Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Vrasja e Ivanoviç/Serbia mban peng Kosovën

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Vrasja e Ivanoviç/Serbia mban peng Kosovën

Autoritetet në Prishtinë nuk po arrijnë të sigurojnë informatat nga Beogradi në lidhje me zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Katër kërkesa, në formë të shkruar, i janë nisur Qeverisë së Serbisë nga Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, por asnjë prej tyre nuk është kthyer në Prishtinë me përgjigjet në lidhje me informatat që u janë kërkuar autoriteteve serbe.

Qeveria e Kosovës, sipas ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri është shumë e interesuar që autori apo autorët e kësaj vepre kriminale të dalin para drejtësisë.
Oliver Ivanoviç, ishte qëlluar për vdekje më 16 janar, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte lider i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

Ai ishte qytetar i Kosovës, por kishte edhe shtetësinë e Serbisë, andaj ishte paralajmëruar që hetimet të përfshijnë edhe shkëmbimin e informatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Por, sipas ministrit Tahiri, autoritet serbe deri më tani nuk kanë kthyer asnjë përgjigje nga katër shkresat sa kanë dërguar autoritetet e Kosovës në adresë të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë.

“Gjatë kësaj jave ne do të dërgojmë edhe një kërkesë tek autoritet serbe në Beograd, përmes së cilës do të kërkojmë të na bëjnë të ditur statusin e këtyre katër kërkesave. Do të thotë se ku janë. A kanë vullnet të na përgjigjen në to apo si qëndron puna”, tha Tahiri për Radion Evropa e Lirë. Institucionet e Republikës se Kosovës, nënvizoi Tahiri, kanë vullnet që të bashkëpunojnë me palën serbe në Beograd, sa i përket zbardhjes së vrasjes së politikanit serb.

Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, tha Tahiri, i është përgjigjur Ministrisë së Drejtësisë në Beograd, në secilën kërkesë që ka dërguar.
“Ne jemi jashtëzakonisht të interesuar që kryesit e kësaj vepre t’i nxjerrim sa më parë para drejtësisë. Kemi bërë progres jashtëzakonisht të madh në këtë drejtim. Ne kemi vullnetin që të bashkëpunojmë edhe me palën serbe, me Qeverinë e Beogradit, në rast se kanë mundësi të na ndihmojnë çfarëdo prove, që kryesit e kësaj vepre t’i nxjerrim para drejtësisë”, tha Tahiri.

Të shtunën, me urdhër të prokurorit të rastit, autoritetet kompetente kanë arrestuar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb, në Mitrovicën e Veriut. Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në rajonin Mitrovicës së Veriut, tha për Radion Evropa e Lirë se ata janë arrestuar dhe suspenduar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale manipulim me prova.

“Prokurorët kanë ngritur dyshime për dëmtime të mundshme të provave të vendit të ngjarjes. Për shkak të mossigurimit si duhet të vendit të ngjarjes. Mbi këtë bazë janë arrestuar dy zyrtarë policorë dhe janë suspenduar për 48 orë”, tha Hoti. Ndryshe, edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, që është mbajtur më 7 shkurt, është diskutuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se gjendja e sigurisë në Kosovë është kërcënim edhe për rajonin derisa, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, duke iu referuar vrasjes së Ivanoviqit ka thënë se autoritetet kosovare nuk do të lënë gur pa lëkundur derisa përgjegjësit të vendosen para drejtësisë. /REL

Tags: IvanoviçKosovënmbanpengSerbiavrasja

TË LIDHURA

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek
Rajoni

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek

10:58 | 13/01/2026
Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore
Rajoni

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit
Aktualitet

“Mbytën” Italinë me kokainë, SPAK dërgon për gjykim dy persona

15:01 | 09/01/2026
Next Post
Alarmante/Shënohet viktima e parë nga gripi, 23 mijë të prekur

Alarmante/Shënohet viktima e parë nga gripi, 23 mijë të prekur

28 nëntor 1939/Kur komunistët flinin gjumë, por atdhetarët protestonin

28 nëntor 1939/Kur komunistët flinin gjumë, por atdhetarët protestonin

Video/“Do të martohem me vajzën time”! Përralla në shqip trondit nënat

Video/“Do të martohem me vajzën time”! Përralla në shqip trondit nënat







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”
Showbizz

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”

by mirseda
22:56 | 13/01/2026
0

Pas diskutimeve për raportin e Mateos me Brikenën, kristi ka debatuar me banoren duke u shprehur se...

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

22:14 | 13/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

20:23 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com