfshirjen e tij në një skemë të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të tokës.
I moshuari është shpallur fajtor për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Ai rezulton të ketë përdorur dokumente të falsifikuara për të përvetësuar ose legalizuar sipërfaqe toke në mënyrë të paligjshme.
Njoftim:
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin Luigj Paloka, 83 vjeç, banues në fshatin Balldre, të cilin kjo Gjykatë e ka dënuar me 5 vjet burgim, në kuadër të një procedimi për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.