Sërish drogë nga Shqipëria drejt Italisë me kamionë dhe gomone. Policia italiane arreston 15 persona, anëtarë të dy grupeve kriminale që furnizoheshin me drogë që vinte nga Shqipëria. Në flagrancë janë arrestuar katër persona dhe është sekuestruar një sasi prej 800 kg marijuanë. Operacioni i policisë është zhvilluar në zonën e Brindisit dhe të Katanias. Personat e arrestuar akuzohen për krime të ndryshme; për posedimin dhe shitjen e narkotikëve, mallrave të vjedhura, tentativë grabitje, vjedhje, armëmbajtje pa leje etj.
Të dyja grupet kriminale furnizoheshin me grogë nga Shqipëria. Hetimet për këto grupe u nisën në shkurt të vitit 2017 dhe përfunduan tani. Draga nga Shqipëria vinte nëpërmjet gomone dhe kamionëve. Policia italiane vijon aksionin e sekuestrimit të drogës nga Shqipëria, megjithëse qeveria jonë pretendon se ka forcuar shumë kontrollet kufitare dhe nuk zhvillohet më trafik ndërkombëtar i drogës.
Të arrestuarit janë: Paul Chiarella, 53 vjeç, Charles Bonnet, 37, vëllezërit Italo dhe Giuseppe Lore, përkatësisht 43 dhe 47 vjeç, kushërinjtë Roberto dhe Antonio Ferlito, të dy nga Catania, 42 dhe 43 vjeç, Armando Stroke, 45, Francesco D’Urso, 38, Giovanni Rizzi, 50, Master Antonio, 48, Peter Vergaro, 28, Walter Margherito, 39,dhe Onofrio Margaritondo 41, e Roberto Nigro, 51. TIRANA TODAY